Përfshihet nga flakët kati i dytë i Komisariatit të Shijakut, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP nis hetimet
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Cilat janë lagjet më problematike? Përmbytjet me dëme katastrofike në Vlorë, pronarët e bizneseve: Humbja mun...
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjetev...
KOLONJË– Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka kanosur policinë dhe iu gjetën në banesë 22 kg kanabis. Burime zyrtare bëjnë me dije se policia e Kolonjës ka mbërritur në banesën e 36-vjeçarit me inicilae B.A., i dënuar më parë për dhunë në familje, për ta arrestuar pasi ishte konfliktuar me fqinjin.
Ka qenë ky i fundit ai që ka telefonuar policinë duke kallëzuar 36-vjeçarin se pas një sherri i ka thyer xhamat. Por në momentin që policia i ka shkuar në banesë dhe i ka bërë thirrje që të dalë, 36-vjeçari ka marrë sëpatën në dorë dhe ka kërcënuar efektivët.
Pas prangosjes së kërcënuesit, policia gjithashtu ka ushtruar një kontroll në banesë që është në emër të 36-vjeçarit dhe babait të tij, F.A., 64 vjeç. Pas kontrollit të imtësishëm, u gjetën dhe u sekuestruan 22 kg kanabis, 69 copë fishekë luftarakë, si dhe sopata me të cilën u kërcënuan efektivët.
36-vjeçari akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”.
Ndërsa babai i tij do të procedohet në gjendje të lirë ndaj babait të tij shtetasit F.A, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i policisë Kolonjë
Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti midis dy shtetasve.
Arrestohet në flagrancë njëri prej tyre, pasi kanosi me sopatë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin midis tij dhe një bashkëfshatari.
Gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën e sekuestruan 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si edhe një sasi municionesh luftarake.
Nga një telefonatë është kërkuar ndihma e Policisë, pasi në fshatin Taç Lart, dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, ku nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi B.A., 36 vjeç, banues në këtë fshat, për motive të dobëta, ishte konfliktuar me bashkëfshatarin e tij shtetasin R.M., 66 vjeç, të cilit, i kishte dëmtuar me gurë xhamat e banesës dhe më pas ishte larguar me shpejtësi.
Në momentin që shërbimet e Policisë janë drejtuar për tek banesa e 36-vjeçarit, ky shtetas ka bërë rezistencë duke i ka kanosur për shkak të detyrës efektivët, me një sopatë. Policia ka neutralizuar autorin dhe ka vijuar me veprimet e mëtejshme proceduriale duke ushtruar kontroll në banesat në pronësi të B.A., dhe babait të tij shtetasit F.A., 64 vjeç, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Një sasi prej 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 69 copë fishekë luftarakë, si dhe 1 sopatë.
Shtetasi B.A., (i dënuar më parë për “Dhunë në familje”) u arrestua në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij shtetasit F.A, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Një shqiptare kandidon për një nga postet më të larta në SHBA. Bute Biberaj kandidon për postin e prokurores së Virginias në Shtetet e Bashkuara të Amerik...
GREQI– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zbërthimin e celulës së trafikut të drogës në Greqi, pjesë e të cilës ishin dy shqiptarët, Jonid Billa d...
Drejtësia Franceze ka vendosur të refuzojë ekstradimin e ish-efektivit të policisë së Lezhës Skender Seferi i dënuar me 5 vite burgim me vendim të formës së pre...
GREQI– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e shqiptarëve, të cilët u kapën me 105 kg kokainë në Greqi, një ditë më parë. Burime për Dosj...
LEZHË- NJË 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi është kapur me 68 kg kanabis. Mësohet se i arrestuari me inicialet A.B., ka t...
KORÇË– Këto që po shikoni janë pamje të siguruara nga qyteti i Korçës, në fshatin miras. Banorët e kësaj zone. Të tronditur nga lëkundj...
TIRANË– Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba Biba është “kapur” me mediat, pasi sipas tij ato po cënojnë dinjitetin e kryebashkiakut të Vorës Kajmaku me r...
BERAT– Tre persona janë vënë në pranga pasi po transportonin lëndë narkotike në dy automjete.Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se tre të rinjtë u vunë n...
Tiranë- Gjykata Penale e Tiranë ka shpallur mos-kompetencë për vrasjen e Santiago Malkos. Çështja i ka kaluar Gjykatës s&eu...
FUSHË KRUJË- Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka tentuar të fusë drogë në burgun e Fushë Krujës. Mësohet se 35-vjeçari me inicialet ...