LIVE UPDATES
Bota

A është Omicron më i rrezikshëm për foshnjat se variantet e tjera?

4 Dhjetor 2021, 09:24 Nga DOSJA
A është Omicron më i rrezikshëm për foshnjat se

Të dhënat nga një zonë në Afrikën e Jugut, që është goditur rëndë nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, kanë treguar për një numër të lartë të shtrimeve në spital të foshnjave nën 2 vjeç, duke rritur kështu shqetësimet se varianti mund të përbëjë rrezik për të vegjlit. Megjithatë, shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë thënë se nuk mund ta konfirmojnë ende lidhjen midis variantit Omicron dhe hospitalizimit të foshnjave, duke lënë të kuptohet se kjo situatë mund të jetë edhe pasojë e faktorëve të tjerë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar për Sëmundjet Ngjitëse në Afrikën e Jugut (NICD), 52 foshnja nën moshën 2-vjeçare kanë qenë në mesin e 452 pacientëve me koronavirus të pranuar në Tshvane – zonë që përfshin kryeqytetin Pretoria – gjatë periudhës 14-28 nëntor. Ky numër është më i lartë krahasuar me grupmoshat e tjera. Por, marrë parasysh numrin e lartë të personave të moshuar, rreziku më i madh është për njerëzit mbi 60 vjeç.

Jo. Vetëm një përqindje e vogël e testeve pozitive në Afrikën e Jugut janë duke iu nënshtruar analizës për të detektuar variantin e ri, për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Kjo do të thotë se nuk mund të dihet me siguri nëse foshnjat në spital kanë qenë të infektuara me Omicron, kanë thënë shkencëtarët e NICD-së.

Ka gjithashtu paqartësi nëse të gjitha foshnjat e përfshira në këto të dhëna, kanë qenë të infektuara me koronavirus, pasi jo të gjitha janë testuar për koronavirus, kanë thënë shkencëtarët.

Për arsye praktike, foshnjat që kanë simptoma të frymëmarrjes, trajtohen sikur të kishin koronavirus, por mund të jenë të sëmura me një sëmundje tjetër, siç është gripi.

Të dhënat tregojnë se 29 për qind e pranimeve spitalore për koronavirus në grupmoshat 0-4 vjeç kanë pasur sëmundje të rëndë. Kjo është përqindje e ngjashme me disa grupmosha të tjera dhe ndjeshëm më e ulët se përqindja e të sëmurëve rëndë në mesin e pacientëve mbi 60 vjeç.

Në mesin e fëmijëve të moshës 4 vjeç ose më të vegjël, 1 për qind e pranimeve spitalore kanë rezultuar me vdekje, kanë treguar të dhënat.

Megjithatë, numri i përgjithshëm i pranimeve nga kjo grupmoshë ka qenë 70, duke e bërë të paqartë se çfarë nënkupton shifra e 1 për qind.

NICD-ja nuk i është përgjigjur pyetjes nga agjencia e lajmeve Reuters për këtë dhe elemente të tjera të të dhënave, duke thënë se do të publikojë një raport për pranimet pediatrike në ditët në vijim.

E pyetur nëse njerëzit duhet të alarmohen nga numri i hospitalizimeve të fëmijëve, profesoresha Anne von Gottberg, mikrobiologe klinike në NICD, i tha Reuters-it: “Jo, ende”.

“Në fakt, duket se disa prej këtyre pranimeve kanë filluar para daljes së Omicron-it”, tha ajo.

“Jemi të shqetësuar mjaftueshëm, aq sa po i shikojmë të dhënat me shumë kujdes, por, në këtë moment, nuk jam shumë e sigurt që mund ta lidhim [situatën] me Omicron-in”, shtoi ajo.

Provinca Gauteng, ku gjendet Tshvane, ka parë rritje të numrit të rasteve me grip, muajin e fundit.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që t’i shikojmë infeksionet e tjera respiratore, për të kuptuar se përse fëmijët po shtrihen në spitale”, tha von Gottberg.

Shkencëtarët e NICD-së kanë thënë se prindërit e foshnjave të sëmura i kanë sjellë ato me nguti në spital, ndërsa pacientët në grupmosha të tjera kanë qenë më pak të predispozuar për të ardhur në spital.

NICD ka thënë se është duke përgatitur një raport mbi pranimet pediatrike, i cili duhet të jetë gati brenda ditësh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të mërkurën se pret që, brenda disa ditëve, të ketë më shumë të dhëna për shpejtësinë e transmetimit të Omicron-it, por disa shkencëtarë kanë paralajmëruar se mund të duhen dy deri në katër javë për të mësuar më shumë rreth variantit.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota afrika e jugut koronavirus omicron afrika e jugut koronavirus omicron

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet