Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatës së Lartë , ku kërkon që këto institucione të shprehen për mbarimin e mandatit të Ardian Dvorani, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Meta në letër shkruan se Dvoranit, i ka mbaruar mandati dhe duhet të lerë detyrën, pasi vijimi i ushtrimit të funksioneve të tij është në kundërshtim me ligjin.
“Në kushtet kur zotit Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati si gjyqtar në Gjykatës së Lartë që në shkurt të vitit 2014, dhe përfundimi i këtij mandati është njoftuar sipas ligjit të kohës nga Kryetari i Gjykatës së Lartë që në datën 16 janar 2014 me shkresën me nr. prot. 39, datë 16.01.2014, administruar në Institucionin e Presidentit me shkresën me nr. prot. 89, datë 17.01.2014, dhe procedura e zëvendësimit të tij nuk u përmbyll me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi i Shqipërisë të zëvendësit të tij, ka bërë që de facto zoti Dvorani të ketë mbetur në vitin e 16 të ushtrimit të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë, tashmë në shkelje të çdo parashikimi kushtetues e ligjor;
kur neni 136, paragrafi 5, i Kushtetutës përcakton se gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit; kur në shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor citohet se “në shpalljen e 3 (tre) pozicioneve të lira, përmes Vendimeve nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konsideruar numrin e pozicioneve që kanë qenë të lira në atë moment”, dhe ku pozicioni i zotit Ardian Dvorani ka qenë i lirë;
kur pozicioni i katërt vakant që po shqyrtohet nga KLGJ-ja, duhet të plotësohet nga radhët e juristëve të spikatur (jo gjyqtarë) dhe siç është deklaruar nga KLGJ-ja, i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori; dhe kur tashmë Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 3 gjyqtarë të rinj të emëruar në detyrë, që kanë filluar ushtrimin e detyrës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Metës.
Më herët Meta ka hedhur akuza të forta kundër kreut të KED, pasi ka thënë se ai ka shkelur Kushtetutën në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë gjë, Presidenti e ka kallëzuar dhe në SPAK, Dvoranin dhe ka kërkuar shkarkimin e tij.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar deputeti Kujtim Gjuzi.Në studio po flitej nëse masa...
SHKODËR– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ditën e sotme ka publikuar një foto të nipit të saj Nikola nga oborri i shtëpisë në Shkodër.Krahas fotos, T...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka hedhur akuza kundër Kryeministrit Edi Rama. Në një video të publikuar në Facebook, Hasa ka vënë ...
Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar së fundmi se Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet tenderave për COVID-19, po e ble orizin me një çmim shumë...
TIRANE– Arkeologu dhe historiani Neritan Ceka në një lidhje skype me Fax News, ka folur për masat e marra nga ana e qeverisë shqiptare, në kushtet e pandemisë. ...
Tiranë– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të garantojë masat mbrojtëse për mjekët dhe infermierët, që po rrezikojnë jetën për të mbrojtur shëndeti...
Tiranë- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur fjalët e novelistit irlandez, George Moore për t’i uruar mirëmëngjes shqiptarëve.“Njeriu udhëton botën duke kërku...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë versionin e tij të lirimit të masave nga koronavirusi në vend. I ftuar në emisionin “Çim Pek...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nesër pritet të merret vendimi final në lidhje me hapjen apo jo të shkollave. Në një lidhje direkt me emision...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për raportin e tij me Presidentin Ilir Meta dhe tha se ai nuk është në luftë me të. Në një lidhje direkte me emi...