LIVE UPDATES
Insights

Kim Mehmeti: Edhe një letër mikeshës! Mos bëj beteja me perandoritë e vdekura

16 Mars 2019, 15:41 Nga DOSJA
Kim Mehmeti: Edhe një letër mikeshës! Mos bëj beteja me

E dashur, i mora pyetjet që m’i kishe dërguar dhe shpresoj se së shpejti do t’i kthej përgjigjet. Duhet ta pranoj se tani më nuk e kam as vullnetin e as naivitetin e dikurshëm rinor, kur vetvetja më dukej si krua i pashtershëm i mençurisë, që i freskon të gjithë ata që i lexojnë thëniet e mia publike. Pra, tani i jetoj vitet kur e di se as medieve, as gazetarëve, nuk u jam dashur, e nuk u duhem, pse jam gjithaq i mençur, por pse kanë besuar se nuk duhet lëshuar duarsh një llafazan si unë, i cili naivisht beson se sinqeriteti është shtylla që mban në këmbë gjininë njerëzore.

Pastaj, të jem edhe më i qartë: gjitha bisedat e mia të deritanishme publike, nuk shpalosin asgjë më shumë se vetëgënjimit tim se jam duke thënë diçka që nuk është thënë deri më tani, siç tregojnë edhe atë që nuk e dija dikur, por që e di sot; shpeshherë gazetarët nuk bisedojnë me ty nga malli, por nga halli se nuk kanë me çka t’i mbushin faqet e gazetave! Por megjithatë, edhe pse tani i di të gjitha që i thash më lartë, pra edhe pse e di se lumi i urtësisë qëmoti e ka vërshuar botën, nuk ndjehem keq pse i kam thënë publikisht të vërtetat e mia, sepse qysh në rini e kuptova se shtyllat bartëse të kësaj bote janë të vërtetat që përsëriten, e deri te të cilat çdonjëri arrin udhës së vet, duke mos e zaptuar kopshtin e mençu-risë së huaj. Dhe ‘freskinë’ e tyre nuk e ngërthen në vetvete ajo që thuhet, por mënyra si ajo shpaloset! E kur jemi te përsëritjet e të vërtetave që dihen, nuk duhet harruar se lindja e vdekja janë përsëritur aq herë, saç kanë lindur, e sa ç’ka ecur vdekatar mbi këto tokë, por megjithatë lindjevdekjet janë të freskëta si të kishin ndodhur vetëm njëherë të vetme dhe ato çdonjëri i përjeton si diçka që kurrë më nuk ripërjetohet.

Siç e përjeton çdonjëri në mënyrë të vet edhe kalbjen e qelbjen e sotme të vlerave njerëzore në ne, që aq shumë kundërmoj-më erë të keqe, sa nuk mund ta mbulojmë as me ‘parfumet’ e shtrenjta që i përdorim! Dhe ngaqë e fillova këtë letër thuajse mbrapsht, të shtoj edhe më të dhembshmen që ka të bëjë me kotësinë e përsëritjes së të vërtetave, e që e kanë thënë shumë dijetarë: se këshillat dhe thëniet e urta, thuajse aspak nuk kanë ndikim, ngaqë të mençurit nuk kanë nevojë për to, politikanët e pushtetarët nuk u besojnë dhe budallenjtë nuk i kuptojnë! Dhe andaj njeriu që publikisht i shpalos të vërtetat dhe mendimet e veta, nuk duhet të lodhet me atë që e thonë për të injorantët, sepse më shumë të lartësojnë e të nderojnë sharjet e të pafytyrëve dhe budallenjve, se sa lëvdatat e të ndershmëve dhe të mençurve!

Pastaj, pyetjet tua më arrijnë në kohë kur jetoj me bindjen se nevoja për të velur sa më shumë dituri, vjen nga pamundësia që t’i pushtojmë thellësitë e paskajshme të urtësisë dhe të vërtetave qo janë thënë. Madje besoj se sikur t’i dinim gjitha që janë shkruar dhe që janë rrëfyer, sikur të mund të ishin pronarë të urtësisë gjithënjerëzore, atëherë do i dorëzoheshim heshtjes dhe do ndjenim si në ne vyshket e shuhet të menduarit dhe imagjinata, si na mbërthen robëria e gjithënjohjes dhe gjithë-dijes, e që jetën e bënë të pajetueshme. Pra, që çdo gjë rreth nesh e bënë të frikshme sa vetë lindja e vdekje, sa dy aktet që gjithë i kemi përjetuar, por duke mos mundur askush t’i rikujtoj e t’i përshkruaj ato.

Sidoqoftë, pyetjeve tua ua hodha një sy dhe më erdhi mirë që mes tyre nuk ishte ajo më e bezdisshmja, që kërkon shpjegim se çka kam dashur të them në veprat e mia. E përgjigjen e së cilës e dinë vetëm kritikët letrar dhe lexuesit, që ndonjëherë zbulojnë ta kem thënë edhe atë që mendoj se nuk e kam shkruar. Me çka përfundimisht jam bindur se veprat e mia nuk tregojnë atë që kam shkruar, por atë që lexon lexuesi. Dhe se vlerat e mirëfillta janë si shkëmbinjtë, ku mund të ngjiten shqiponja e zvarranikët, por nga ku jo çdokush sheh njësoj larg e thellë! Në mesin e shumë pyetjeve tua më bëri përshtypje ajo se si do e përshkruaja atë nxitje dhe nevojë që publikisht të thuash ato që mendon dhe gjithëve t’ua shpalosësh atë që pjellë imagjinata jote. Apo thënë edhe më qartë: si lind vepra! Kësaj pyetje mund t’i përgjigjem aq sa edhe hiri pyetjes se si është ndje përderisa ka qenë dru i përshkuar nga flaka e zjarrit.

Pra, është thuajse e pamundur të shpjegohet kjo nevojë, njësoj siç nuk mund të shpjegohen pasionet tona, të cilat ndoshta nuk janë asgjë tjetër përpos uri që jeta ka për vetveten. Madje kjo pyetje më ngjason sikur ta pyesësh të griposurin pse i dhemb koka, dhe nëse ai do mundej që kokëdhembjen ta shndërronte në dhembje të barkut. Dhe ndoshta jo rastësisht tani m’u kujtua kokëdhembja, ngaqë ka vite që nevojën për të shkruar e ndjej si sëmundje, por nga e cila nuk dua të shërohem, për të cilën as kërkoj as mund të gjej ilaç. Pastaj edhe jam i lumtur që është e pashërueshme dhe që nuk ka barnatore ku do mund to blije ilaç për të. Shpeshherë jam mundura ta përshkruaj këtë sëmundje, por nuk ia kam dal. Por e di se ajo vjen e shkon e paparalajmëruar dhe më kaplon vetëm kur jetojë në paqe me vetveten. Pra, nuk u takoj artistëve që brumin artistik e ngjeshin nga vuajtja, por përkundrazi, shkruaj vetëm kur çdo gjë në mua e kaplon një qetësi e mirësi dhe, kur nuk ka dallgëzime të mëdha të detit jetësor. Dhe kam përshtypjen se atë a kam nga të lexuarit dhe nga nevoja të shkruaj librin që do doja ta lexoja.

Sidoqoftë, kjo sëmundje më kaplon rrallë herë dhe nuk më zgjat shumë. Dhe kur vuaj nga ajo, trupin e ndjej si një qerre që ka bredhur nëpër shumë shtigje jetësore, e nga e cila posa ka zbritur udhëtari i vetëm në të – shpirti. Qerre të cilën e kanë braktisur kuajt e lodhur që e tërheqin – ndjesitë, e që vrapojnë nëpër livadhet e paskajshme, ku kullotin librat që kam lexuar. Mbi shpinën e tyre shihen edhe dizgjinët – imagjinata ime – e cila nuk i pengon të vrapojnë nga të duan. E në ndërkohë, shpirti prehet mbi faqet e shkruara dhe mbase kujton gropat nga ka kaluar qerrja, e cila nga dita në ditë vjetrohet dhe e humb bukurinë e viteve fëmijërore dhe rinore.

E kam bredhur nëpër botë mjaftueshëm që ta kuptoj si të sillem në mjedise si këto nëpër “Shqipëritë” tona, ku askush nuk të mbron nga ujku i gjallë dhe ku të gjithë e godasin ujkun e ngordhur, ku mund të të hajë ujku dhe askush mos të të mbrojë. Apo që ta kuptoj se nuk ia vlen ta mbrosh të vërtetën në mjedise si këto tonat, ku të pambrojturit të gjithë i bëhen gjyqtar, e të pushtetshmit rojtarë! Në ato mjedise njerëzit nuk jetojnë as në paqe me vetveten as me të tjerët, por i vazhdojmë betejat kundër perandorive të vdekura, me çka merrem me ‘rindërtimin’ e të kaluarës së largët, e jo të së sotmes dhe të së ardhmes së tyre.

Marrë nga Gazeta Shqiptare

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione kim mehmeti letër mikesshës kim mehmeti letër mikesshës

Sondazh

Poll
Insights 16 Mars 2019, 10:24

Ekscentriku, populisti dhe qytetari

Në prill të vitit 1998, tri javë më pak se njëzet e një vite më parë, njeriu me gishtërinjtë të ngjyer me njolla boje penelash(dhe jo të pistë, sikurse me ciniz...

Insights 15 Mars 2019, 16:21

Gërdec, shënimet e një ministri

Ridvan Bode, ministër i Financave kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Përplasja e dy ministrave ka qenë e ashpër dhe e vazhdueshme, siç e kon...

Insights 15 Mars 2019, 09:05

Basha nuk bën dot revolucion me Çetin

Në një takim të stilit të Lidhjes së Shkrimtarëve qëmotit, Lulzim Basha kishte mbledhur disa artistë dhe po iu shpjegonte se ky pushtet ka degraduar dhe 5-6 oli...

Insights 15 Mars 2019, 07:42

Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

Ashtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme mes armikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, (fronti i së keqes) q...

Insights 14 Mars 2019, 15:52

Edi Rama nuk rrëzohet shpejt

TIRANË- Në një përpjekje për të mbledhur sa më shumë përkrahës në protestën e 16 marsit, kreu demokrat Lulzim Basha po krijon një përshtypje të rreme, siku...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës