LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjerimi i shërbimit zjarrfikës në Shqipëri, mjete të ’63 që duan 8 minuta të ndizen!

15 Shtator 2021, 19:38 Nga DOSJA
Mjerimi i shërbimit zjarrfikës në Shqipëri, mjete të

GJIROKASTËR- Fiks Fare i rikthehet një shërbimi jetik; zjarrfikësve. Zjarret që përfshinë së fundmi vendin tonë nxorrën në pah një sërë problematikash të shërbimit zjarrfikës në vend.

Flakët që shkrumbuan vendin dhe zhveshën qindra hektarë pyje nuk lanë pa zbuluar as uniformat e falura ndër vite dhe të grisura. Zjarrfikëse me depozita me vrima, ku uji rrjedh më shumë për të larë rrugët, sesa për të fikur flakët në pyje.

Gazetarët e Fiksit duke marrë shkas nga situata e zjarreve në vend dhe veçanërisht nga ajo më e rënda ndodhur në fshatin ‘Asim Zenel’ në Gjirokastër, në datë 3 gusht 2021, ku si pasojë e flakëve humbën jetën 2 persona.

Gazetarët udhëtojnë fillimisht në këtë stacion zjarrfikës, ku sipas drejtorit të këtij shërbimi në gjendje pune janë 4 zjarrfikëse me vit prodhimi 1967! Të gjitha këto automjete janë të pakolauduara për shkak të mungesës në dokumentacion, por a kanë siguri për të ofruar shërbim apo mbeten rrugëve? Kjo lë për të dëshiruar . Gjithashtu drejtori pohon, se mungojnë veshjet e posaçme kundra zjarrit për ambiente të jashtme. Paisjet për zjarre të brendshme i kanë të dhuruara nga donatore ndër vite. Ndërsa komandanti i stacionit na tregon sesi ndodhi ngjarja e 3 gushtit në ‘Asim Zenel’, ku si pasojë e flakëve humbën jetën 2 persona. Ai tregon se zjarri kishte përfshirë edhe fshatra të tjerë, përveç ‘Asim Zenel’ ndaj zjarrëfikset duhet të shkonin edhe atje.

I pyetur nëse zjarrfiksja rridhte ujë, komandanti me lot në sy pohon se nuk duhet të thuhet kjo, pasi “kujtoj se kemi punuar atë ditë”. Gazetarët e Fiksit pyesin edhe ish drejtorin e shkarkuar menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Ai thotë se zjarrfikëset duhet të shkonin nga një fshat në tjetrin . Kur zjarri ishte në ‘Asim Zenel’ zjarrfikësja ishte në një fshat tjetër. Ndaj gazetarët e Fiksit shtruan pyetjen nëse zjarrfiksja kishte shkuar pa ujë në “Asim Zenel’ meqënëse më parë ka qenë në një tjetër fshat. Por drejtori e mohon kategorikisht duke konfirmuar se zjarrfikësja u furnizua në Gjirokastër para se të shkonte në ‘Asim Zenel’.

Nuk mbetet mbrapa nga problematikat edhe shërbimi zjarrfikës i Fierit. Një komandant që mban këtë post prej 10 vitesh në këtë shërbim u thotë gazetarëve se këpucët i blejnë vetë, po ashtu edhe veshjet . Makinat, jo vetëm që i kanë të pakolauduara, por njërën e kanë modifikuar vetë si zjarrfikëse duke i vënë një depozitë për ujë. Por vjetërsia e këtyre mjeteve ndikon edhe në procesin e ndezjes së tyre nga ana motorike, duke kërkuar një kohë, që në momente të caktuara është “flori”. Ai tregon që zjarret i kanë përballuar me pompa në kurriz dhe mjete rrethanore.

Librazhdi ofron një panoramë akoma edhe më të zymtë. Përveçse mjetet janë të vjetra dhe të pakolauduara, një makinë është sajuar si zjarrfikëse, e cila kërkon 8 minuta që të ndizet dhe për këtë arsye e lënë në dishezë, jashtë parkimit. Depozita e ujit është e çarë gjë që bën ta mbushin herë pas here, pa fikur asnjë zjarr.

Edhe në Korçë është e njëjta situatë me automjete të pakolauduara dhe që rrjedhin ujë, veshjet e zjarrit për banesa janë të falura ndër vite, ndërsa për në pyje nuk kanë veshje fare. Punonjësit shkojnë me veshje të përditshme. Makinat edhe këtu janë të vjetra duke kapur vitin e prodhimit 1963.

Në Pogradec, përveçse të gjitha problemeve që hasen dhe në qytetet të tjera, problem mbetet vendqendrimi i automjeteve të zjarfikëseve. Ato qëndrojnë në një vend tejet të amortizuar dhe janë të detyruar 3 persona të qëndrojnë me turne si roje.

Fiks Fare e ka trajtuar edhe herë të tjera problematikën që ekziston në vendin tonë përsa i përket shërbimit zjarrfikës. Edhe pse në 2015 ky shërbim u ka kaluar në menaxhim bashkive këto të fundit nuk kanë fonde për ta mirëmbajtur e investuar në këtë shërbim jetik.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet asim zenel zjarrfikeset asim zenel zjarrfikeset

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet