LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllja nga COVID, baret dhe restorantet paralajmërojnë protesta

21 Nëntor 2020, 06:35 Nga DOSJA
Mbyllja nga COVID, baret dhe restorantet paralajmërojnë protesta

Pesha e sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor në ekonomi është 2,4%. Në këtë sektor sigurojnë jetesën rreth 56 mijë persona. Baret dhe restorantet kanë një kontribut të rëndësishëm në këtë segment. Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit.

Frekuentimi në bare dhe restorante në këtë periudhë shënoi rënie, çka solli reduktim 40% të xhiros për këtë shërbim sipas përfaqësuesit të Shoqatës, Enri Jahaj.

“Edhe pse institucionet shtetërore shpeshherë kanë deklaruar për rrezikun e infektimit gjatë mbrëmjes, nëpër bare dhe restorante, aktualisht pas orës 20:00 në këto njësi, në zonën e ish-Bllokut dhe vende të tjera të Tiranës nuk ka asnjë klient. Njerëzit janë të frikësuar nga infektimi, ndërsa për shumë të tjerë të ardhurat janë reduktuar nga humbja e punës. Shumë biznese po mbyllin aktivitetin, sidomos baret dhe restorantet familjare. Klubet e natës kanë falimentuar, ndërsa taksat dhe detyrimet për ta nuk kanë ndryshuar”.

Parashikimet e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve për një “lockdown” të dytë janë për falimentim të 30% të strukturave të këtij shërbimi në Shqipëri. Enri Jahaj paralajmëron nisjen e protestave, nëse ata nuk do të mbështeten financiarisht nga qeveria.

“Nëse bëjmë retrospektivë, duke parë situatën e infektimeve në fillimet e pandemisë ishim të parët që propozuam mbylljen e bareve dhe kur doli vendimi i muajit mars, rezultonte se gjysma e bizneseve ishin mbyllur. Nga ana tjetër, shumë biznese ende nuk kanë përfituar ndihmën financiare të premtuar nga qeveria, madje shumë prej tyre iu është refuzuar aplikimi për arsye nga më absurdet. Kur ne kërkonim hapjen dhe lehtësimin e masave, ishim të fundit që u dëgjuam dhe përgjigjja që na erdhi nga institucionet ishte, se qeveria ka bërë këtë dhe atë për tërmetin dhe pagat e luftës.

Propagandë, e asnjë zgjidhje. Në kushtet ku po bëjmë biznes, një kufizim pa asnjë lloj ndihme do të ishte katastrofik për të gjithë biznesin HoReCa, duke mos na dhënë asnjë lloj zgjidhje tjetër, përveç daljes në rrugë dhe kërkimit të të drejtave për investimet tona, që të kemi sadopak dinjitet ne dhe stafi ynë”.

Dëmet e COVID-19 tek industria e eventeve

Pavarësisht se në strukturën e ekonomisë, pesha që zë sektori i artit, argëtimit dhe çlodhjes është më e ulëta, rreth 1%, dëmi parashikohet të jetë i lartë për ekonominë, pasi sektorit i janë pezulluar eventet dhe festat e fundvitit. Aktualisht, më të prekurit nga kjo situatë janë kompanitë që merren me organizimin e eventeve. Ndryshe nga sa shpresuan këta operatorë, edhe pas hapjes së ekonomisë, qeveria ende vazhdon të ketë në fuqi vendimin për mosmbajtjen e tyre. Përfaqësuesi i “Geraldina Sposa”, një ndër kompanitë më të mëdha në vend për eventet, Armand Peza, tha për “Monitor” se humbjet monetare për industrinë në tërësi deri tani llogariten 400 mln euro. Sipas tij, dëmet janë shkaktuar nga pezullimi i dasmave, festave familjare në ambiente të mbyllura, mbrëmjeve gala të promocionit që zhvillojnë korporatat, panaireve, ekspozitave, mosfunksionimi i protokollit të shtetit etj. (në këtë periudhë janë mbajtur vetëm festat e ditëlindjeve, kur zhvillohen në ambiente të hapura). Z. Peza parashikon që humbjet të rriten për shkak të moslejimit të festave për fundvit.

Drejtori i “Balkan Film Market”, Andamion Murataj, e konsideron vendimin për pezullimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike pa mbështetje financiare, si bumerang për vetë shtetin. “Sektori i artit dhe i kulturës është pjesë integrale e atyre që quhen kreative të industrisë. P.sh., bumi i koncerteve dhe festivaleve të verës lidhet me fluksin e turistëve në plazhe. Sezoni teatror i vjeshtës dhe ekspozitat për periudhën shtator deri për Vitin e Ri lidhet me kthimin e studentëve dhe qytetareve në qytete. Pra arteriet kryesore të ekonomisë shqiptare do të ndikohen rrënjësisht nga mbyllja e vendit. E rëndësishme është të kuptohet se qeveria, duke mos hedhur investime ekstra në industrinë krijuese, siç po ndodh në çdo vend, në fund do të paguajë kosto të lartë, pasi edhe bumerangu do të jetë më i lartë. Në shtete si Italia, Greqia, Kroacia, etj., nuk është se qeveria e do më shumë artin dhe kulturën që po hedh para me tepri në këta sektorë, thjesht po lehtëson koston financiare që do të paguajë më pas. Pikërisht kjo nuk po arrihet të kuptohet te ne. Nëse mbyllen bizneset e lidhura me artin dhe kulturën, si mungesë e mbështetjes qeveritare, kostoja është e shumëfishtë, se jo vetëm tkurr ekonominë, rrit papunësinë, por do të rrisë edhe koston që duhet të paguajë qeveria për këta të papunë. Si rezultat do të rritet krimi dhe emigracioni, kostot e të cilave janë përmbytëse për nivelin ekonomik që ndodhet vendi”.

MONITOR

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet baret dhe restorantet ne proteste baret dhe restorantet ne proteste

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet