Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Miratohen modelet e dokumenteve që do të përdoren për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve dhe disa qendra votimi në ndë
8 Mars 2021, 13:37Nga DOSJA
TIRANË– KQZ ka miratuar modelet e dokumenteve që do të përdoren për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve dhe disa qendra votimi në ndërtesa private.
Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar ditën e sotme, KQZ miratoi dokumentacionit të punës që do të përdorin Komisionet e Qendrave të Votimit, caktoi rregullat për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të zgjedhjeve dhe miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve, caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private etj.
Komisioneri vendosi akreditimin e gazetarëve të qendrës “Birn Albania” dhe “Report Tv”” për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Njoftimi i plotë nga KQZ
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.
Pas shqyrtimit të projektvendimeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë koalicionin “Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, si edhe të regjistrojë z. Elton Lahim Debreshi, si kandidat për deputet i propozuar nga zgjedhësit.
Gjithashtu, miratoi dokumentacionit të punës që do të përdorin Komisionet e Qendrave të Votimit, caktoi rregullat për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të zgjedhjeve dhe miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve, caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, si edhe vendosi plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Berat, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Malva Syrja Aliaj.
Komisioneri vendosi akreditimin e gazetarëve të qendrës “Birn Albania” dhe “Report Tv”” për vëzhgimin e zgjedhjeve.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Partia Socialiste ka shtyrë mbledhjen e Kryesisë. Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej në orën 18:00, por siç bëjnë me dije burime për Dosja....
TIRANË– Sot ishte paralajmëruar që në vend të mbërrinin 8 mijë doza të tjera vaksinash anti-COVID nga kompania Pfizer, megjithatë deri më tani nuk ka...
TIRANË– Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, është shprehur se ka kërkuar vetë që të jetë e fundit në listën e kandidatëve për deputetë...
TIRANE– Sadri Abazi, deputeti me tre legjislatura këtë herë nuk do të jetë në listën e kandidatëve që Edi Rama do të vendosë mes emrave që do t’ju propozohen qy...
TIRANË– Kryetari i PR, Fatmir Mediu pak minuta më parë ka mbërritur në selinë e PD-së. Partia Demokratike do ta mbledhë kryesinë në orën 20.00 ditën e sotm...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar ditën e sotme dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili kërkonte zgjatjen e koncesionit për aeroportin e Rinas...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar tashmë në selinë e Partisë Socialiste ku pritet që rreth orës 18:00 të zhvillohet mbledhja e kryesisë, atje ku soci...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar sot festën e gruas e 8 marsit. Kreu i Shtetit, ka treguar se është takuar me tre gra parashutiste, të cilat ai ...
TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni deklaroi ditën e sotme, nga Kuvendi se nuk do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u shpreh, se me këtë sistem renditje nuk ...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, tha ditën e sotme gjatë seancës së sotme plenare se duhet të votojnë ligjin për konc...