LIVE UPDATES
Bota

Megjithë kolapsin e monedhës, Erdogani nuk e ndryshon kursin

4 Dhjetor 2021, 12:00 Nga DOSJA

Për shkak të krizës ekonomike Turqia është duke ngrirë nga të ftohtët. Kostot e lëndëve të para dhe të energjisë janë rritur në maksimum dhe shumë turq i ngrohin shtëpitë me qymyr ose dru, sepse gazi është kthyer në luks të kushtueshëm. Arsyeja për rritjen e çmimeve në tregun e energjisë ka të bëjë me krizën e monedhës turke, e cila ka tre vjet që po vazhdon.

Inflacioni i lartë prej 29 përqindsh e ka vënë nën presion të madh lirën turke. Prej vitesh monedha turke ndodhet në rënie, por tani është duke rënë praktikisht përditë. Këtë javë Banka Qendrore turke e humbi durimin dhe ndërhyri në tregun e valutave, për herë të parë që prej shtatë vitesh. Ky hap bllokoi të paktën paraprakisht rënien e mëtejshme të lirës, por sa afatgjatë do të jetë rezultati pritet të shihet.

Banka Qendrore ka shkaktuar rrënimin e lirës

Kjo do të ishte e rëndësishme për presidentin Recep Erdogan, sepse tek popullsia turke po rritet indinjata për politikën e tij të inflacionit turbo dhe për mosvendosjen nën kontroll të lëkundjes së çmimeve. Ndërhyrjet shpëtuese të qeverisë turke, si me politikën ekonomike ashtu edhe me politikën monetare kanë shkuar kot. Pavarësisht nga kjo, Banka Qendrore turke vendosi në mënyrë të pazakontë me urdhër të Erdoganit që të ulë përqindjen e interesit nga 16 në 15 përqind. Në muajin tetor, Banka, që duhet të mbrojë monedhën pati ulur me dy pikë përqindjet e interesit.

Ulja e përqindjeve të interesit gjatë inflacionit, është hap i pazakontë për shkollat ekonomike. Normalisht gjatë inflacioneve të larta Bankat Qendrore e rrisin përqindjen e interesit. Ashtu siç parashikuan shumë ekspertë, lira turke ra mbas uljes së përqindjes së interesit. Ndërkohë në tregje për një dollar amerikan paguhen 14 lira. Kjo do të thotë se që nga fillimi i këtij viti monedha turke është zhvleftësuar me 45 përqind.

Erdogani nuk dëgjon

Kursi ndikohet shumë nga Erdogani, i cili është kundërshtar i shpallur i përqindjeve të larta të interesit. Presidenti turk ka ndërruar shpesh drejtuesit e Bankës Qendrore, sa herë që ata nuk kanë zbatuar axhendën e tij të politikës monetare. Megjithëse ulja e përqindjeve të interesit, ka nxitur zhvleftësimin e lirës, ai nuk lëviz nga motoja e tij: „Përqindjet janë shkaku, inflacioni është rezultati”.

Erdogani përsëriti së fundi në televizonin shtetëror TRT: Turqia ul përqindjet kryesore të interesit në mënyrë që të nxisë investimet, punësimin, prodhimin dhe zhvillimin. Ai përsëriti kështu bindjen e tij, se përqindjet e larta shkaktojnë rritjen e çmimeve. Ai nuk distancohet nga ky model ekonomik.

“Kartëmonedhat e dollarit poshtë jastëkut”

Ekonomisti Soner Kuru kujton se si tregu edhe njerëzit e kanë marrë vesh tani se ulja e përqindjeve do të vazhdojë për një afat të gjatë. „Tani njerëzit mundohen të bëjnë gjithçka për të shpëtuar paratë e tyre nga inflacioni. Por edhe sikur kursimtarët të blenin vetëm flori, indirekt kjo do të çonte në rritjen e kursit të këmbimit,” sepse edhe metalet e çmuara varen nga dollari, shpjegon ai.

Që prej vitit 2013 njerëzit në Turqi janë duke u konfrontuar me rritjen e vazhdueshme të çmimit të dollarit, thotë Kuru. Gjithnjë e më shumë njerëz do të mundohen tani që të sigurojnë pasurinë e tyre me ndihmën e valutave. „Në të ardhmen njerëzit do të flenë duke pasur më shumë kartëmonedha dollari nën jastëk,” thotë Kuru. “Ne ndodhemi në një kohë kur edhe njerëzit që nuk kanë bërë ndonjëherë biznese me dollarin, shohin tani tek kjo monedhë një xhep të sigurt.”

Rritje ekonomike me çdo kusht

Përveç kësaj Erdogani theksoi dje se pret që këtë vit në Turqi të ketë rritje të madhe ekonomike. Të paktën dhjetë përqind e prodhimit të brendshëm bruto në vend, tha ai. Treguesit kryesorë për koniunkturën turke janë shumë të fortë dhe vendi pret aktualisht investime afatgjata nga vendet e tjera.

Ndërkohë që zhvleftësimi i monedhës brenda vendit ka shkaktuar probleme, eksportuesit dhe investitorët e huaj kanë përfituar nga lira e dobët. E varur pjesërisht prej saj, rritja ekonomike e ekonomisë turke, mund të shihet: Sipas të dhënave të Institutit turk të statistikave (TÜiK), ekonomia turke është rritur në tremujorin e dytë të 2021 me 21,7 përqind, nivelin më të lartë të rritjes ekonomike që nga viti 1999. Një zhvillim që nuk shihet në xhepat e popullsisë turke. Çmimet e ushqimeve janë rritur shumë muajt e fundit dhe kanë rritur zemërimin nëpër pazaret turke.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ekonomia turke kolapsin e monedhës krizë ekonomike recep erdogan ekonomia turke kolapsin e monedhës krizë ekonomike recep erdogan


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet