LIVE UPDATES
Ekonomi

Mikrofinanca, rritja e kredisë u ngadalësua në tremujorin e III-të të 2021-t

7 Janar 2022, 06:41 Nga DOSJA

TIRANË – Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka shënoi rritje pozitive edhe në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë së korporatave të tjera financiare, klasifikim që përjashton bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit, në fund të muajit shtator arriti në 41.7 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me 12.7%. Megjithatë, rritja e tremujore e portofolit ka qenë e kufizuar krahasuar me periudhat e mëparshme. Gjatë tremujorit të tretë, portofoli total u rrit me afërsisht 500 milionë lekë, rritja më e vogël që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, kur tregu ishte ende nën efektet e valës së parë të pandemisë.

Të dhënat për cilësinë e portofolit të kredisë nuk janë të përditësuara përtej tremujorit të parë të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme ishte rreth 13%, me një tendencë në rritje krahasuar me tremujorët e mëparshëm.

Në pjesën më të madhe, portofoli kredisë së korporatave të tjera financiare i takon institucioneve të kreditimit dhe mikrofinancës. Huaja e dhënë nga këto institucione përbën pothuajse 6% të portofolit të total të kredisë për ekonominë. Por, në numër të huave të dhëna, pesha e mikrofinancës është shumë më e lartë dhe, sipas përfaqësuesve të sektorit, ajo arrin në afërsisht një të katërtën e kredive të disbursuara nga sektori financiar në vend.

Mikrofinanca krediton nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro, kryesisht në atë segment që nuk gjen akses për financim nga sektori bankar. Ky është një grup më i brishtë, me nivel më të lartë të informalitetit dhe riskut, e rrjedhimisht më i ekspozuar ndaj krizave të papritura, siç ishte pandemia. Kjo goditje bëri që vitin e kaluar kredia e këtyre institucioneve të pësonte rënie për herë të parë që prej vitit 2015, ndërsa gjatë vitit 2021 I është kthyer rritjes, por pa arritur ritmet e para pandemisë.

Që nga fillimi i këtij viti, mikrofinanca do të përballet me një ndryshim të rëndësishëm rregullator, vendosjen e një norme tavan të interesit mbi kreditë konsumatore. Kjo do të prekë veçanërisht kompanitë që kanë në themel të aktivitetit të tyre kreditë e vogla konsumatore.

Të dhënat paraprake nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma tavan e interesit për kreditë e vogla, deri në 200 mijë lekë, për 6-mujorin e parë të këtij viti mund të ulet në kufirin e 175%, ndërsa sot kreditë e dhëna nga këto institucione kanë norma efektive interesi që mund të kalojnë edhe nivelin e 250%.

Vendosja e një norme tavan interesi mund të prekë përfitueshmërinë, por edhe strukturën e produkteve të këtyre institucioneve, duke i zhvendosur nga kreditë me vlera shumë të vogla dhe me afat minimal maturimi, që zakonisht kanë edhe një normë efektive interesi më të lartë. Nga ana tjetër, detyrimi për të përshtatur strukturën e produkteve me normat tavan të interesit mund të ndikojë edhe në ngadalësimin e rritjes së huadhënies nga këto institucione. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë kredia mikrofinanca banka e shqipërisë kredia mikrofinanca


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës