Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
FRANCË – Në Francë, disa spitale po përballen me dilemën se cilët pacientët duhet të operojnë e cilët jo, pasi njësitë e kujdesit intensiv po mbingarkohen nga numri i madh i të sëmurëve me COVID, thonë ekspertët.
Franca ka regjistruar numrin më të madh të pacientëve në kujdes intensiv që nga muaji nëntor, kur qeveria zbatoi për herë të dytë masat e izolimit.
Ministria franceze e shëndetësisë njoftoi të hënën se numri i pacientëve në kujdes intensiv me COVID-19 u rrit me 102 persona, duke shkuar në rreth 5 mijë, një nivel më i lartë se mesi i nëntorit, edhe pse më i ulët se sa rekordi prej mbi 7,000 prillin e kaluar.
Mjekët e njësive të kujdesit intensiv paralajmëruan se në javët e ardhshme gjendja pritet të rëndohet.
Specialisti i sëmundjeve infektive Gilles Pialoux tha se tani spitaleve do t’u duhet të zgjedhin midis pacientëve se cilat operacione do të shtyhen.
“Në njësitë e kujdesit intensiv ka një mbikapacitet prej 400 për qind. Por duhet patur parasysh se rastet me trauma vazhdojnë. Edhe specialistët e kancerit duhet të vendosin se cilat operacione të rënda do të bëhen e cilat jo, sepse pacientët dërgohen më pas në kujdes intensiv. Për të qenë konkret, ne kemi në plan të mbyllim gjysmën e sallave të operacionit, që do të thotë se kirurgët do të duhet të zgjedhin mes dy personave se cili do të operohet,” thotë Dr. Pialoux.
Franca raportoi gjithashtu 360 vdekje të reja në spitale nga koronavirusi, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i epidemisë në gati 95,000.
Shkencëtarët thonë se masat e pjesshme të bllokimit të qeverisë që synojnë zonat me infeksion të lartë si Parisi janë të pamjaftueshme ndaj varianteve të reja me përhapje të shpejtë.
“Sipas mjekëve, ne do të jemi 90% të imunizuar. Jo keq. Por ka njerëz që do të vdesin, njerëz që nuk janë të imunizuar”, thotë George Gonzales, i vaksinuar me Pfizer.
Ministrja e punës Elisabeth Borne, e cila është shtruar në spital me COVID, tha se ndihej e raskapitur nga sëmundja, pasi kishte patur probleme me frymëmarrjen dhe nuk ishte në gjendje të hante ose të pinte.
Njoftohet gjithashtu se edhe ministrja e kulturës Roselyne Bachelot ka rezultuar pozitive dhe është në spital ku po i jepet oksigjen shtesë.
Marre nga: VOA
(a.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË-Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ditën e sotme ka zgjidhur një konferencë për mediat, ku ka shprehur dhe vendimin e kryesisë ...
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci janë takuar me ambasadoren e Holand...
HAGË– Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se kanë marrë disa kërkesa lidhur me identifikimin e personit që dokumentet e tyre hetimore i &ccedi...
HAGË– Pas paraqitjes së kërkesave nga avokatët e Nesim Haradinajt dhe Hysni Gucatit si dhe parashtrimit të çështjes nga prokuroria, Gjykata Sp...
MALI I ZI-Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ia ka shkruar një letër urimi kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.Sipas Ga...
HAGË– Në Hagë është duke vazhduar konferenca mbi ecurinë e çështjes në çështjen ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Nxjerrja e materiale...
ANGLI-Një biografi mbi Megan Markle është duke u përgatitur dhe ndoshta do të sjellë trazira në Pallatin Buckingham. Sipas CNN, shkrimtari Tom Baue, do të para...
HAGË- Ka nisur seanca e radhës paragjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Fillim...
RUSI– Një 25-vjeçare nga Rusia, Anastasia Scherbinina, vdiq nga një goditje elektrike pasi ishte duke përdorur smartphone-in e saj në banjë.Vajza ...
GJERAMNI-Instituti i vaksinimit “Paul Ehrlich”, në Gjermani kanë njoftuar se janë shkaktuar 31 raste të trombozës, pasi personat kanë marrë vaksinën...