LIVE UPDATES
Bota

Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës, qeveria Kurti shpall gjendjen emergjente

29 Dhjetor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës, qeveria Kurti shpall

KOSOVË – Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot sërish në orën 11:00 për të vazhduar diskutimin lidhur me pikat e mbetura nga seanca plenare e së premtes.

Në rend dite ishin një sërë projektligjesh që do të shqyrtoheshin për herë të parë dhe të dytë, bashkë me disa marrëveshje ndërkombëtare për të cilat nuk ka pasur kuorum. Deputetët kanë votuar ditën e sotme masat emergjente të qeverisë, për situatën me furnizim me energji elektrike. Vendimi i Qeverisë u votua në Kuvend me 57 vota pro, asnjë kundër dhe 17 abstenime.

Në mbledhjen e 24 dhjetorit, Qeveria e Kosovës vendosi se masat emergjente në furnizim me energji elektrike do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. Spas vendimit të qeverisë, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët, dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Në vendim thuhet se Qeveria mund të fillojë me zbatimin e masave menjëherë por se vendimi duhet të shqyrtohet për miratim edhe nga Kuvendi i Kosovës në një afat prej shtatë ditësh. Kuvendi ka të drejtën e refuzimit të masave dhe në këtë rast qeveria është e detyruar t’i ndërpresë ato. Në arsyetimin e qeverisë së Kosovës thuhet se sistemi elektro-energjetik i Kosovës aktualisht është duke u përballur me vështirësi të theksuara si reflektim i rritjes së theksuar të konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmërisë së gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin, dhe krizës globale energjetike që ka rezultuar me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare. Qeveria me tej thotë se masat lidhen me faktin se problemet me furnizim me energji elektrike janë paraqitur sidomos gjatë muajit dhjetor të këtij viti për shkak të avarive të shkaktuara në gjeneratorët e termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B”. Arsye tjetër sipas qeverisë është edhe rritja e theksuar e konsumit të energjisë elektrike. Përmes këtij vendimi, qeveria ka formuar një Komitet Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë që ka për qëllim identifikimin dhe paraqitjen e rekomandimeve për Ministrinë e Ekonomisë së Kosovës.

Kryeministri i kosovës Albin Kurti ka falenderuar publikisht kryeministrin Edi Rama për mbështetjen me energji për dy ditët e ndërrimit të vitit. Kurti tha në deklaratën për mediat pas përfundimit të seancës parlamentare se kërkesën për ndihmë e ka bërë Kosova nëpërmjet ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ka thënë se dy vendet plotësojnë njëri-tjetrin pasi Shqipëria ka ujë kurse Kosova ka qymyr. Kurti theksoi se bëhet fjalë për dy ditë dhe se Kosova do të mund t’ia kthejë këtë ndihmë Shqipërisë në verë. Ai theksoi se kjo ndihmë është e veçantë, sepse është ndihmë në kushtet kur edhe Shqipëria vetë nuk i ka punët mirë me krizën energjike. Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku ka bërë me dije edhe kushtin e “zemërgjerësisë” së kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se kjo depozitë energjetike do të mund të rikthehet gjatë stinës së verës, kohë kur Shqipëria has vështirësi sezonale për sigurimin e energjisë.

Kuvendi i Kosovës ditën e djeshme nuk arriti të miratojë shpalljen e gjendjes së emergjencës energjitike në vend pas gati 8 orësh diskutime dhe ndërprerje në seancën e jashtëzakonshme të ditës së djeshme. Mbledhja u karakterizua nga tensioni dhe sulmet e opozitës në adresë të qeverisë në lidhje me menaxhimin e krizës së energjisë elektrike në vend, ku në qendër të akuzave ishte kryeministri Albin Kurti, i cili nuk ishte prezent në këtë seancë.  Kosova aktualisht është duke u përballur me një krizë energjetike, e paprovuar në 15 vitet e fundit. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti shpalli 60 ditë gjendje emergjente në lidhje me krizën energjitike. Kurti u ka bërë apel qytetarëve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike si dhe ka fajësuar qeveritë e kaluara për situatën në fjalë. Opozita akuzon qeverinë se ka abuzuar me situatën. Në Kosovë ka pasur dhe protestë të paralajmëruar ku me pankarta në duar qytetarët kanë kërkuar furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe shtetëzim të KEDS-it. 

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves kosove kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet