LIVE UPDATES
Politike

Mbyllet votimi, Gjiknuri: Komisionerët të mos intimidohen

6 Mars 2022, 18:28 Nga DOSJA
Mbyllet votimi, Gjiknuri: Komisionerët të mos intimidohen

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka deklaruar se procesi i votimit sot shkoi mirë. Në një deklaratë për mbylljes së procesit të votimit, Gjiknuri ka deklaruar se PS-ja është e kënaqur nga ecuria e procesit të votimit duke shtuar se prisnin një pjesëmarrje më të lartë. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje komisionerëve që të mos intimidohen nga asnjë parti politike por të ushtrojnë detyren e tyre deri në fund.

“Gjithçka shkoi mirë me pak probleme për shkak të problemeve natyrore. Jemi në stinën e dimrit, dua të falenderoj administratën zgjedhore për mbështetjen dhe ndjekjen e këtij procesi, edhe ato komisionerë që bënë gjithçka për të ushtruar detyrën e tyre, ku ka pasur shumë borë. PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, po i kuptojmë se s’ishte motivimi si në zgjedhjet e përgjithshme apo kushtet atmosferike, askush nuk u pengua në ushtrimin e të drejtës së votës. Dua të bëj thirrje komisionerëve gjithçka duhet dhe do të shkojë sipas ligjit, të ushtrojnë detyrën deri në fund të mos intimidohen nga partitë politike dhe as të ndjekin udhëzimet e partive politike, shpresojmë të kemi rezultatet e Vorës,” tha Gjiknuri.

Fjala e Plotë e Gjiknurit:

Mirëmbrëma të gjithëve, Ju falenderojë që keni qëndruar gjatë gjithë ditës së sotme në selinë e Partisë Socialiste; Unë jam këtu për të përcjellë mesazhin në emër të Partisë Socialiste, për mbështetjen e të gjithë administratës zgjedhore për të gjithë këtë proces të rregullt dhe në përputhje me ligjin, në një ditë krejt normale të ushtrimit të demokracisë. Siç edhe ju e keni ndjekur dhe të gjithë shqiptarët e kanë ndjekur, procesi ka shkuar më së miri, me pak probleme për shkak edhe të kushteve të vështira natyrore, pasi jemi në fund të stinës së dimrit dhe disa probleme edhe priteshin, e rëndësishme është që procesi në përgjithësi ka shkuar siç duhej, qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre dhe nuk kemi pasur asnjë problem serioz përsa i përket administrimit zgjedhor. Unë dua të falenderojë të gjithë administratën zgjedhore, të gjithë përfaqësuesit e partive politike për mbështetjen dhe ndjekjen e këtij procesi, për mirëadministrimin e këtij procesi, edhe nga ata komisionerë që bënë gjithçka për të ushtruar detyrën e tyre, siç ishte rasti i disa fshatrave në Shkodër ku në pamundësi për të shkuar dhe ushtruar detyrën, pasi mbetën në mes të rrugës, në borë, treguan një vullnet të palëkundur që ky proces të shkonte ashtu siç duhej deri në fund.

Partia Socialiste është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi; natyrshëm prisnim një pjesëmarrje më të lartë, por duhet të kuptojmë se jemi në kushte të vështira atmosferike dhe këto zgjedhje nuk e kishin mbase atë motivimin siç ishin zgjedhjet e përgjithshme, ku kishin edhe shumë kandidatë nga të gjitha partitë; por një gjë dua të theksoj se e rëndësishme është që të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre dhe asnjë njeri nuk u pengua në ushtrimin e të drejtës së votes; qytetarët e të 6 bashkive do të kenë mundësi shumë shpejt të mësojnë drejtuesin e bashkive respektive, kështu që unë në emër të Partis Socialiste dua të shpreh mirënjohje për të gjithë dhe nga ana tjetër dua t’iu bëjë një thirrje të gjithë komisionerëve, të gjithë administratës zgjedhore, gjithçka është dhe duhet të shkojë sipas ligjit, gjithçka do të shkojë sipas ligjit; unë u kërkoj atyre të ushtrojnë detyrën deri në fund, të mos intimidohen nga deklarata politike, sepse natyshëm kur nisin dalin rezultatet e kutive të para, fillon dhe projektohet rezultati; megjithatë komisionerët nuk duhen të “tuten” dhe as të ndjekin udhëzimet e partive, por të vazhdojnë procesin e numërimit deri në fund.

Shpresoj që shumë shpejt të kemi edhe rezultatet e Bashkisë Vorë, sepse aty është ushtruar votimi elektronik dhe shumë shpejt rezultati do të bëhet publik për të gjithë qytetarët; një risi e mirë që na tregon se përdorimi i teknologjisë ka sjellë anë pozitive në këtë proces; ashtu siç ishte edhe identifikimi elektronik i zgjedhësve që u aplikua për herë të parë në vitin 2021, një kërkesë e plotësuar nga mazhoranca, kërkesë e Partisë Demokratike në atë kohë, një kusht i rëndësishëm për Reformën Zgjedhore, që dha rezultat dhe eleminoi çdo lloj dyshimi për votim të shumëfishtë apo votim fiktiv, siç kanë qenë dikur tek-tuk pretendimet më parë. Mua nuk më mbetet gjë tjetër, vetëm edhe njëherë ti bëj thirrje të gjithë administratës zgjedhore, që këtë proces të nisur më së miri ta çojnë atë deri në fund dhe ne shumë shpejt të kemi rezultatet zgjedhore, siç ka vendosur populli. Ne besojmë si Parti Socialiste që do të kemi rezultat pozitiv, rezultat që na çon fitues, megjithatë unë nuk dua të flas para kohe, unë respektoj vendimet e institucioneve dhe respektoj votën e popullit, derisa të numërohet edhe vota e fundit. Këtë kisha si deklaratë, tani jam i hapur nëse ka ndonjë pyetje.

Pyetje: Z.Gjiknuri sot ka pasur probleme në Bashkinë e Vorës për sa i përket pjesëmarrjes së komisionerëve për të realizuar detyrat që u ngarkon Kodi Zgjedhor. Ka patur qendra votimi me 5 komisionerë, ka pasur qendra votimi me 4 komisionerë. Pyetja e parë është sa e cënon kjo procesin e votimit dhe ligjshmërinë e tij, meqenëse formula në Kodin Zgjedhor thotë që komisioni përbëhet nga 7 anëtarë dhe e dyta si do ta adresoni ju detyrimin ligjor që duhet të kenë komisionerët në rastet kur nuk paraqiten në detyrë?

Gjiknuri: Faleminderit që ma bëni këtë pyetje, e para fatkeqësisht mua më vjen keq që është krijuar një “tollovi” e kotë politike për sa i përket pretendimeve se komisionerët nuk u lejuan të ushtronin detyrën dhe ky pretendim erdhi nga një fraksion i opozitës dhe jo nga e gjithë opozita. Siç është bërë me dije dhe nga vetë KQZ që e ka sqaruar shumë mirë, por që dhe unë dua ta përforcoj duke referuar edhe ligjin zgjedhor, komisionerët emërohen sipas një procedure që e ka përcaktuar ligji; që të jesh komisioner duhet të jesh banor i bashkisë përkatëse; pra çdo shtetas shqiptar i propozuar nga secila parti, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të jetë banor i asaj zone. Nëse partia nuk është në gjendje të gjejë banorë të asaj zone, atëherë kjo nuk e pengon procesin zgjedhor. Duhet të dini që në vitin 2012, madje me insistim të Partisë Demokratike në atë kohë në pushtet, është kërkuar që të gjendeshin mekanizma zhbllokues për procesin e votimit dhe një nga mekanizmat zhbllokues që është përcaktuar në Kod, është që procesi i votimit vazhdon edhe kur janë apo nuk janë shtatë anëtarë. Edhe kur nuk ka kourum, konstatohet mungesa e kuorumit dhe kur nuk zëvendësohet brenda një periudhe kohore, procesi vijon rregullisht.
Megjithatë, në rastin në fjalë, kemi pasur kuorum të plotë dhe komisionet kanë funksionuar normalisht. Madje Partia Demokratike ushtroi të drejtën e saj të ankimit në KQZ dhe aty u dha një zgjidhje çështjes së sekretarëve, të cilët funksionuan gjatë gjithë kohës në komisionet përkatëse. Dua të them se procesi i votimit në Vorë ka qenë një proces votimi elektronik, komisionerët kanë pasur rol krejt formal të hapjes dhe mbylljes së procesit të votimit pasi gjithçka është e automatizuar, që nga momenti i identifikimit të zgjedhësit, deri në momentin e votimit në ekranin përkatës.

Janë pretendime të kota të Partisë Demokratike. Më vjen keq që PD është katandisur deri në pikën që nuk gjen dot komisionerë. Janë sherrnajat e tyre të brendshme dhe unë nuk dua të bëj politikë sot. Referuar pyetjes se çfarë mësimesh nxjerrim nga ky fakt, unë mendoj se ka ardhur momenti që në reformën e pritshme zgjedhore, ne t’i mëshojmë asaj pike, që ka qenë rekomandim i kahershëm i OSBE/ODIHR: depolitizimi i komisioneve zgjedhore. Ky është një shembull konkret. Kur partitë kanë probleme dhe nuk gjejnë komisionerë apo i kanë të politizuar, që i urdhërojnë ata politikisht, mund të sjellin ndotje të procesit, por jo pengim të procesit. Ligji zgjedhor është shumë i qartë. Procesi zgjedhor nuk mund të pengohet. Komisionerët kanë qenë aty, bashkë me kuorumin e nevojshëm, siç e kërkon ligji. E theksoj, në Vorë procesi i votimit ka qenë elektronik, ku komisionerët kanë një rol thuajse minimal.

Pyetje: U shprehët i zhgënjyer me pjesëmarrjen në votime, e cila në fakt e krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021, është gati 10% më e ulët. Si e komentoni këtë rënie të pjesëmarrjes, ka një zhgënjim nga partia në qeveri, ka probleme të opozitës, është forcuar elektorati gri i mospjesëmarrjes?

Gjiknuri: Së pari, unë mendoj se janë disa faktorë. Për të nxjerrë konkluzione në lidhje me pakënaqësinë për një apo disa parti, kjo mbetet për t’u parë nga rezultati. Koha bën të vetën. Jo më kot Kodi Zgjedhor ka parashikuar periudhat zgjedhore. Në Kodin Zgjedhor ne kemi parashikuar pranverën dhe vjeshtën për zgjedhje të rregullta, sepse pjesëmarrja është më e mundshme për shkak të kushteve atmosferike. Në rastin në fjalë, ka pasur edhe reshje të dendura të borës në disa zona të Shqipërisë. Moti sot nuk ka qenë inkurajues. E dyta, nuk duhet ta fshehim, këto zgjedhje mbase nuk e kishin atë rëndësi. Në zgjedhjet e vitit 2021, kishte shumë kandidatë dhe të gjithë kandidatët operonin në terren për të gjetur vota.

Së treti, përçarja e opozitës, mendoj unë, është një element që ka dekurajuar një pjesë të elektoratit. Përçarja e opozitës është një fenomen që ne nuk duhet ta neglizhojmë, sepse ka një ndryshim të dinamikës elektorale, gjë që duhet ta analizojmë pas daljes së rezultatit.
Unë mendoj se duke mbledhur gjithë këto faktorë së bashku, përsëri pjesëmarrja është e kënaqshme nga qytetarët shqiptarë, për kushtet që jemi dhe me këtë dinamikë të krijuar, sidomos me përçarjen e opozitës. Pas një viti ne do të kemi zgjedhje përsëri dhe mbase një pjesë e qytetarëve kanë menduar ta shprehin vullnetin pas një viti, kur të bëhen zgjedhje vendore në të gjithë Shqipërinë. Unë kështu mendoj. Megjithatë duhet të presim rezultatin. Unë jam i bindur se nuk ka aspak tërheqje apo zhgënjim nga mbështetja për Partinë Socialiste. Do ta shohim se problemi më shumë është në kampin kundërshtar ku kacafytja e tyre po merr përmasa tragji-komike, por që unë s’dua ti komentoj sot.

Pyetje: Z.Gjiknuri, a do ta njohin kandidatët e Partisë Socialiste rezultatin?

Gjiknuri: Partia Socialiste gjithmonë i ka pranuar zgjedhjet. Ne nuk jemi nga ajo parti që themi: humbëm se na vodhën zgjedhjet apo nuk pranojmë zgjedhjet. Për më tepër jemi parti në pushtet dhe kjo gjë as nuk duhet të shkojë nëpër mend. I garantoj të gjithë që Partia Socialise do të pranojë çdo lloj rezultati sido që të jetë ai. E shfrytëzoj këtë rast, meqë mu bë kjo pyetje, që të gjitha partitë të pranojnë rezultatin. Po ka një gjë që e prish klimën e zgjedhjeve në Shqipëri, është mos pranimi i rezultatit. Të gjithë e patë që procesi zgjedhor ishte shumë i qetë. Ka pasur mundësi monitorimi nga të gjitha anët. Mediat kanë qenë aty, të gjithë vëzhguesit kanë qenë aty. Madje kemi parë sot dhe ambasadorë të shkojnë nëpër qendra votimi. Pra, procesi i votimit ka qenë nën shumë sy. Nuk besoj se dikush duhet ta vërë në diskutim rregullsinë e këtij procesi. Nëse kanë probleme politike me rezultatin, ata nuk kanë pse t’ia hedhin procesit zgjedhor, por ti kërkojnë shkaqet diku tjetër. Faleminderit!

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 damian gjiknuri zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën