Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD-Si Berisha, presidenti paralajmëron ndërkombëtarët: Jam Meta, o superbudallenj!
9 Shkurt 2022, 10:25Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar sërish tonet me ndërkombëtarët duke lëshuar një mesazh të fortë. Në një konferencë për shtyp, kreu i shtetit tha se rendi kushtetues në vend nuk do të prekej pasi ai ishte garant, duke paralajmëruar dhe “rilindasit”, të cilët i ndau në disa kategori: vendas, të huaj, mavi e blu.
Për paralajmërimin e bërë, Meta përdori frazën ikonë të ish-kryeministrit Sali Berisha, të thënë në Foltoren e Kuvendit më 10 nëntor 2016: Jam Sali Berisha unë, o çakej, o budallenj! Por sigurisht Meta i bëri disa ndryshime.
“Kur kërcënohet rendi kushtetues dhe nxitet një konflikt si ata që i kemi parë. Sigurisht që do të jem gjithmonë një me Kushtetutën, me qytetarët dhe ta harrojnë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjitha ata rilindas mavi e blu, vendas e të huaj, se do të dhunojnë popullin e shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Për këtë iu jap fjalën. Jam Ilir Meta o superbudallenj. Jo ju, ju jeni yje,”-tha në fjalën e tij Ilir Meta.
GREQI– Fotot e të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e Alkis Kampanos janë bërë publike nga mediat greke. Mediat i cilësojnë si grup huliganësh, mes tyre ...
GREQI– Tashmë është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për shqiptarin Roxhers Demirazi, i cili është shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Alkis...
DIVJAKË– Mijëra zogj shtegtarë nuk kanë arritur të bëjnë vizitën e tyre vjetore në bregdetin perëndimor të Shqipërisë këtë dimër. Lajmi është bërë me...