LIVE UPDATES
Editorial

Tangoja e fundit në Paris

17 Maj 2019, 09:37 Nga DOSJA
Tangoja e fundit në Paris

Është provokim, natyrisht, që të përdor titullin e njërit prej filmave kult të shekullit XX, “Tangoja e fundit në Paris”, si hyrje për shpjegimin e mendimit, zakonisht primitiv, të Hashim Thaçit dhe dy a tre përkrahësve të tij që dalin në opinion publik ka dy javë për të shpjeguar se si ideja e presidentit të Serbisë për një vijë të re ndarëse mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan nuk ka vdekur.

Në interpretimin e Thaçit dhe përkrahësve të tij – një ulje e mëtejme e pragut të poshtëm të ofendimit ndaj inteligjencës së qytetarëve në Shqipëri e Kosovë – ideja e presidentit të Serbisë për ndarje të Kosovës dhe këmbim territoresh e popullatash që në gjuhën substandarde shqipe të Thaçit dhe përkrahësve të tij quhet “korrigjim kufijsh” apo tash “korrigjim i padrejtësive historike” nuk ka përfunduar në Berlin, në Samitin e kryesuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron.Përkundrazi, ajo që ka ndodhur në Berlin është pak a shumë vdekja e rolit të Gjermanisë, shtet i cili në fjalët e presidentit të Kosovës nuk ka ide, guxim, angazhim dhe aftësi për të koordinuar asnjë gjë; një vetëpërshkrim brilant i arrogancës së primitivizmit.

Dhe, në fjalët e këshilltarit të tij të parë, e njëjta gjë do të ndodhë në Paris, më 1 korrik, në takimin e radhës të kryesuar nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel. Sipas tij, ky do të jetë dështimi i radhës i mungesës së kapacitetit të shteteve evropiane (qoftë edhe këto dy që përbëjnë boshtin e asaj që është BE-ja e sotme) për të gjetur një zgjidhje për një problem evropian, atë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Paris, sipas këtij përshkrimi, do të luhet “tangoja e fundit” e binomit Gjermani-Francë. Pra, edhe Franca do të dëshmojë, me fjalët e presidentit dhe rrethit të tij, se ka kaq guxim, ide, vizion dhe kapacitet organizativ sa Gjermania, dhe rrjedhimisht do të shënohet dështimi. Pastaj do të shkohet në Bruksel, vend i njohur për dështime të deritanishme: ky është kryeqyteti që gjatë dhjetëvjetëshit të kaluar i bën ritualisht veshët e shurdhër çdoherë kur Hashim Thaçi dhe përkrahësit e tij shpallin se janë liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.

Dhe kështu, dështim pas dështimi, në këtë rrëfim një ditë do të blihen biletat për në Amerikë, ku do të zgjidhen të gjitha problemet. Natyrisht, gjatë mandatit të mbetur të zonjës Mogherini, e cila duhet të çojë në Ëashington frytin e punës së deritanishme hartografike.

2.Ky nuk është thjeshtësim stilistik i shprehjes së Thaçit dhe përkrahësve të tij; argumentimi i tyre është edhe më brutal se kaq. Burimi i kësaj arrogance mund të jetë fakti se tashmë u dekonspirua projekti i presidentit të Serbisë apo se dekonspirimi po shërben për konfliktet e brendshme politike në Kosovë, madje edhe në Shqipëri. Apo, burimi mund të jetë në faktin se pa projektin e këmbimit të territoreve, roli i Thaçit bëhet i padobishëm. Sipas fjalëve të shefit të diplomacisë serbe, Daçiq, procesi i Brukselit, të cilin e legjitimoi Hashim Thaçi pa e pyetur askënd në Kosovë, e riktheu Serbinë në lojë pas debaklit të politikës së saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ndërkaq, sipas fjalëve të presidentit serb, pas Samitit të Berlinit ka vdekur ideja e tij për kufijtë e rinj etnikë shqiptaro-serbë. Meqë procesi i Brukselit – në të cilin Hashim Thaçi nënshkroi se do të themelojë autonominë territoriale-politike serbe në Kosovë – është tashmë i paralizuar, ndërsa ideja për “korrigjim të padrejtësive historike” me rol prijës të Thaçit është quajtur e vdekur nga presidenti i Serbisë, për çka nevojitet më Thaçi?

Nga ky këndvështrim bëhet më e kuptueshme (jo në sensin e miratimit, por të racionalizimit të fakteve) harbutëria e drejtuar drejt Gjermanisë dhe kancelares Merkel, e pastaj, si dëme kolaterale kushdo që të dalë përpara – Macroni, BE-ja dhe çdo zë brenda e jashtë vendit që nuk pajtohet me Thaçin dhe përkrahësit e tij.

3.Thaçi e përkrahësit e tij janë nisur për të kompensuar të gjitha dështimet e tyre – një listë monumentale e mendjecektësisë dhjetëvjeçare në politikë të jashtme të vënë nën nivelin e debatit të shitores së kooperativës bujqësore të Malizhganit – duke vënë bast në një numër ruleti, atë që do ta shpallë eventualisht në një moment presidenti amerikan apo këshilltari i sigurisë së tij kombëtare. Ky është edhe një përcaktim dritëshkurtër ngase mbështetet në dy antagonizma që janë fatalë për Kosovën. I pari është presupozimi se Kosova duhet të antagonizohet me Gjermaninë e Francën në mënyrë që të duket më e favorshme për Amerikën. Dhe i dyti është se Amerika duhet të antagonizohet me Gjermaninë e Francën në mënyrë që Kosova ta shohë hairin.

Në fakt, politika e Kosovës duhet të jetë krejtësisht e kundërt. Duhet të përqendrohet në konsensusin, i cili do të krijohet në qëndrimet e Francës dhe Gjermanisë, dhe konsensusin mes këtyre të dyjave dhe Ëashingtonit zyrtar. Mbrojtja e Kosovës, çlirimi i saj dhe pavarësia e vendit qenë të mundura vetëm kur ishte e unifikuar politika evropiane (në radhë të parë e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë) dhe vetëm kur kishte unitet transatlantik, pra kur Ëashingtoni dhe fuqitë evropiane folën me një zë dhe vepruan njësoj.

Ideja se Kosova do të përfitojë me thellimin e dallimeve transatlantike i ka dy efekte imediate. Një, e vendos edhe më Kosovën në listën jo të vogël të përfitimeve gjeopolitike ruse. Dhe dy, largon vëmendjen nga procesi që ka filluar në Berlin, vazhdon në Paris dhe do të ketë një kontinuitet të vetin të veçantë.

4.Për të vazhduar me metaforën e vallëzimit, ajo çka ndodhi në Berlin dhe çka është e mundur të vazhdojë në Paris quhet koreografi. Pra, është përpjekje për të ushtruar hapat e një vallëzimi. Vallëzimi për të cilin do ushtruar duhet të jetë një që është më serioz, ambicioz dhe frytdhënës sesa ka qenë “vallëzimi i normalizimit”, i cili në konsekuencën e vet të fundit të mungesës së parimeve solli edhe projektin thellësisht antievropian të këmbimit të territoreve dhe popullsive.

Thaçi dhe përkrahësit e tij mund të mos e kenë kuptuar këtë; nuk do të ishte hera e parë. Por, spektri politik në Kosovë bën mirë që t’i kushtojë vëmendje. Tash është momenti kur duhet të vendosen parimet për koreografinë e re, në mënyrë që të tejkalohet improvizimi i “normalizimit”, dhe politika kosovare bën mirë po të krijojë një qëndrim konsensual sugjerimesh që do të donte t’i shihte në procesin që po ndërtohet.

Në Paris nuk do të ndodhë tangoja e fundit. Do të fillohet të mësohen hapat për një tango tjetër. 

Marrë nga: Respublica.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial loja per kosoven paris veton surroi loja per kosoven paris veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 14 Maj 2019, 18:49

Djegia e mandateve dhe precedenti i rrezikshëm

TIRANË- Nuk jep as marrëveshjen e 17 majit, nuk shtyn zgjedhjet lokale dhe sigurisht nuk jep dorëheqjen. Për çdo gjë tjetër, kryetari i Qeverisë dhe...

Editorial 14 Maj 2019, 12:04

Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushta...

Editorial 6 Maj 2019, 11:57

Leli apo Gjika, kush e përmbyti Vlorën?

Nuk është hera e parë që Vlora zgjohet e përmbytur pas shiut. Asnjë fatkeqësi natyrore, thjesht shi, aq mjafton që bulevardi kryesor i qyetetit dhe disa lagje t...

Editorial 2 Maj 2019, 12:00

Platforma zhgënjyese e opozitës

TIRANË- Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhje...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet