LIVE UPDATES
Bota

Mbrojtja e ish-krerëve të OVL-UÇK kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

8 Shtator 2021, 11:46 Nga DOSJA
Mbrojtja e ish-krerëve të OVL-UÇK kundërshton vendimin e

HAGË- Konferenca përgatitore për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së po mbahet ditën e sotme në Hage. KosovaPress shkruan se në seancën e sotmë avokatët e ish-krerëve, ka kërkuar nga trupi gjykues që të shqyrtojë edhe njëherë këtë çështje, si dhe ka deklaruar që do të bëjnë edhe parashtrimet me shkrim. Ndër të tjera, në seancën e sotme, mbrojtja ka paraqitur kundërshtimet për veprat penale dhe format e përgjegjësisë, sa i përket vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Ne nuk pranojmë paragrafët 43.44,45 dhe 46, sepse është interpretim pa ndonjë bazë nga gjykatësi i procedurës paraprake, paragrafin 50 në veçanti nuk e pranojmë këtë paragraf. Gjykatësi i procedurës paraprake ka sugjeruar se kryesit kanë ditur ose duhet të kenë pasur arsye për të ditur, pra ai paraqet një alternativë, se po zbulonte identitetin apo të dhënat personale të personave të mbrojtur. Edhe këtu ne parashtrojmë se në funksion të nenit 392, 2 dhe 3, për pikën një kryesit duhet të kenë pasur dijeni, ky është kushti, që po nxjerrin identitetin dhe të dhënat personale, edhe këtu ne paraqesim qëndrimin tonë se baza për këtë është vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës, trupi gjykues atëherë vërente se për të shkelur identitetin e dëshmitarit të mbrojtur, kryesit duhet të kishte pasur dijeni për ekzistencën e urdhrit dhe përmbajtjen e tij. Urdhri dhe përmbajtja e urdhrit në këtë rast që mbron identitetin dhe të dhënat personale ishte një urdhër i cili vendoste për mbrojtjen e të dhënave, në mungesë të kësaj dijeni, kryesi në këtë rast u shpall jo fajtor”, ka thënë avokati Jonathan Elystan Rees.

Rees, i cili mbron ish-kreun e OVL të UÇK-së Hysni Gucatin, ka thënë se nuk e pranojnë analizën e bërë nga gjykatësi i procedurës paraprake.

“Gjykatësi i procedurës paraprake flet për veprën e hakmarrjes ku gjithashtu flet edhe për synimin e hakmarrjes kundër personave, të cilët i japin informacion policisë e të tjerë. Në lidhje me paragrafin 52 gjykatësi i procedurës paraprake nuk përmend elementin që duhet vërtetuar që është synimi i hakmarrjes për dhënien e informacioneve të vërteta, paragrafi 53 nuk pranohet nga ne, është interpretim që bëhet nga gjykatësi i procedurës paraprake pa ndonjë bazë apo autoritet”, tha Rees.

Ndërsa mbrojtja e Nasim Haradinajt, Tobby Cadman ka kërkuar nga trupi gjykues që të shqyrtojë edhe njëherë këtë çështje.

“Gjykatësi i procedurës paraprake ka bërë një interpretim goxha të gjerë, do të donim ta ftonim trupin gjykues që ta shqyrtonte nga e para këtë çështje, ne do të ju japim parashtrimet me shkrim”, ka thënë ai.

E sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të akuzuarit kanë frikësuar dëshmitarët përmes paraqitjeve të tyre në konferenca për media vitin e kaluar.

“ZPS pretendon se ajo që ka kanë bërë të akuzuarit është që kanë shpërndarë informacion konfidenciale, kanë deklaruar se qëllimi i tyre që të shpërndarë këtë informacion është që të pengonin procedurën dhe kanë nxitur edhe publikun, që e kanë pasur qasje në këtë informacion si dhe punonjës të shtypit që të shpërndajnë më tej edhe të publikojnë këtë informacion. Pastaj në përmbajtjen e paketës së parë dhe të tretë, pjesë të këtyre janë shpërndarë, pra sa i takon pengimit specifik ne kemi ngritur pretendimin në tre pjesë, dëshmitarët janë frikësuar nga ajo që kanë bërë të akuzuarit, aftësia e ZPS-së për t’i hetuar dhe proceduar penalisht këto krime u rrezikua dhe burimet e ZPS-së u devijuan”, ka thënë prokurori.

Në konferencën e sotme përgatitore u bë e ditur se në paragrafin 97 të dosjes paragjyqësore të Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet që veprimet e të akuzuarve janë kryer me anë të kërcënimeve serioze ndaj ZPS-së dhe indirekt kërcënime ndaj dëshmitarëve dhe anëtarëve të stafit gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare.

“A mund të na shpjegoni se nëse pretendoni që ka anëtarë konkret tuaj, të stafit tuaj që janë kërcënuar konkretisht nga një apo dy të akuzuarit, nëse po, cilat nga veprime përbëjnë kërcënime të rënda ndaj stafit të ZPS-së”, ka pyetur gjyqtari ZPS-në.

Lidhur me këtë, prokurori ka thënë se veprimet e Gucatit dhe Haradinajt vitin e kaluar, kanë pasur efekt në Zyrën e Prokurorit të Specializuar duke penguar zyrtarët të kryejnë detyrën e tyre.

Kërcënime të pretenduara drejtuar dëshmitarëve sipas kuptimit të dispozitës, fakti është që ka pasur efekt në zyrën tonë, nuk ka asnjë zyrtar në zyrën tonë që të jetë penguar ndryshe nga të tjerat, por pasoja e sjelljes së tyre ka penguar personat në kryerjen e punëve të tyre. Andaj edhe ne, nuk kemi akuzuar ndonjë person me emër, por kemi thënë që ka penguar personat në kryerjen e detyrës zyrtare. Mënyra si e ka penguar është se dëshmitarët janë frikësuar dhe mundësia jonë për të hetuar efektivisht krimet është penguar nga ky frikësim dhe burimet janë drejtuar për të trajtuar pasojat konkrete dhe të mundshme të dëshmitarëve, pra kjo është mënyra se si ne themi që janë penguar në bazë të pikave 1 dhe 2”, ka thënë prokurori.

Për dallim nga ish-kreu i OVL-UÇK, ish-nënkryetari Nasim Haradinaj nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj tobby cadman hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj tobby cadman

Sondazh

Poll
Bota 8 Shtator 2021, 10:31

Vitia: Nuk ka lirim të masave në Kosovë

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka thënë se nuk do të ketë lirim të masave anti-Covid. Gazeta Ekspress shkruan se nuk do të ketë lir...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet