Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Përplasjet te ‘5 Maji’/ Lëndohen 5 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 3 policë bashkiakë
22 Shkurt 2022, 09:42Nga DOSJA
TIRANË– Përplasjet të ‘5 Maji’ kanë lënë të lënduar disa efektivë të policisë së shtetit. Sipas policisë janë dëmtuar në detyrë 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake. Thuhet se të lënduarit kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore. Për përplasjet, kanë përfunduar në komisariat disa persona të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot në orët e para të mëngjesit, në zbatim të vendimit për shembjen e disa banesave në rrugën “5 Maji”, gjatë rezistencës së banorëve, janë dëmtuar në detyrë 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake. Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore.Strukturat e DVP Tiranë, të angazhuara në planin e punës, në mbështetje të strukturave të IMT-së dhe Policisë Bashkiake, janë mbështetur më pas nga FNSH që kanë normalizuar situatën dhe kanë krijuar mundësinë për vijimin e shembjeve.Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në Komisariat dhe cilido që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, do përballet me ligjin.Policia e Shtetit apelon për këdo të ndalë e shmangë aktet e dhunës mbi forcat e rendit, në të kundërt do të përballen me forcën e ligjit.
KUKËS– Atëherë kur më pak e prisnim, kryebashkiaku Safet Gjici godet sërish! Paralajmëron gjobë e sanksione për ata që… lënë jashtë tek shkallët e ba...
MAMURRAS-Gentian Diva dhe Alban Skonja u qëlluan mbrëmjen e kaluar me armë zjarri për shkak të sherrit që nisi për një vajzë. Policia arrestoi pas ngjarjes 19-v...
TIRANË- Festë dhe hidhërim në të njëjtën ditë. Tek prisnin që t’u shembej shtëpia, vajza e banorit Bekim Cerri, festoi datëlindjen e saj të 5-të, ndërkohë ...
TIRANË- Genc Gjini, një nga banorët që pritet t’i shembet shtëpia tek 5 Maji, ka kaluar momente tensioni pasi është përplasur me efektivët e Policisë së Sh...
MAMURRAS – Policia ka identifikuar ngjarjen dhe personat që u përfshinë në konfliktin e mëngjesit të sotëm në Mamurras, ku u plagosën dy prej tyre. Autorë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, shqiptarja.com, Faxweb dhe syri.net kanë në faqe të parë zhvillim...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj shkoi në zonën e “5 majit” në Tiranë, aty ku u zhvillua aksioni i IMT për shembjen e banesave t...
TIRANË-Aksioni i IKMT për shembjen e banesave në lagjen “5 Maji”, në Tiranë u shoqërua me lot dhe britma nga banorët e zonës.Banorët kundërshtuan aksionin,...