LIVE UPDATES
Aktualitet

Mediat u rikthehen skandalit të mjekëve shqiptarë: 3 mln euro me pompistin, pas ishte Agaçi

28 Mars 2022, 11:26 Nga DOSJA
Mediat u rikthehen skandalit të mjekëve shqiptarë: 3 mln euro me

ITALIMediat italiane i janë rikthyer skandalit të mjekëve shqiptarë që u dërguan për të ndihmuar bluzat e bardha të vendit fqinj në luftën kundër pandemisë, por përfunduan duke u harbuar në një hotel në Brescia, skandal i raportuar nga Dosja.al. Në një artikull të Corriere della Sera, gazetari Andrea Galli shkruan se grupi i mjekëve shqiptarë kanë marrë në total 3 milionë euro nga paratë e shtetit italian për shpenzimet e tyre gjatë kohës së qëndrimit në Itali. Mediat italiane e vënë theksin tek fakti që mes mjekëve ishte ‘infiltruar’ dhe një pompis, skandal i zbuluar nga Dosja.al fillimisht, duke e krahasuar atë me situatën në Rusi e transportimin e spiunëve. Mjekët shqiptarë kanë zgjedhur si mbrojtës avokatin Ëngjëll Agaçin pas gjobitjes me nga 500 euro secili, figurë që njihet për përfaqësimin e rkotrafikantëve shqiptarë, çështje shumë më ‘të rënda’ se gjobitja për shkjelje të rregullave të pandemisë. Si përfundim në artikull shtohet se bluzat e bardha që u dërguan nga Shqipëria drejt Italisë nuk kanë dhënë asnjë kontribut, veç skandalit të hotelit ku u kapën duke festuar.

Artikulli i plotë:

Për të filluar, një pyetje: por a ishin edhe këto vërtet të nevojshme?
Ndoshta më pak ose aspak i ngarkuar nga skenarë spiunazhi krahasuar me misionin rus (nga 104 persona, 72 ishin ushtarë dhe agjentë të Shërbimit), delegacioni shqiptar që edhe në mars 2020 erdhi në Lombardi dhe veçanërisht në Brescia, gjatë Covid-it, për të na ndihmuar në ato kohë të errëta të fillimit të pandemisë, pasi ne ishim kombi më i prekur në Evropë, të mbyllur në “zonat e kuqe”. E megjithatë, nëse tashmë jeni në dijeni të argëtimeve dhe ahengjeve alkoolike të shqiptarëve në hotelin që i priti në Brescia, madje dhe u gjobitën (vetëm nëse ka pasur një marrëveshje mes kryeministrit atje (Edi Rama) dhe atij italian Giuseppe Conte (me rolin kryesor të ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio), këtu dikush do të duhet të sqarojë. Çfarë dreqin bënte një pompist në grupin e tridhjetë mjekëve e infermierëve?

Tre milionë euro

Skuadra e Tiranës ka udhëtuar në bordin e një avioni dhe duke qenë mysafirë na kushtuan plot 3 milionë euro. Përtej kësaj, në këtë rrëfim duhet të evidentojmë veprimin në kohë rekord të avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpeshherë mbrojtës i trafikantëve të mëdhenj të drogës dhe një njeri shumë i dëgjuar nga institucionet tona dhe duhet shtuar se jo gabimisht. Nuk janë të padëgjuara identifikimi i kulturave të drogës, të cilat shpesh investojnë të njëjtën Shqipëri të njohur ndryshe si ‘narkoshtet’.

Burrat e Ramës

Analistët ndërkombëtarë e kishin përmbledhur thelbin e delegacionit si një lëvizje legjitime dhe të rregullt gjeopolitike të kryeministrit Rama, manovra klasike diplomatike për të avancuar kreditet dhe për të marrë pikë të mëtejshme në garën për hyrjen në Bashkimin Evropian. Në pritje të zbarkimit të shqiptarëve ishin drejtuesit e Qarkut të cilët falënderuan tokasit duke uruar punë të mbarë. Po kështu, në mënyrë të përmbledhur, ju bëjmë me dije se gratë dhe burrat e Ramës nuk kanë dhënë asnjë kontribut të rëndësishëm. Duke u nisur, natyrisht, nga ai, punonjësi i pompës së benzinës që u bë ekspert i sëmundjeve infektive.

E gjitha ngjarja u zhvillua në mars të vitit 2020. Lajmi për gjobitjen e ekipit mjekësor shqiptar në Itali me 500 euro u bë i ditur nga mediat vendase. Ndërsa për ato shqiptare, mjekët u shprehën se thjesht ishin gëzuar sepse kishin dalë negativë në testin për koronavirus duke shtuar se në Shqipëri do të ktheheshin më kokën lart. Dosja.al zbuloi ekskluzivisht se pompisti Qazim Ismaili ishte pjesë e stafit me 30 mjekë dhe infermierë që u dërguan në Itali. Por megjithëse pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ai u përzgjodh nga aplikimet vullnetare për t’u bërë pjesë e luftës kundër COVID-19 në Itali.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet engjell agaci mjeket shqiptare ne itali qazim ismaili skandali i mjekeve shqiptare ne itali engjell agaci mjeket shqiptare ne itali qazim ismaili skandali i mjekeve shqiptare ne itali


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet