LIVE UPDATES
Politike

VD-“Dua430mln eurot! Aty më rri mendja!”, Rama mbron Veliajn: S’ka marrë angazhim financiar

23 Shkurt 2022, 14:40 Nga DOSJA
VD-“Dua430mln eurot! Aty më rri mendja!”, Rama mbron Veliajn:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, teksa Jorida Tabaku lexonte pyetjen e 42, duke kërkuar me çdo kusht të dinte përllogaritjen e 430 milionë eurove. Po ashtu, Rama i doli në mbrojtje edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me pretendimin se ka të drejtë të kërkojë fonde për menaxhimin e plehrave. Edhe pse në fakt Veliaj kaloi vetë vendimin pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak. 

Kryetari i Bashkisë nuk angazhon fonde por Bashkinë. E pashë dhe e ndoqa dje, do ishte mirë që atë të dherave mos ta harroni. Veliaj nuk ka marrë angazhim financiar. Nëse më jepni shkresën ku kryetari i Bashkisë angazhon fonde pa vendim të Këshillit jemi në një temë tjetër. Jam tek pjesa ku angazhon Bashkinë. Këshilli ka disa kompetenca. Por që thotë që ka interes për një projekt po patjetër e thotë. Pse kë do pyesi atje? Madje ia kam thënë unë dhe të tjerëve pas meje. Ai që erdhi pas meje (Basha), nuk merrte gjë pa lekë,”-tha Rama ndër të tjera.


PJESË NGA DISKUTIMET:

Edi Rama: A jeni krenar për Sali Berishën? Pse ia ndërpret mendimin? Tjetrit ndërton mendimin, ju sëpatë direkt. A jeni krenar për Berishën? Ju ka pasur si fëmijët e tij, apo nuk jeni? Është pyetje retorike. Se nuk dua t’ju vë në siklet. Keni barrën që të përfaqësoni Amerikën në Shqipëri. Unë them që nuk është krenari të jeni non grata? Në çdo vend ka pasur gjëra të tilla. Dihet shumë mirë se kush i bën. Ti e di si ishte Sharra. Ndjen përgjegjësi se ai flinte gjumë dhe ti i bëje llogaritë.

Jorida Tabaku: Kam arritur tek pyetja 43

Edi Rama: Pyetja 43 me lekët e reja apo të vjetra?

Jorida Tabaku: Ju lutem teknika! Dje kishim dëshminë e kryebashkiakut që pranoi se në mars 2017, është angazhuar për një projekt 97 mln euro. Përgjegjësitë e kryetarit të bashkisë janë të qarta. Kemi pasur tejkalim kompetencash, në gjykimin tonë.

Edi Rama: U bë si Big Brother, seanca e fundit do e marrim vesh.

Helidon Bushati: Përjetoje mirë pritjen

Edi Rama: Nëse do hetojë në Bashki edhe shkresa të miat që kryetari i Bashksië në përgjigje të interesimit…Do më dëgjoni se mu bëtë si Fevziu që bën pyetje dhe sheh telefonin. Po të komunikosh me mua do të shkosh më afër të vertetës sesa po të më bësh mua pyetjet që bën Andi Bushati. Jeni si klubi i analfabetizmit politik për qëllime politike. Kryetari i Bashkisë nuk angazhon fonde por Bashkinë. E pashë dhe e ndoqa dje, do ishte mirë që atë të dherave mos ta harroni. Veliaj nuk ka marrë angazhim financiar. Nëse më jepni shkresën ku kryetari i Bashkisë angazhon fonde pa vendim të Këshillit jemi në një temë tjetër. Jam tek pjesa ku angazhon Bashkinë. Këshilli ka disa kompetenca. Por që thotë që ka interes për një projekt po patjetër e thotë. Pse kë do pyesi atje? Madje ia kam thënë unë dhe të tjerëve pas meje. Ai që erdhi pas meje, nuk merrte gjë pa lekë.

Jorida Tabaku: Këto janë studime. Ne po flasim për vendime të Kështillit Bashkiak.

Edi Rama: Kryetari i Bashkisë bënte memo, dhe ia çonte qeverisë.

Jorida Tabaku: Është ndryshe.Fokusohemi tek kjo kontratë.

Felaj: I kemi administruar këto letras

Edi Rama: Për letrat merruni me njëra-tjetrën, unë jam për lekët. O mi ka marrë lekët organizata kriminale, o është bërë hajgare me popullin shqiptar.

Helidon Bushati: E dhe fjalën që do jesh i qetë duke pritur

Edi Rama: Unë aty e kam mendjen. Ku janë 430 mln euro? Më rri mendja aty. Nuk e thashë atë punën e artistit për ndonjë gjë. Ma sill letrën si ka ndodhur. Mos e ngatërron me Isanë (Isa Sakja). Isai është figurë e madhe, me kë është ai?

Jorida Tabaku: Nuk është normale që të bëni muhabet me mikrofon ndezur.

LAJMI KRYESOR: Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet