LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mezhgorani”/ Gjykata e Përmetit liron Henri Çilin, arrest shtëpie për juristin e UET dhe vëllain e biznesmenit Fishta

1 Mars 2020, 07:23 Nga DOSJA
“Mezhgorani”/ Gjykata e Përmetit liron Henri Çilin,

PËRMET– Gjykata e Përmetit ka dhënë masat për 29 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, ndërsa për dy të tjerët seanca është shtyrë për ditën e nesërme. Pas një seance maratonë që zgjati më shumë se nëntë orë, gjyqtari Dritan Hasani la në masën “detyrim paraqitje”, pronarin e Universiteti Europian të Tiranës, botuesin Henri Çili. “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço.

Dosja.al ka mësuar se 16 persona janë lënë në burg me vendim të Hasanit. Mes tyre është Amarildo Aliko, kushëriri i Alban dhe Arbjon Alikos, të dënuarve për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha. Ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokati i Çilit, Ilir Korbi dhe Besnik Fishta.

Masat e dhëna për 29 të arrestuarit

Arrest me burg:

Elidon Alikollari

Ervin Çela

Antonio Hasa

Adriatik Brakaj

Aristidh Çoli

Amarildo Aliko

Neuland Miçi

Skënder Toska

Eraldjan Hodo

Xhevair Sejati

Armando Hajdinaj

Sidi Ramaj

Erment Beqaraj

Askerd Malke

Klea Pëllumbi

Klajdi Dervishi

Detyrim paraqitjeje

Henri Çili

Kristina Bashi

Shpresa Gjoçaj

Kejsi Meço

Entiljon Kamberaj

Abaz Dani

Lika Jazi

Renato Toska

Daniel Yzeiraj

Lisandër Alikollari

Edmond Xaka. 

Arrest shtëpie

Ilir Korbi

Besnik Fishta

Ndërkohë ditën e nesërme do të jepet masa për Betim Shkupin, me të cilin gjyqtari Dritan Hasani deklaroi se kishte qenë në një klasë dhe nuk mund ta jepte masën për të në konflikt interesi. Nesër do të jepet gjithashtu masa për biznesmenin Sait Fishta, i cili ndodhet në spital pasi u sëmur pas arrestimit.

Vetë Çili, për të cilin Dosja.al publikoi videon ku shihej teksa futej me pranga dhe i rrethuar nga efektivë në Gjykatën e Përmetit, është shprehur para gjyqtarit se përgjimet e publikuara si provë në Gjykatë janë të vërteta dhe janë bërë në studion e tij ligjore, të cilën e përdor për ndërmjetësim, dhe bisedat janë bërë Brenda natyrës së punës. Ndërsa për kunatin, Çili është shprehur se ai duhet të mbajë vetë përgjegjësi për shkeljet e veta ligjore, nëse ka bërë. Gazmir Ajdinaj, kunati i Çilit është arrestuar dhe wshtw lwnw nw burg disa ditë më parë, pasi gjatë kontrollit iu gjet eksploziv.

Botuesi është shprehur gjithashtu se kjo ngjarje do të jetë një shtysë për forcimin e masave të mëtejshme në mënyrën e funksionimit të studios së tij. Nga ana tjetër, avokatët janë shprehur në seancë se të pandehurit duhet që të paktën të ishin ndarë në tri grupe pasi nuk mund të trajtohen të gjithë bashkë. 

Seanca nisi që në orën 12:00 por u ndërpre për 30 minuta pushim pasi vetë gjyqtari Dritan Hasani deklaroi se ka qenë shok klase në fakultet me një nga të pandehurit, Betim Shkupin, i cili është administrator dhe kontrollon të gjitha aksionet e “Universitetit Europain të Tiranës, që është në pronësi të Henri Çilit. Kjo përplasje e vlerësua dhe sipas palëve u vendos që masa ndaj Betim Shkupit të jepet veçmas nga një tjetër gjyqtar, për të shmangur konfliktin e interest, gjë që do të ndodhë nesër.

Një ditë më parë gjyqtarja Myrvete Shkreli, e cila kishte në ngarkim çështjen u përjashtua me urdhër të prokurorit Asllan Bajrami. Burime nga prokuroria, bëjnë me dije për Dosja.al se Shkreli mësohet se ka qenë personi që ka dekonspiruar operacionin duke njoftuar Çilin për urdhër-arrestet e lëshuara nga prokuroria. Në momentin që ka marrë vesh për urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria, sipas kësaj të fundit, Shkreli ka njoftuar familjarë të Çilit duke e vënë këtë të fundit në dijeni për operacionin. Sipas të njëjtave burime, Dosja.al mëson se rrjedhimisht Çili bashkë me të pandehurit, sapo kanë marrë vesh për urdhër-arrestet kanë nisur zhdukjen e provave dhe dokumenteve të ndryshme që mund t’i ‘fundosnin’ në gjykatë.

Një ditë më parë avokati i Henri Çilit, Andi Duraj, deklaroi se klinetit të tij po i bëjnë padrejtësi dhe se Prokuroria e Përmetit është nxituar pasi nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Ndërsa vetë Henri Çili para Policisë i ka mohuar akuzat dhe ka theksuar se ato janë tërësisht të manipuluara. Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë.

J.V, F.M/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “mezhgorani“ arrestohet henri cili flet henri cili henri çili në gjykatë “mezhgorani“ arrestohet henri cili flet henri cili henri çili në gjykatë


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë