Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
VLORË -Emisioni “Stop” ka udhëtuar këtë të premte drejt qytetit të Vlorës, për një problem të qytetarit Aleksandër Duka, i cili është dhe autori i shumë prej pjesëve humoristike të parodistëve të Vlorës.
Aleksandri tregon, se prej 35 vitesh është punonjës në arsim dhe prej 7 vitesh ishte drejtor në shkollën “Ibrahim Kushta”. Ai shton se gjithë këto vite nuk kishte marrë as vërejtjen më të vogël. Por gjithçka nisi me urdhrin e ZVA Vlorë për emërimin e një mësueseje, për të cilën ZVA kërkoi, që të bëhej me kontratë pa afat, por këtë gjë nuk e bën dot drejtori.
Në këto kushte Aleksandër Duka i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe kjo e fundit i jep të drejtë. Drejtoresha e ZVA Vlorë, Alma Bakiu, pranon, se kjo është e drejta e drejtorit, por nuk jep shpjegim për largimin e këtij të fundit dhe kontrollin, që ka ushtruar në shkollë, duke ndërprerë edhe mësimin.
Gazetarja: Po ju drejtorit, pse i keni kërkuar për emërimin e një mësueseje, që ta mbante me vendim? Nëpërmjet kësaj shkresës…
Drejtoresha: Deklarimin e bënte drejtori i shkollës.
Gazetarja: Ju pse ia keni kërkuar? Me këtë shkresë, që nuk mbështetet në asnjë ligj, në asnjë nen.
Drejtoresha: Jeni duke e interpretuar gabim atë, që keni në dorë.
Gazetarja: Nëse ti më thua, që ka një nen, apo ligj këtu…
Drejtoresha: Jeni duke e interpretuar gabim, zonjë.
Gazetarja: Pse?
Drejtoresha: Sepse udhëzimi 13 është shumë i qartë. Nëse një vend përcaktohet si vend i lirë, i lënë nga një mësues, që është larguar për arsye të tij, atëherë mësuesi, që e merr atë vend të lirë, gëzon të drejtën, për të patur një afat të pacaktuar. Është e para në portal dhe i takonte me ligj.
Gazetarja: Pse nuk ia keni arsyetuar drejtorit me ligj?
Drejtoresha: Ia kemi arsyetuar drejtorit me ligj.
Gazetarja: Ku?
Drejtoresha: Drejtori mund t’ju ketë paraqitur një prej shkresave të shumta, që ne i kemi bërë.
Gazetarja: Atëherë, pse Ministria nuk ju ka dhënë juve të drejtë, po ia ka dhënë drejtorit?
Drejtoresha: Ministria i ka dhënë të drejtë drejtorit?
Gazetarja: Po!
Drejtoresha: Po, pra. Është kompetencë e drejtorit, për ta bërë këtë gjë, jo e imja.
Gazetarja: Po ju, pse e keni nisur shkresën?
Drejtoresha: Sepse drejtori ka kërkuar hollësira.
Gazetarja: Nuk ka qenë një urdhër, që i keni bërë drejtorit, për ta mbajtur mësuesen?
Drejtoresha: Nuk është urdhër. Po ta interpretosh ligjërisht, mund ta kuptosh, që është kompetencë e drejtorit, për ta përcaktuar këtë gjë.
Nga ana tjetër drejtori i shkollës Aleksandër Duka tregon se drejtoresha e ZVA ka kryer dhe shkelje të tjera, duke nxjerrë të gjithë nxënësit nga klasat dhe ka bërë kontroll të jashtëligjshëm.
Gazetarja: Tani pyetja e fundit, që kam në lidhje me këtë shkollë, është që ju keni bërë një kontroll në atë shkollë, apo jo?
Drejtoresha: Unë? Jo!
Gazetarja: Nuk keni shkuar ju?
Drejtoresha: Kam shkuar, por nuk është kontroll ai.
Gazetarja: Çfarë?
Drejtoresha: Është monitorim.
Gazetarja: Po, monitorim. Si bëhet monitorimi, sipas jush?
Drejtoresha: Me një platformë të paralajmëruar dhe duke iu përmbajtur zërave të platformës.
Gazetarja: Që do të thotë, që ju i nxirrni nxënësit nga mësimi?
Drejtoresha: Jo, jo! Asgjë të vërtetë nga këto, nuk ka.
Gazetarja: Nuk ka asgjë të vërtetë? As që i bëni gjyqin drejtorit në sy të mësuesve?
Drejtoresha: Jo!
Gazetarja: Nuk ia keni bërë?
Drejtoresha: Jo! Asnjë lloj gjyqi! Ka qenë pushimi i gjatë, ndërkohë që unë kam folur me mësuesit.
Gazetarja: Sa kohë i keni mbajtur aty?
Drejtoresha: Vetëm 10 minuta.
Nga ana tjetër, lidhur me këtë rast Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, shprehet, se kjo nuk duhet bërë për asnjë arsye, pasi cenon mbarëvajtjen e procesit mësimor. Pas Ankesës së ZVA në DRAP Fier, është ngritur një grup inspektimi, ku për 7 orë janë kontrolluar dokumentet.
Marrë nga: tvklan
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SARANDË- 10 mësues, 5 sanitare dhe roja e shkollës në shkollën 9-vjeçare, “9 tetori”, në Sarandë janë infektuar me koronavirus.Burime për Dosja.al ...
KORÇË-Mbrëmjen e sotme një shtëpi dy katëshe në Korçë është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në një shtëpi dykatëshe në afërsi të muzeut...
SPANJË– Një shqiptar është ekzekutuar sot në një zonë rezidenciale në rrugën León Febres-Cordero, sektori La Aurora të Spanjës. Sipas mediave të huaj...
VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin ë Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas një telefonate që ka mbërritur ...
SHQIPËRI- Departamenti i Administratës Publike, nisur nga situata e Covid-19 u ka kërkuar institucioneve të përgatisin listat e nëpunësve që do të zhvilloj...
TIRANË– Nëse vuani nga sëmundje reumatizmale atëherë duhet të jenë të qetë pasi nuk riskoni që të keni më shumë komplikacione nëse infektoheni me CO...
BILISHT– Ëngjëllush Bici, është 28-vjeçari nga Bilishti i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Korçës, pasi ky i fundit falsifikonte anali...
SARANDË- Bajram Tusha, 72-vjeçari, i cili disa ditë më parë është liruar nga burgu ka treguar historinë e tij në lidhje me 17-vjeçaren. Barja...
Situata e Koronavirusit në Shqipëri, po përkeqësohet dita-ditës. Në 24 orët e fundit u rregjistrua një tjetër rekord i rasteve të reja me koronavirus e po ashtu...
ITALI– Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane, pasi këto të fundit e kanë kapur me me 31 kilogramë drogë, brendqa bane...