Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ilir Meta ka pranuar të veshtë kostumin e liderit të koalicionit gjithnjë e më të madh të atyre që po e shohin me zhgënjim ecurinë e reformës në drejtësi. Duke u bërë zyrtari i parë i lartë i shtetit shqiptar, që shpreh me kaq forcë rezervat ndaj asaj që ndërkombëtarët vazhdojnë ta konsiderojnë si histori suksesi, ai ka hedhur një hap të fortë politik. Ai po përpiqet ti japë zë asaj mase plot laryshi, politikanësh, opinionistësh, kritikësh dhe njerëzish publikë, që megjithë dasitë e mëdha me njëri-tjetrin, po i bashkon frika e rilindjes së një përbindëshi të kapur politikisht.
Kreu i shtetit nuk e ka bërë këtë vetëm përmes kritikave që janë lëshuar deri tani, por mbi të gjitha, duke propozuar zgjidhje konkrete.
Gjatë konferencës së kësaj të mërkure për “Sfidat e sigurisë në Ballkan” ai ka fshikulluar pamundësinë e ringritjes në tre vite të gjykatës kushtetuese, zgjedhjen e diskutueshme të kryeprokurores Arta Marku, lojën e dyfishtë të Euraliusit, apo mendësinë e gjuetsisë së shtrigave përmes goditjes sipas madhësisë së peshqve.
Cilido që e ka ndjekur këtë sagë të trishtë tre vjeçare, mund ti shtojë këtyre mëkateve edhe kapjen politike të institucioneve të sapokrijuara, vettingun me dy standarte alla Donika Prela, dhe implikimin sharlatanesk të ndonjë ndërkombëtari të niveleve të larta.
Ajo që e diferencon lëvizjen e Ilir Metës nga skeptikët e zakonshëm të reformës në drejtësi, është përpjekja për kërkimin e rrugëve institucionale që do të mund të zhbënin ato që janë ngritur mbrapsht. Kreu i shtetit ka rrëfyer sot për një kërkesë ndaj instancave më të larta të Brukselit, për sjelljen e një komisioni verifikimi që do të kontrollonte ecurinë e deri tanishme.
A do ta pranonte një organizëm i tillë ‘lejen” e Euralius dhe OPDAT, për një kryeprokurore që mbretëron prej dy vitesh vetëm me votat e njërës palë, megjithëse kjo shpikje nuk shkruhet askund në kushtetutë?
A do i legalizonte ai vendimet e komisionit të vettingut që dikujt ia quan të ligjshme paratë e pataksuara dhe dikë tjetër e penalizon për të njëjtën gjë?
A do i justifikonte ai veprimet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese, që me gjithë mangësitë, ka qenë një organ që i ka thyer hundët sa qeverive të Berishës, po aq edhe të Ramës?
Pra propozimi i Ilir Metës për të kaluar nga retorika (disa e quajnë histori suksesi ndërsa të tjerët dështim të sigurtë) në hapa institucionalë për kontrollimin dhe shmangjen e së keqes, është një akt prej politikani serioz.
Natyrisht, që një rrugë e tillë nuk do të realizohet sot për sot dhe shpejt e shpejt. Ajo nuk ka shpresë të vihet në zbatim pa përfunduar zgjedhjet europiane të kësaj fundjave dhe as pa u ndryshuar qeveria e Brukselit në shtatorin e ardhshëm. Por, ajo është një dosje që duhet trajtuar me kujdes në mënyrë që drejtuesit e rinj të Komisionit Europian ta gjejnë në tryezat e tyre të punës në vjeshtë.
Vetëm kështu mund të përkundet një shpresë se euforia për “Shqipërinë fanar ndriçues në BE” do të përfundojë dhe do shqyrtohen realisht fondet e dhuruara nga taksapaguesit e 28-shes.
Ilir Meta konfirmoi se do të ndjekë këtë rrugë. Natyrisht, duke u sjellë kështu, pesonalisht nuk do ti shpëtojë akuzave. Do të përballet me shigjetimet se do të vendosë një shejtan në djepin e zbrazuar, se ka konflikt interesi, apo se i trembet faktit se mund të jetë viktima e parë e drejtësisë së re.
Por, pavarësisht akuzave që do t’i bëhen, apo qëllimeve reale të atij vetë, propozimi i presidentit është një akt prej lideri politik. Sepse realisht pas tre vjetësh, ka ardhur koha për të përfunduar me euforinë e reformës që do të prodhonte mrekullira dhe për të bërë bilancin e saj real. Dhe kjo nuk mund të arrihet nëse nismëtarët, financuesit dhe mbështetësit e saj nuk skanojnë vetveten. Eshtë koha që edhe Brukseli të kuptojë ku ka gabuar dhe ku është mashtruar.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Presidenti nuk përbën lajm kur flet kundër reformës në drejtësi. E ka votuar nën presion me zemër të thyer dhe e ka mallkuar që ditën e dytë, duke ...
Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish...
TIRANË- Aktivistë, qytetarë dhe mbështetës të të drejtave të komunitetit të LGBTI kanë zhvilluar ditën e sotme Paradën e Krenarisë.Aktivitet i përvitshëm q...
Edi Rama e shpalosi projektin e tij për zgjedhje pa opozitën përpara 61 kandidatëve për Bashkitë. Pasi u tha derdimenë, të çmendur, humbës, të papërgjegj...
Është provokim, natyrisht, që të përdor titullin e njërit prej filmave kult të shekullit XX, “Tangoja e fundit në Paris”, si hyrje për shpjegimin e mendimi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot deputetit Kujtim Gjuzi. Deputeti Gjuzi tha se Rama në komunizëm ka qenë rrobaqepës. “I kemi mësuar si ...
TIRANË- Nuk jep as marrëveshjen e 17 majit, nuk shtyn zgjedhjet lokale dhe sigurisht nuk jep dorëheqjen. Për çdo gjë tjetër, kryetari i Qeverisë dhe...
Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushta...
I zbehtë, i stërzgjatur dhe përsëritës, me imagjinatë të limituar dhe fjalorin e kufizuar si të një militanti socialist, Edi Rama u shfaq sot, një ditë pas prot...
E duan Shqipërinë ata që kanë dalë të protestojnë në rrugë? Nuk ka pse të përjashtohet kjo gjë, sidoqë dashuria për vendin është një koncept shumë i mjegulluar....