LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Mbreti Zog për “France-soir” më 1945: Unë jam një pasardhës i një familje të madhe dhe jo një druvar

27 Tetor 2019, 10:12 Nga DOSJA
Mbreti Zog për “France-soir” më 1945: Unë jam

FRANCË- “France-soir” ka botuar, të premten e 21 shtatorit 1945, në ballinë, rrëfimin ekskluziv të mbretit Zog me korrespondentin e saj special në Londër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Në prag të diskutimeve në Londër

“Unë jam ende mbret i Shqipërisë”, tha Zogu I… pavarësisht se tetë shqiptarë në Angli i kërkuan që të hiqte dorë nga froni !

Kur mbreti Zog I shëtit në Londër me në krah mbretëreshën Geraldinë, “engjëjt e tyre kujdestarë” nuk i lënë të humbin gjurmë. Këtu, mbreti dhe mbretëresha e Shqipërisë vizitojnë Bond Street-in, “rrugën e paqes” londineze. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.

Nga korrespodenti ynë special Jacques Pécheral)

 Londër, 20 shtator.

 Konferenca e të Pestëve po merret aktualisht me fatin e Shqipërisë.

 Por duket se askush nuk interesohet më për atë i cili, deri në pushtimin e këtij vendi nga trupat italiane, të Premten e Shenjtë të 1939, ishte mbret i Shqipërisë. Ai quhej Zogu I ; ai u martua me një konteshë të re hungareze, Geraldinë Apponyi, nëna e së cilës u martua në Nice me kolonelin francez Giraud.

 Mbretëresha e re sapo kishte lindur një princ të vogël. Pas disa orësh, e gjithë familja mbretërore duhej të linte pallatin e Tiranës dhe, përmes shtigjeve të vështira nëpër male të mbuluara nga dëbora, arriti në kufirin grek.

 Që atëherë, është folur pak për Zogun I. Por ai ende e konsideron veten sundimtar legjitim të Shqipërisë.

Dorëzoni xhevahirët e kurorës !

“Unë jam një pasardhës i një familje të madhe dhe jo një druvar, siç është thënë.”, tha Mbreti Zog, të cilin e kam parë në Londër. “Nuk mbërrita në Angli duke pasur në valixhet e mia xhevahirë të një shume prej dy milion paundësh… Asnjë grua nuk bëri vetëvrasje për mua në Tiranë në shkallët e Monumentit të dëshmorëve…”

 Këto tre pikat janë veçanërisht të rëndësishme për Zogun I, ish-mbretin e  Shqipërisë, i cili jeton në Britaninë e Madhe që nga viti 1941. Aq të rëndësishme janë sa që një gazetë javore angleze, e cila pohoi dikur të kundërtën, mbreti Zog e paditi në gjykatë dhe fitoi ndaj saj.

 Ish-mbreti i Shqipërisë ka një shqetësim tjetër : nga të gjithë sovranët në mërgim, ai është i vetmi për të cilin janë kujdesur më pak. Megjithatë, në dy raste, bashkatdhetarët e tij, të cilët gjithashtu jetojnë në Britaninë e Madhe u kujtuan për ekzistencën e tij : herën e parë ishte në vitin 1942 për ta njoftuar se, nëse ai me të vërtetë kishte sjellë me vete xhevahirët e kurorës, do të ishte e këshillueshme që ai ta vendoste shumën në dispozicion të të gjithë refugjatëve. Herën e dytë, ishte në vitin 1944 për t’i thënë atij se populli shqiptar e konsideron rikthimin e mundshëm të tij në Shqipëri si të padëshirueshëm. Ndërkohë, Zogu ishte informuar se forcat ajrore britanike dhe afrikano-jugore kishin sulmuar rëndë Pallatin e tij të Tiranës, ku gjermanët kishin ngritur selinë e tyre, dhe se 56 goditje të drejtpërdrejta kishin prekur ndërtesën në fjalë.

Mbreti Zog e mori me sportivitet këtë lajm të fundit. Sa i përket kërkesave për fonde, ai nuk mund t’u përgjigjej shpresave të bashkatdhetarëve të tij, për arsye të mungesës të hollave.

Zog I kërkon rikthimin në fronin e tij

Për një kohë të gjatë, mbreti dhe familja e tij jetuan në një rezidencë të vjetër të izoluar në zemër të kodrave të “Chutern-it”.

 Zogu jetoi një jetë të qetë atje, duke pritur shumë pak njerëz dhe duke mos pasur asnjë argëtim tjetër përveç gotës së birrës që ai pinte herë pas here në “Pub-in” e fshatit fqinj, në pronësi të zonjës Roberts. Oborrtarët që gjendeshin në shtëpinë e tij ishin të pamjaftueshëm për mirëmbajtjen e një ndërtese të kësaj madhësie. Nga ana tjetër,  edhe motrave të mbretit u dukej ky vend me të vërtetë i trishtë. Kohët e fundit, Zogu erdhi të jetojë në një vilë të thjeshtë.

 Mbreti Zog, pavarësisht jetës së izoluar, nuk ka hequr dorë nga roli i tij politik. Përkrah tij, ai ka një këshilltar të përhershëm, Z. Naçi. Ky merret me raportet zyrtare të mbretit me qeverinë britanike.

 Kërkesa e shqiptarëve të lirë në Britani për të dhënë dorëheqjen nga froni nuk ndikoi në asnjë mënyrë të mbreti Zog, sepse, ai tha : “Jashtë familjes time dhe vetvetes, ka saktësisht tetë shqiptarë në Britani, dhe kjo është vështirë se mund të konsiderohet si shumicë.”

 Sidoqoftë, një goditje më e fortë iu bë atij në nëntor të 44, kur kërkesa që ai i bëri qeverisë britanike për ta lejuar që të kthehej në Shqipëri iu kundërshtua nga autoritetet kompetente në mënyrë të sjellshme por të prerë. Me sa duket, Foreing Office mendon se midis grekëve, jugosllavëve dhe bullgarëve, hapja e një çështje shqiptare do të ishte e tepërt.

Ndihma ndaj Bashkimit Sovjetik

E megjithatë, Mbreti Zog, të paktën një herë në jetën e tij, i ka sjellë ndihmë të drejtpërdrejtë Bashkimit Sovjetik. Tre vite më parë, kur djali i tij, princi i vogël Leka, kaloi përpara “Pub-it” të zonjës Roberts, ajo i dha atij disa karamele; Serioz, princi i dha monedhën prej dy shilingash, të cilat ishin paratë e fundit që i kishin mbetur në xhep.

 E shqetësuar për të mos e mërzitur atë, zonja Roberts i mori paratë dhe i futi në një trung të vendosur mbi banak nga vetë ajo me qëllim mbledhjen e kontributeve vullnetare të klientëve të saj, të cilat i jepeshin më pas shoqatës në ndihmë të Rusisë, të krijuar nga zonja Churchill.

 Fati i keq ka qenë i ashpër ndaj madhërisë së tij shqiptare. Gjatë sulmeve të mëdha ajrore gjermane në Angli, një bombë preku valixhet që përmbanin uniformat shkëlqyese që ishin krenaria e mbretit Zog. Që atëherë dhe në mungesë të kuponave të tekstileve për të ribërë gardërobën e tij, ai vishet me rroba civile.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur ahmet zogu aurenc bebja mbreti zog ahmet zogu aurenc bebja mbreti zog


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet