14 Gusht 2022, 22:27
Nga DOSJA
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi ushtarët rusë që godasin centralin më të madh bërthamor të Evropës ose e përdorin atë si bazë nga ku të hapin zjarr se do të bëhen "objektiva" të forcave ukrainase.
Trupat ruse morën nën kontroll objektin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainën jugore në fillim të luftës, por ai vazhdon të mbahet në funksionim nga teknikë ukrainas.
Mes shqetësimeve për një katastrofë të mundshme bërthamore për shkak të goditjeve që kanë rifilluar atje gjatë ditëve të fundit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për krijimin e një zone të çmilitarizuar. Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet me granata.
"Çdo ushtar rus që ose qëllon në central, ose qëllon duke e përdorur atë për t’u fshehur, duhet të kuptojë se do të bëhet një objektiv i veçantë i agjentëve tanë të zbulimit, shërbimeve tona special dhe ushtrisë sonë," tha zoti Zelenskiy në fjalimin e tij të përditshëm të shtunën në mbrëmje.
Presidenti ukrainas që nuk dha detaje të mëtejshme, përsëriti se ai kishte bindjen se Rusia po e përdorte centralin për shantazh bërthamor.
Termocentrali ndodhet në bregun e lumit Dnipro në Ukrainën jugore. Forcat ukrainase që kontrollojnë qytetet në bregun përballë Zhaporizhias janë nën bombardime intensive nga zonat nën kontrollin e Rusisë.
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak akuzoi Rusinë se kishte "goditur pjesën e centralit bërthamor ku prodhohet energjia që furnizon jugun e Ukrainës."
Zyrtari lokal i instaluar nga Rusia, Vladimir Rogov tha në Telegram se forcat ukrainase po bombardonin centralin.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, e cila ka kërkuar të inspektojë centralin, ka paralajmëruar për një katastrofë bërthamore nëse nuk ndalen luftimet. Ekspertët bërthamorë shqetësohen se luftimet mund të dëmtojnë reaktorët e centralit.
Marrë nga VOA
edi rama dhe volodymyr zelenskyy
Bota
14 Gusht 2022, 22:20
F.M
Autobusi i aksidentuar
BULLGARI- 12 persona kanë mbetur të plagosur pasi autobusi në të cilin udhëtonin është përmb...
Bota
14 Gusht 2022, 22:09
F.M
Të maskuarit në Prishtinë
PRISHTINË- Dhjetë persona, të maskuar dhe me qen të egër në duar kanë shqet&eum...
Bota
14 Gusht 2022, 22:02
Foto Ilustruese
EVROPË- Kompanitë e transportit lumor dhe ato të logjistikës në Gjermani do të ndërpresin për arsye...
Bota
14 Gusht 2022, 21:57
F.M
Silvana Fardos
SHBA- Silvana Fardos, nëna e 24-vjeçarit Hadi Matar që sulmoi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie ka reaguar e trondit...
Bota
14 Gusht 2022, 21:17
Foto Ilustruese
SPANJË- Një zjarr masiv në verilindje të Spanjës u përhap me shpejtësi gjatë natës dhe kishte ...
Bota
14 Gusht 2022, 20:46
F.M
Guayaquil
EKUADOR- Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e t&eu...
Bota
14 Gusht 2022, 20:37
F.M
Foto Ilustruese
KOSOVË- Debati për shtrimin e një rruge me zhavorr ka sjellë një sherr masiv me thika mes tre kushërinjve n&e...
Bota
14 Gusht 2022, 20:29
F.M
Avioni i rrëzuar
SHBA- Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në në Illinois n&...
Bota
14 Gusht 2022, 19:38
F.M
Sherri në aeroport
SHBA- Një punonjës i një kompanie ajrore amerikane është konfliktuar fizikisht me një pasagjere. Sher...
Bota
14 Gusht 2022, 19:33
Kabul
SHBA- Në prag të përvjetorit të parë të tërheqjes kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani, zyrtar&...