6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit Bujar Memia.
Thuajse tre muaj nga kërkesa e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, i cili iu drejtua Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një shkresë zyrtare me argumentin se Memia ka favorizuar lirimin e të dënuarit Hekuran Billa dhe kërkoi shkarkimin e tij, KLP-ja ka vendosur ta pranojë këtë kërkesë.
Me 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti), sot u vulos shkarkimi i Memias. Sipas njoftimit zyrtar të KLP-së, Memia ka kryer shkelje të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.
Njoftimi i plotë: Pas verifikimit të nisur me iniciativën e tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte urdhëruar korrikun e kaluar fillimin e hetimit disiplinor për magjistratin B.M, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkelje të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.
Në kërkesën për procedim disiplinor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kishte argumentuar, se në raport me faktet e provuara gjatë hetimit disiplinor ishte konstatuar mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve të magjistratit, gjatë dhe pas gjykimit, që çoi në lirimin para kohe me kusht të një të dënuari, si dhe mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal. Ky është magjistrati i tretë, që shkarkohet nga detyra për shkelje të rënda disiplinore, lidhur me lirimet para kohe me kusht, një prioritet i shpallur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që në marrje të detyrës.
Në kërkesën e saj, ILD-ja shprehej se kishte shqyrtuar mbi 25 vendime ku prokurori ka qenë Bujar Memia dhe ka dalë në përfundimin se ai nuk ka ushtruar detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Memia ka qenë prokuror i çështjes së lirimit të Hekuran Billës, i vrarë në 11 qershor në Komunën e Parisit dhe kjo është një nga çështjet për të cilat ai akuzohet se ka favorizuar në lirimin e të dënuarit.
Në lidhje me këtë çështje është shkarkuar edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila vulosi lirimin e Billës dhe tashmë ndodhet pas hekurave.
(a.b;f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
VAU I DEJËS- Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Vaun e Dejës, aty ku po zhvillohet vaksinimi i të moshuarve. Rama shkoi në qendrat shëndetësore aty ku p...
TIRANË– Mjeku infeksionis, Arben Pilaca, ka treguar se imuniteti nga vaksinat anti-COVID mendohet të arrihet nga 2-3 javë pas marrjes së dozës së dytë.Në n...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionit “Real Stroy” u diskutua në lidhje me pasaportat COVID, të cilën disa shtete evropiane janë duke e aplikuar.Ek...
TIRANË-Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka nxjerrë foto të dy anijeve shqiptare dhe një amerikane të patrullimit duke shkruar se procedurat dhe manovrat j...
TIRANË – Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka lënë në fuqi pjesën më të madhe të shkaqeve dhe konkluzionin përfundimtar të Komisionit të Pav...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për zjarrin në magazinën te Casa Italia. Mësohet se në hetim është përfshirë inxhineri elektrik i pav...
TIRANË– Prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Sukaj, të cilët kanë hetuar të fortin e Elbasanit, që u vu në pranga dy ditë më parë, Ardian Çapja, jan...
FIER– Dy persona me inicialet F. S. (K)., 44 vjeç, banues në Fermë Çlirim dhe E. T. (B)., 32 vjeç, banues në Martinë, Fier, janë vënë...
FRANCË– Një grup kriminal i trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore i cili vepronte në Nicë të Francës, është shkatërruar nga policia. Në pranga kanë rë...
Nepotizmi dhe influenca në drejtësi kanë shoqëruar për më shumë se 30 vjet shoqërinë shqiptare. Të gjendur në këto kushte qytetarët kanë humbur besimin te drejt...