Vrasja në Shkodër/ Zbardhet dinamika e krimit, 5 persona shpallen në kërkim, mes tyre edhe autori (EMRAT)
22 Shtator, 10:28...
Aktualitet
Shkarkimi/ Meta çon në SPAK Kuvendin: Përpjekje për grusht shteti (Mesazh të huajve)
9 Shkurt 2022, 09:22Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka depozituar në padi në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK për Kuvendin e Shqipërisë, me akuzën e falsifikimit të dokumentave zyrtarë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, presidenti Meta, e cilësoi manipulimin e pretenduar të dokumentit si një përpjekje për finalizuar një grusht shtetit dhe një rast flagrant që ka tronditur themelet e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu kreu i shtetit përcolli edhe një mesazh me tone të ashpëra për të gjithë ata që i cilësoi si “rilindas”, duke i ndarë në disa kategori: vendas, të huaj, mavi e blu.
Në fjalët e tij, kreu i shtetit tha se ai është Ilir Meta dhe nuk lejon në asnjë mënyrë prekjen e rendit kushtetues në vend. Duke huazuar kështu edhe një shprehje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Por një thumb e pati edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se në Presidencë nuk do të vendosë asnjë bravë të re, por në të njëjtën kohë shtoi se postin do ta lërë më 24 korrik, ditë kur edhe i mbaron afati.
Kreu i shtetit vetëm dy ditë më parë ishte në një tjetër konferencë, ku edhe denoncoi manipulimin e provave sipas tij nga Kuvendi i Shqipërisë në procesin që po zhvillohet në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Metës, provat ishin manipuluar për të bërë të mundur shkarkimin e tij brenda afatit të përcaktuar nga ligji. Këshilltari ligjor i tij, Bledar Dervishaj shpjegoi sesi Kuvendi nuk ka respektuar afatin 48 orë për mbledhjen e Komisionit Hetimor duke manipuluar përmbajtjen e shkresave dhe të datave në dokumentat zyrtarë.
Ndërkohë që Meta vijon përplasjen e tij të radhës në Prokurori me Kuvendin, Gjykata Kushtetuese nga momenti në moment mund të japë vendimin për shkarkimin e presidentit. Vendimi tashmë është në duart e 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për shkarkimin e Metës duhen 5 vota pro dhe një kuorum me 6 anëtarë. Por GJK ka 7 nga 9 anëtarë që duhet të kishte gjithsej. Shkarkimi i kreut të shtetit u kërkua nga maxhoranca me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe duke nxitur dhunë mes qytetarëve.
TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë ndërsa tre janë shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se në pranga ka rën...
TIRANË– Ambasada amerikane ka njoftuar zyrtarisht detajet e një takimi me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama, par...
Sot, anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët shkuan vetë në Fier për të inspektuar impiantin e mbetjeve në këtë qytet.Ky inspektim i bërë me kërkesë të ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar sërish tonet me ndërkombëtarët duke lëshuar një mesazh të fortë. Në një konferencë për shtyp, kreu i shtet...
GREQI– Fotot e të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e Alkis Kampanos janë bërë publike nga mediat greke. Mediat i cilësojnë si grup huliganësh, mes tyre ...
GREQI– Tashmë është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për shqiptarin Roxhers Demirazi, i cili është shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Alkis...