LIVE UPDATES
Politike

Babai i Xhulio Prelës tregon si e ‘shitën’ shefat efektivin e vrarë për makinën e një deputeti: Jeta e djalit tim do d

23 Dhjetor 2020, 19:34 Nga DOSJA
Babai i Xhulio Prelës tregon si e ‘shitën’ shefat

TIRANË– Martin Prela mban në trup xhupin e Xhulios dhe i ulur përkrah fotografisë së tij ku i riu krenohej me uniformën e policit, i ati pret ngushëllime për vrasjen e të birit. Policët e thjeshtë dhe pedagogët e akademisë ku Xhulio synonte t’i ngjitej në supe grada e nënkomisarit ia shtrënguan dorën, por eprorët nuk e shkelën derën e hapur për mort. Se kush ishte 26-vjeçari Xhulio Prela dhe sa e donte ai policinë, Martin Prela përsërit se do të jetojë ai për ta rrëfyer.

“Nuk e pranonte të padrejtën, ja merrte mendja që ishte e drejtë dhe nuk tërhiqej, jo thoshte kjo është e drejta dhe njerëzit nuk duhet të tërhiqen nga e drejta. Po të jap një shembull , nuk e niste makinën pa vënë unë rripin, me thoshte babi duhet të bëhet edukatë është për ty për jetën tënde jo për policin”, tha babai.

Në ditën e 18 të vrasjes së të birit, Martin Prela përmend problemet me të cilat haset polici i thjeshtë duke kujtuar se si Xhulio Prela u lëviz nga komisariati i Lezhës dhe u emërua në Shkodër pas konflikteve me personazhe të lidhur me politikën .

“ E nxirrnin në detyrë dhe e shisnin eprorët, policin e shesin. Ai vetëm thoshte ka probleme në Lezhë , nuk na mbrojnë, ne ndeshemi me njerëzit kur kërkojnë rregulla ata pas pak kohe dalin na bëjnë karshillëk. Vetëm ai thoshte nga këto, njerëzit që janë të pushtetshëm, ato që sillen rreth tyre i bënin këto. Ai mua më ka thënë këtë, ka qenë një makinë e cila parkohej gabim e cila mesa dukej këta nuk kishin informacion se e përdorte deputeti, se cili deputet nuk e di dhe personi që e përdorte makinën në dobi të atij deputetin e bllokonte makinën tërë kohën. Gjatë shërbimit i tërhoqëm vëmendjen dy tre herë , pastaj ishim të detyruar i vumë fletën e gjobës. Pastaj me sa di unë ka ndërhyrë një gazetar, a në atë rast apo në një tjetër ka ndërhyrë një gazetar, ka vënë dorë, a e ka goditur apo çfarë nuk e di por mbaj mend që djali ka ardhur i mavijosur. Mund të ketë qenë në komisariat ndërhyrja e deputetit por aty për aty jo, nuk e di i cilës force politike është deputeti”, thotë ai.

Teksa hetuesit këmbëngulin se polici Xhulio u vra për motive të dobëta pas një mos marrëveshjeje për dritat, Martini ka dyshimet e tij.

“Ma merr mendja se nëqoftëse ka zot në qiell dhe nata e shenjtë e asaj nate e Shën Kollit do ta nxjerrë në dritë jetën e djalit tim, sado ta mundohen ta mbulojnë do dalë e vërteta, ditën që do zbardhet do jetë më e rëndë. Kushdo, nëse dikush është paguar, kushdo që e ka bërë, të dyja palët para meje do të jenë njëlloj, asnjëra më e lehtë, të dimë a ju patëm borxh apo na mbetën borxh”.

Për vrasjen e policit të ri , është arrestuar një i ri që nuk e pranon krimin, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Marrë nga Top-Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike martin prela vritet xhulio prela xhulio prela martin prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet