LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Më ka marrë malli të…”/ Kërkoi lirinë nga burgu, rrëfimi i Zani Çaushit, kur i forti i Çoles tregonte gjënë e p

14 Korrik 2020, 05:59 Nga DOSJA
“Më ka marrë malli të…”/ Kërkoi

TIRANË– I cilësuar si i forti i Vlorës në trazirat e ’97 Zani Caushi ka kërkuar së fundmi lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës. Kërkesa e Çaushit, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë, është depozituar para disa ditësh dhe deri tani janë mbajtur dy seanca. ABC Neës ka mësuar se kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet e tij se është rahabilituar pas kryerjes së 25 viteve burg dhe se kishte dy fëmijë të mitur.

Një personazh i njohur për drejtësinë dhe publikun shpesh herë ka dhënë intervista për median, një prej të cilave po e risjellim në vëmendje. Intervista është realizuar në vitin 2003 nga gazetari Ferdinand Dervishi ku Zani Caushi është shfaqur në një personazh krejt ndryshe me dëshira si gjithë njerëzit e zakonshëm për jetën.

Çfarë thoshte për lirinë dhe çfarë do bënte në ditën e parë pas lirimit?

Nga Ferdinand Dervishi

Zani Çaushi është një njeri i rëndë. Kjo është përshtypja e parë, nëse e ke përballë. Rreth një metër e tetëdhjetë e pesë i gjatë, me një trup që do ia kishte zili atleti më i mirë, njeriu që konsiderohet si ish-i forti i Vlorës, i bërë i njohur që në vitin 1997, reflekton shijen e një njeriu të vrazhdë dhe të fortë si shkëmb. Përsëri flet me kokën lart. Përgjigjet për gjithçka, pasi informacioni, duket, nuk i mungon.

Mban të veshur një bluzë të bardhë me krahë të shkurtra, nga ku i gufojnë muskujt me forma të rrumbullakëta edhe pse malet përreth Burrelit, ku gjendet burgu i sigurisë së lartë, janë veshur me dëborën e parë. Flet shtruar dhe qartë, deri në momentet kur objekt i pyetjeve janë të afërmit e tij të vrarë në kohën kur ai ishte mbyllur për së dyti në burg. Një çast kur fillon të humbasë logjikën dhe të akuzojë, kryesisht prokurorët dhe gjykatësit. Moment kur sytë në ngjyrë të kaltër i zvogëlohen dhe buzët i rrudhosen. Ndërkohë që ka një njeri për të cilin flet me respekt. Është Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njeriu për të cilin Myrteza Çaushi lëshon lëvdatat më të shumta për ndryshimet në Tiranë. Ndryshime të cilat i vëzhgon teksa udhëton me makinë për në gjykatë.

Cila është një ditë në burg e Zani Çaushit?

Zgjohem në mëngjes, bëj tualetin, pi ndonjë çaj apo kakao të cilën e përgatis vetë në dhomë, pastaj dal në ajrim. Aty bëj ndonjë telefon me të afërmit e shokët, luaj futboll. Kur kam qenë i vogël kam qenë një futbollist i vërtetë. Lexoj libra, shoh televizor…

Kush është momenti që të sjell më shumë kënaqësi gjatë ditës?

Kur bëj gol.

Ç’të mungon më shumë në burg?

Më ka humbur shija e jetës që bëhet jashtë mureve të burgut. Më mungon deti. Kam dëshirë të vrapoj në det. (Qesh). Nuk jam çmendur. Kam dëshirë të vrapoj në gjysmë metër ujë. Kam dëshirë të vrapoj në pyll, me ka marrë malli të shkoj njëherë pas Karaburunit.

Për kë nga të afërmit të ka marrë malli më shumë?

(Hesht një moment). Më ka marrë për njerëzit e familjes, të cilët nuk jetojnë më. Por edhe çmallem. Vijnë të më takojnë rregullisht të afërm dhe shokë.

Pas dy ditësh janë zgjedhjet lokale, kush mendon se do të fitojë?

Ata që kanë punuar. Do fitojnë socialistët. Kanë bërë shumë punë dhe kanë Edi Ramën.

E dini që ai nuk është anëtar i Partisë Socialiste?

Nuk ka rëndësi. Edhe ish-presidenti Meidani nuk ishte. Por Edi Rama është komandanti i gjithë socialistëve, pavarësisht se ndonjërit nuk i pëlqen. Ai ka punuar. Në s’jemi vend që kemi shumë para. Ato u grabitën. Pastaj nuk mund të akuzohet një njeri pse ka mbushur gropat, pse lyen pallatet, pse mbjell pemë…

Ju vetë i keni parë ndryshimet në Tiranë?

Po. Kur vij në Tiranë për gjyqet, i kam parë ndryshimet.

Ju vetë për kë e jepni votën?

Këtu nuk votojmë. Po të isha në Vlorë do të votoja për Shpëtimin. Djalë i mirë. E njoh, është mësues në shkollën pranë shtëpisë sime. Mbase shtron edhe rrugët e Çoles, lagjes sime.

Në vitin 1997 ju kemi parë në televizion kur keni dalë të votoni i veshur me kostum. Për kë votuat?

Kam votuar për Partinë Socialiste.

Ndihmove ndonjë krah politik në Vlorë në vitin 1997?

Jo. Unë kam ruajtur votat. Dikush në atë kohë ofroi një shumë të madhe të hollash që unë të lija Vlorën me qëllim që aty të vidheshin kutitë e votimit. Shifra ishte shumë e madhe. Nuk pranova.

Në vitin 1997 ju jeni shfaqur pranë Romano Prodit, ish-kryeministrit italian. U duk sikur bënit pjesë në grupin e tij të sigurimit.

Kisha dhënë fjalën se do e mbroja.

Kujt ia dhatë fjalën?

Qesh. Atyre në qeveri. Kishte njerëz të cilët jo se do guxonin ta vrisnin, por mund të qëllonin me ndonjë armë të rëndë për të bërë zhurmë. U dërgova fjalë se në rast të një veprimi të tillë do ta pësonin. Atë ditë ishin 100 mijë njerëz në shesh.

Patët rastin të bisedonit ndonjë moment me Prodin?

Jo. Ai ishte me ish-kryeministrin shqiptar, Bashkim Fino. Ne kemi siguruar edhe daljen e tij nga godina e universitetit së bashku me mikun tim Luçinanon (Afrim Rami nga Burreli) dhe rojet e karabinierët italinë. E shoqëruam rreth 15 kilometra. Kishim marrë të gjitha masat të mos ndodhte asgjë…

Si e shpëtuam tregtarin e marrë peng?

Historitë e Zani Çaushit nuk kanë të sosur. Në një moment ai përmendi se në Vlorën e vitit 1997 kishin falur dhe ndihmuar shumë njerëz.

 “Kemi shpëtuar një tregtar të cilin e kishin marrë peng bashkë më familjen dhe i kërkonin 30 mijë USD”, tregon Çaushi. Sipas tij, me këtë ngjarje ishte marrë Afrim Rami (Luçianoja) dhe disa ushtarë e oficerë të misionit italian ALBA. “Atë ditë Luçianoja më thirri duke më thënë se italianët na kishin kërkuar ndihmë, por unë isha i lodhur dhe vazhdova të flija. Ai u nis me çunat e tjerë”, fillon rrëfimin Çaushi, i cili nuk përmend emra të tjerë.

Thotë vetëm se viktima e sulmit të njërës prej bandave të shumta të Vlorës kishte qenë shtëpia e një tregtari që ndodhej pranë kampit të pionerëve. Sipas Zanit, anëtarët e bandës i ishin futur tjetrit në shtëpi, i kisnin përdhunuar vajzën 14 vjeçe dhe pasi e kishin lidhur i kishin vënë edhe një granatë në gojë. Kushti për lirimin, sipas rrëfimit të Zanit, kishte qenë pagimi i një gjobe prej 30 mijë USD, të cilat duhej të jepeshin brënda një ore.

“Në këtë kohë na u kërkua ndihmë dhe e dhamë”, vazhdon ai rrëfimin.

Sipas Zanit, Luçianoja me djemtë kishin rrethuar shtëpinë, duke shtënë në duar bandën. Më pas një oficer italian kishte çaktivizuar bombën.

“Kryetari i kësaj bande u dënua vetëm me 7 muaj burg”, përfundon Zani i revoltuar.

Danielle Steel shkrimtarja e preferuar e Myrteza Çaushit

Paksa e habitshme, por në burg Zani Çaushi ishte kthyer në një lexues të rregullt librash, madje kishte zgjedhur edhe shkrimtarin e preferuar. Ishte Danielle Steel, një shrimtare amerikane që shkruan romane me histori të ngjashme me ato të telenovelave që shfaqen kohët e fundit në televizionet kryesore shqiptare. Çaushi kishte lexuar disa libra të saj, të cilët ia dërgonin nga Vlora njerëzit e familjes.

Por një fakt interesant ishte leximi i librave të Zanit edhe nga edukatorët dhe oficerët e tjerë të shërbimit në burg.

Ata ia merrnin atij hua, me të drejtë kthimi.

Sipas Zanit, Danielle Steel i pëlqente pasi shkruante për tema prekëse, për probleme në familje, për dashurinë etj.

Marrë nga Abcnews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur zani caushi zani caushi kerkon lirine zani caushi zani caushi kerkon lirine

Sondazh

Poll

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën