LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Me revolen “Beretta” dhe me Kosovën në zemër drejt Amerikës

19 Shkurt 2021, 09:01 Nga DOSJA
Me revolen “Beretta” dhe me Kosovën në zemër drejt

Bëhet e ditur se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot ka vdekur Shaqir Gashi, njëri nga personalitetet e shquara të komunitetit shqiptar në Amerikë, i cili jetoi, punoi dhe shkriu shumë pasuri për lirinë e Kosovës. Shaqir Gashin e njoha rastësisht në New York në vitin 2005. Duke dalë nga hoteli më kishte dëgjuar duke folur shqip. “Ndalu, ndalu, o ti djalë”. Për një javë rresht shpesh pinim bashkë kafen e mëngjesit ose një çaj në mbrëmje dhe Shaqir Gashi tregonte historinë e tij. Me orë të tëra. I lindur në një fshat të Drenicës, ai duket se ishte kryengritës me profesion, i talentuar për humor, i shkathtë për biznes dhe i gjindshëm për çdo njeri që kishte nevojë, e sidomos për bashkëatdhetarët e tij shqiptarë.

Pasi kaloi një kohë në Mal të Zi duke punuar në ndërtimtari, ai nga fundi i viteve 60-të vendosi të mërgojë në Amerikë. “Dola së pari në Itali, na vendosën në një kamp afër Triestes. Atëherë secili mund të vendoste në cilin vend dëshiron të shkojë. Australi. Amerikë…”, tregonte Shaqir Gashi. Nuk mendoi gjatë. Vendosi të shkojë Amerikë, por kishte një hall. “Patëm dëgjuar që në Amerikë të vrasin zezakët. Në Milano bleva një allti, një ‘Beretta’ italiane. Dhe me allti shkova në New York. S’kontrollonte kush atëherë…”. Atëherë: nga fundi i viteve 60-të.

Në New York Shaqir Gashi shpejt hyri në botën e biznesit. I pari restorant që hapi në New York bartte emrin “Drenica”. Kështu nisi një histori impresive dhe në fund të karrierës së tij Shaqir Gashi mund të numëronte nja 20 restorante që i kishte pasur në pronësi apo drejtuar në Manhattan. Njohu gjatë kësaj kohe aktorë të famshëm dhe më pak të famshëm amerikanë, politikanë amerikanë, diplomatë, ambasadorë të Tiranës në OKB në New York, shqiptarë të zellshëm dhe ndonjë shqiptar sherrxhi. Gastronominë ai e kishte hobi, e profesion punën për lirinë e Kosovës. Shaqir Gashi nuk mungonte pothuaj askund, në asnjë aktivitet. Kuleta e tij ishte e hapur nganjëherë edhe përtej mundësive të tij financiare. Një mbrëmje pasi insistova disa herë, më tregoi se cila ka qenë darka më e shtrenjtë që ka paguar. “15 mijë dollarë. Ishte një darkë me senatorë amerikanë dhe një delegacion nga Kosova”.

Mijëra dollarë ai dhuroi për themelimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ai ishte njëri nga themeluesit e saj, bashkë me Joseph DioGuardin. Ata politikanë amerikanë që u interesuan për Kosovën dhe më vonë u bënë mbështetës të mëdhenj të saj, siç ishte Tom Lantos, në New York dhe Washington takuan edhe Shaqir Gashin. “Kur erdhi Ibrahim Rugova për herë të parë në Amerikë për pak u rrahëm ne shqiptarët duke u shtyrë se kush do të dalë ta presë në aeroportin JFK në New York”. Në fund të vitit 2005 Ibrahim Rugova ishte diagnostifikuar tashmë me kancer në mushkëri dhe Shaqir Gashi kujtonte një skenë nga vizita e Rugovës në SHBA. “Kur shkova në dhomën e hotelit për ta marrë që të niseshim për në Washington, e gjeta të rrethuar nga shtëllungat e tymit të cigares”. Biletat për të udhëtuar delegacioni i Kosovës nga New Yorku në Washington i kishte blerë Shaqir Gashi. Rebel në shpirt dhe rebel në veprime, ai biletat i bleu me emra të ndryshëm. “Kisha frikë nga ndonjë atentat i regjimit serb”, arsyetohej Shaqir Gashi. Një pjesë të kujtimeve mbi jetën e tij të bujshme Shaqir Gashi i ka botuar në librin “Faleminderit Amerikë”.

Në vitet 90-të ai ishte një mikpritës zemërgjerë i Adem Demaçit në New York. Kur po përfundonte ajo dekadë e po mbyllej shekulli, në Kosovë, më saktë në Drenicë, nga ku ishte larguar Shaqir Gashi më 1969, shpërtheu rezistenca e armatosur kundër forcave serbe. Shaqir Gashi ishte solidar e përkrahës, fundja “po luftonin kushërinjtë e mi”, thoshte ai me humor. “Se vëllezër e motra jemi të gjithë”. Ai e pa Kosovën e çliruar, e përjetoi shpalljen e pavarësisë, jetoi me dëshirën që Kosova të bëhet shtet funksional dhe i zhvilluar – dhe vdiq më 18 shkurt, një ditë pas përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në themelet e Republikës së Kosovës Shaqir Gashi, nji zotni prej Drenice i ramë në New York, ka vendosur një gur të madh. Mijëra të tjerë kanë vendosur bashkëkombësit e tij të mërguar në Amerikë, pa të cilët Kosova vështirë do të ishte çliruar siç u çlirua më 1999.

Kur u lind më 1936 askush mbase s’ka mundur ta parashikojë një jetë kaq të bujshme si vetë shekulli i 20-të. “Duket se jam lindur nga fundi i shtatorit, sepse nëna më thoshte se jam lindur kur e kanë shkundur një arrë”. Shaqir Gashi u lind kur qenë pjekur arrat në Drenicë, e vdiq pas një jete që e jetoi me pjekuri e dashuri të madhe për vendin e vet dhe njerëzit e vet. Dhe jetoi me humor fantastik: “O, e kam pasë një axhë në Drenicë, po sherr i madh ka qenë, edhe kalin e mësonte me pi duhan”.

Marrë nga Tema

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur nga enver robelli nga enver robelli

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 18 Shkurt 2021, 17:04

SHBA– Rihanna u shfaq në një pozë pa bluzë, vetëm me bizhuteri ndërsa ‘ndezi’ rrjetin me pëlqime e komente të shumta.Këngëtarja reklamoi të shkurtrat saten të k...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet