Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me opinionin e Komisionit të Venevias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në një konferencë për mediat, Meta zgjodhi që të fliste me referenca nga opinioni i Venecias dhe u shpreh se komisioni i kishte dhënë të drejtë atij. Kreu u shtetit në fjalën e tij tha se opinioni qartëson pa asnjë ekuivok se përgjegjësia individuale e ish-kryetarit të KED Dvorani, për kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave, është tërësisht e provuar, sepse ai nuk e diskutoi në mbledhje plenare me të gjithë anëtarët e KED siç e kërkon ligji.
Më tej Presidenti u shpreh se Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka funksionuar në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e KED është veprim antikushtetues. Po ashtu sipas Metës, komisioni i ka dhënë atij të drejtë emërimin nga Presidenti të gjyqtares së dytë dhe refuzimin e pranimit të betimit të një kandidate të vetë-zgjedhur pas deklarimit përpara një noteri.
DEKLARATA E PLOTË
Deklaratë e Presidentit të Republikës mbi Opinionin Përfundimtar të Komisionit të Venecias për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se shkaku i përplasjes institucionale midis Kuvendit dhe Presidentit të Republikës ishin veprimet antiligjore të ish-Kryetarit të KED-se Dvorani dhe veçanërisht të mënyrës së dërgimit të listave prej tij. Opinioni qartëson pa asnjë ekuivok se përgjegjësia individuale e ish-Kryetarit të KED Dvorani, për kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave, është tërësisht e provuar, sepse ai nuk e diskutoi në mbledhje plenare me të gjithë anëtarët e KED siç e kërkon ligji.
Ja çfarë thuhet në pikën 92 të Opinionit të Komisionit të Venecias: 92. “Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi…” “…Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial…” “…Kjo mënyrë veprimi nuk u diskutua në KED…” Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka funksionuar në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e KED është veprim antikushtetues. Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikën 90 të Opinionit: 90. “Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente. Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra të vet Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149/d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës)…”.
Komisioni i Venecias në pikat 96, 98 të Opinionit konfirmoi përfundimisht se veprimet e Presidentit, jo vetëm që ishin tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin, por ato kanë ruajtur kushtetushmërinë e gjithë procesit të emërimit. Në këto paragrafë, Komisioni Venecias, konfirmoi të drejtë emërimin nga Presidenti të gjyqtares së dytë dhe refuzimin e pranimit të betimit të një kandidate të vetë-zgjedhur pas deklarimit përpara një noteri. Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikat, 96 – 98 të Raportit: 96. “… Për më tepër, nëse Presidenti do kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, që është dhe numri minimal që parashikon Kushtetuta…” “…Përfundimisht, kandidati i zgjedhur nga Presidenti ishte renditur ndër tre të parët nga lista e KED, pas zgjedhjes së Kuvendit të kandidatit të tretë të listës…” 98. “…Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht…”
Në lidhje me ligjin aktikushtetues të mazhorancës për ndryshimin e procedurës së betimit të gjyqtarit përpara Presidentit, Komisioni i Venecias, konfirmoi se, betimi i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm përpara Presidentit të Republikës dhe është parakusht jo vetëm për fillimin e detyrës por dhe për konfirmimin e legjitimitetit të mandatit të gjyqtarit. Komisioni i Venecias në paragrafët 99 – 100 të Opinionit shprehet se: 99. “…Komisioni i Venecias thekson se neni 129 i Kushtetutës parashikon që një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën e tij/saj pasi të bëjë betimin përpara Presidentit të Republikës (theksuar fort). “…Një detyrim i tillë është gjerësisht i përhapur në sistemet kushtetuese me qëllim që të përcaktojë qartë momentin kur nis ushtrimi i funksionit të gjyqtarit dhe momentin kur konfirmohet legjitimiteti i mandatit të tij/saj. Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi përpara Presidentit është parakusht për nisjen e ushtrimit të funksionit…” 100. “…Sipas mendimit të Komisionit, kushtetutshmëria e këtij ndryshimi me ligj është e dyshimtë pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të bëhet “përpara” Presidentit…”.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar sot oponionin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në një konferencë për mediat, Meta t...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot në një konferencë për mediat në lidhje me emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti tha se ka dërguar ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot raportin e Komisionit të Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushteteus. Në një konferencë për mediat, Meta th...
TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka shkuar sërish sot në Kuvend, me ide të qarta lidhur me ndryshmet në Kodin Zgjedhor.Në fjalën e tij, G...
TIRANË- Ditën e sotme shënohen 76 vite nga masakra mbi popullsinë çame nga nacionalistët grekë, që shënon edhe fillimin e javës çame. Kreu i ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në presidencë kryenegociatorin Zef Mazi. Ky i fundit do të jetë në krye të grupit që do të zhvillojë bisedimet p...
TIRANË- Debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Shkak u bënë...
TIRANË- Sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se nuk do të ketë shtyrje të afatit për aplikim për kartë iden...
TIRANË– Nesër më 23 qershor përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, e cila u shpall për shkak të pandemisë së COVID-19. Që prej muajit mars vendi ka qenë...
TIRANË– Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian z. David McAllister vë në dijeni se nesër, me datë 22 Qe...