LIVE UPDATES
Art&Argëtim

DOSJA-Falcone&Borsellino, si u vranë me bomba 2 kokat e drejtësisë italiane, Palermo e ‘90 që po hedh rrënjë në Sh

2 Nëntor 2019, 17:02 Nga DOSJA
DOSJA-Falcone&Borsellino, si u vranë me bomba 2 kokat e

TIRANË– Atentat si ai i një dite më parë kanë ndodhur shumë në Shqipëri, por kur mendojmë se brenda në makinën e shënjestruar ndodhej një prokuror, mendja na çon tek Palermo i para 30 viteve, teksa mafia famëkeqe italiane ‘Cosa Nostra’ me në krye Toto (Salvatore) Riina mori jetë njerëzish të pafundmë, përfshirë këtu gjyqtarë dhe prokurorë.

Por, dy janë figurat e drejtësisë italiane që edhe sot e kësaj dite kujtohen për betimin në luftën kundër mafias dhe që gjatë karrierës së tyre të gjatë, mbyllën pas hekurave qindra kriminelë.

Ata janë Paolo Borsellino dhe Giovanni Falcone që la pas edhe një ‘amanet’ për mafian shqiptare.

Vdekja tragjike e Giovanni Falcone dhe karriera e tij si luftëtar i pakompromis kundër mafies

Gjykatësi Falcone u ekzekutua nga klani i Cosa Nostra-s, me një bombë prej gati gjysmë ton lëndë shpërthyese teksa ndodhej në makinë me gruan e tij dhe tre truprojat, më 23 maj të vitit 1992 në Siçili.

Plot pesëdhjetë kilogramë tritol bënë që makina me të cilën udhëtonte Giovanni Falcone, e shoqja Francesca Morvillo (gjithashtu prokurore) e tre burrat e grupit të shoqërimit, Antonio Montinaro, Roço Di Cillo e Vito Schifani të fluturonte në ajër pasditen e kobshme të 23 majit në orën 17 e 56 minuta, në shpatet e fshatit sicilian Capaci.

Vrasja u organizua nga i pamëshirshmi Salvatore Riina si hakmarrje për dënimet e qindra gangsterëve që kishte firmosur Falcone gjatë “Gjurmëve të Mëdha”.

Giovanni Falcone lindi në Palermo më 18 maj 1939. Pasi kreu Liceun (gjimnazin) klasik “Umberto” pati një përvojë të shkurtër pranë Akademisë Detare të Livornos. Vendosi të kthehet në qytetin e lindjes për të vazhduar Fakultetin Juridik, ku u diplomua më 1961.

Ai ishte personazh i përfolur, dhe madje shumë prej njerëzve që e urryen gjatë jetës e deshën atë pasi vdiq. Falcone ishte mjaft dyshues e i mbyllur, i vendosur e ngulmues dhe ka luftuar sy për sy e ballë për ballë, me të gjitha forcat për të arritur autonominë e tij si hetues në vijën e luftës kundër mafies.

Sot ai konsiderohet me plot kuptimin e fjalës,  simbol i luftëtarit pa kompromis, një histori që nuk duhet harruar.

Falcone ndërtoi atë që quhet “pool antimafia”, mbi modelin e ekipeve aktive të viteve 1970 kundër dukurisë së terrorizmit politik. Përveç Falcone-s në grup bënin pjesë gjykatësit Di Lello, Guarnotta, e Paolo Borsellino, i cili kishte prirë hetimin mbi vrasjen e kapitenit të karabinierëve Emanuele Basile, më 1980.

Në vitin 1988, Falcone realizoi një operacion të rëndësishëm në bashkëpunim me Rudolph Giuliani, prokuror rajonal i Neë York-ut, emërtuar “Iron Tower”, falë të cilit u goditën familjet Gambino e Inzerillo, përfshirë në trafikun e heroinës.

Në janarin e vitit 1990 Falcone zhvilloi hetimin që çoi në arrestimin e katërmbëdhjetë trafikantëve kolombianë e sicilianë, hetim që kishte zënë fill nga rrëfimet e “të penduarit” Joe Cuffaro’ i cili kishte shpalosur se anija tregtare Big John, me flamur kilian, kishte shkarkuar në janar 1988, 596 kilogramë kokainë në zonën e brigjeve të Castellammare del Golfo.

Por nuk do të vononte as dy muaj dhe mafia siçiliane do të godiste sërish. Kësaj radhe gjykatësi Paolo Borsellino do të vritej nga një autobombë në Palermo në rrugën D’Amelio dhe kjo do të ishte një nga periudhat më të errëta në historinë e Republikës Italiane.

Vrasja e Paolo Borsellinos dhe karriera e tij si gjykatësi “politikan”

57 ditë pas vrasjes së mikut të tij, Giovanni Falcone, më 19 korrik të vitit 1992. Borsellino do të eliminohej në pragun e derës me anë të një shpërthimi me eksploziv.

Sapo doli nga apartamenti i mamasë në “Via d’Angelo” në Palermo, Borsellinon e priste bomba vdekjeprurëse që i mori jetën.

Paolo Borsellino ishte gjykatësi “politikan”, në kuptimin më të pastër të fjalës. Që i ri ai ishte aktivist i organizatës sociale italiane Fuan, por kjo nuk e pengoi që të ndërtonte një miqësi me “rivalin” Falcone, i cili kishte bindje tërësisht të kundërta nga të tijat.

Karriera profesionale e Borsellinos filloi në moshën 23- vjeçare, në vitin 1963, kur ai u bë gjyqtari më i ri në Itali. Deri në vitin 1975 punoi në Mazara del Vallo dhe Monreale, ku filloi të ndiqte çështjet e para të mafies italiane së bashku me shefin e karabinierëve Emanuele Basile.

Por hovin karriera e Borsellinos do ta kishte në vitin 1980 kur iu vu në dispozicion një eskortë dhe më pas u bë zyrtarisht pjesë e antimafias, me në krye gjyqtarin Caponnetto.

Në vitet 1985-1986 Borsellino punoi së bashku me anëtarët e tjerë të grupit për të përgatitur Maksi-Procesin, i cili i zhvilluar në vitet 1986 deri në vitin 1992 çoi prapa hekurave 342 mafiozë.

Ai lidhi miqësi jete me Falconen dhe të dy ndanin shumë kohë bashkë, si në punë ashtu edhe në jetën private. Sipas dëshmisë së vëllait të Borsellinos, ata të dy kishin mënyrën e tyre të të përshëndeturit: Falcone me grusht, ndërsa Borsellino me përshëndetjen romane.

Për vrasjen e dy gjyqtarëve, u mblodh Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili doli me një rezolutë ku kërkonte forcimin e përkushtimit të grupit të punës italiano-amerikan, pjesëtar i të cilit ishte Falcone. S’do të vononte shumë kohë dhe në pranga do të binte Toto Riina, truri i shumë vrasjeve mafioze në Palermo.

Ai vdiq më 17 nëntor 2017 dhe një nga shoqëruesit e Riinas dëshmoi se ishte ai personi që e kishte shpërthyer eksplozivin e vënë për gjykatësin Falcone.

Sot, 27 vite pas dy ngjarjeve më të bujshme që tronditën Palermon, historia e Falcones dhe Borsellinos ka mbetur për italianët një frymëzim për të vendosur drejtësi por mbi të gjitha që gjithçka që bënë dy gjykatësit e përbetuar kundër mafies të mbeten të paharruara.

Ata ofruan shembullin e vetësakrifikimit në emër të drejtësisë dhe sot ne shqiptarëve na erdhi ndër mend, vetëm kur një ditë më parë u tentua të vritej një prokuror, Arjan Ndoja.

Aeroporti i Palermos është i njohur edhe me emrin “Aeroporti Falcone-Borsellino” në nderim të Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos. Aty gjendet gjithashtu edhe një memorial i ndërtuar nga një skulptor, Tommaso Geraci.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur atentat prokurorit arjan ndoja ekzekutimi i paolo borsellino ekzkutimi i giovanni falcone salvatore riina toto riina atentat prokurorit arjan ndoja ekzekutimi i paolo borsellino ekzkutimi i giovanni falcone salvatore riina toto riina


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet