LIVE UPDATES
Bota

Mbledhja e qeverisë në Kosovë, ja vendimet që u morën

14 Shtator 2020, 09:14 Nga DOSJA
Mbledhja e qeverisë në Kosovë, ja vendimet që u morën

KOSOVË-Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur mbledhjen e 30’të me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar pesë projektligje, gjashtë vendime, një koncept dokument si dhe Rishikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023, raporton Express.

Pesë projektligjet që kanë marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme janë:

Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, i cili krijon rregullat për përcaktimin e të drejtës ndërkombëtare private. Projektligji përcakton edhe kompetencën e gjykatave dhe autoriteteve tjera të Republikës së Kosovës sa i përket te drejtës ndërkombëtare private.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtarë në çështjet penale, i cili forcon edhe më tej bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe eviton mangësitë e hasura në praktikën e zbatimit të Ligjit në fjalë.

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar, i cili ratifikon marrëveshjen e cila do të përmirësojë të gjitha mangësitë, zbrazëtirat e evidentuara në fushën e transferimit të personave të dënuar nga të dyja vendet.

Projektligji për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Realizimin e projektit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Gjilan. Projektligji ratifikon kontratën financiare ndërmjet republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për këtë projekt në Komunën e Gjilanit.

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës sa infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili do të ratifikojë dhe do ta bëjë të zbatueshme këtë marrëveshje.

Gjatë kësaj mbledhje, janë ndarë edhe mjete financiare për realizimin e disa projekteve.

“111,801.00 euro janë ndarë për realizimin projektit “Softueri për menaxhimin e proceseve të auditimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit, dhe 230 mijë euro janë ndarë për sigurimin e procesit të deratizimit, dezinfektimit  dhe dezinsektimit të ndërtesave qeveritare që menaxhohen nga Ministria e Punëve të Brendshme”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë miratuar dy vendime. Vendimi i parë ka të bëjë me krijimin e Grupit punues ndërinstitucional për avancimin e proceseve integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO.

Ndërkohë, vendimi tjetër është vendimi për afirmimin e angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për promovimin  dhe forcimin e kujtesës ndaj Holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit në të gjitha format e tij. Në këtë funksion, Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm proceduralë dhe ligjorë për njohjen e shprehjeve dhe sjelljeve antisemitike.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, të cilat preken nga realizimi i projektit “Themelimi i qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 1999” në Hanin e Elezit.

Edhe vendimi për kriteret e financimit të projekteve të komunave të Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, është miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe vendimi për aprovimin e Koncept dokumentit për skemën e ndihmës sociale në Republikën e Kosovës. Përmes këtij Koncept dokumenti synohet reformimi i skemës së ndihmës sociale që duhet të qojë në zbutjen e varfërisë dhe zgjerimin e përfituesve nga familjet e varfra.

Qeveria ka diskutuar dhe në fund ka aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar për vitet 2021-2023. Rishikimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve është bërë me qëllim të reflektimit nga situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe ndikimeve që kjo situatë ka pasur ne treguesit kryesor të aktiviteteve ekonomike në vend.

“Në dokumentin e rishikuar thuhet se treguesit kryesorë ekonomikë gjatë muajve të fundit të viti 2020 ndryshojnë dukshëm në krahasim me periudhën gjatë përgatitjes së Kornizës aktuale të shpenzimeve afatmesme”, thuhet në komunikatë.

Marrë nga: Gazeta Ekspress

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti qeveria e kosoves avdullah hoti qeveria e kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet