LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e Kryesisë së PD, Duma: Të dalim në terren, shqiptarët duan ofertë të re

11 Janar 2022, 12:13 Nga DOSJA
Mbledhja e Kryesisë së PD, Duma: Të dalim në terren,

TIRANË – Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka kërkuar dalje në terren dhe një ofertë të re për qytetarët shqiptarë. Duke folur në mbledhjen e kryesisë të thirrur nga kryetari Basha, në të cilën u mor vendimi për përjashtimin e Berishës dhe 7 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Duma deklaroi se, marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi.

Më tej, Duma ka theksuar nevojën për një ofertë të re të madhe dhe me të gjitha ngjyrat dhe ripozicionimin e njerëzve, kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve.

“Kryetar, Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë. Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi non gratën, çdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë. Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht dhe për shkak të Zotit, e jo të veprimeve tona, ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ‘97, pa asnjë reflektim. Sot mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar!! Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troç me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara. Sa i përket godinës, nuk mundemi ne ta bëjmë betejën për godinën si luftë guerile. Asnjë kompleks nuk mund të kesh të kërkosh policinë të veprojë. Si mundet ne të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet. Po duhet të veprojë policia dhe sepse ndërhyri policia u evitua gjakderdhje, t’i themi gjërat siç janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë. Por institucioni mbrohet me institucion dhe jo trupa njerëzish që bëhen theror. Unë nuk mbroj dot hekurat e blindimit, dhe nëse është çështja për një zyrë të vogël që përdor aty poshtë, çdo demokrat të vijë ta përdorë si të vetën përditë. Godina e PD duhet të ç’mitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë të mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit. Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerile për të mbrojt godinën. Sic e patë nuk hyri njeri brenda të nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të hyjnë e të merrnin zyrën kur vinin e bënin shoë tek shkallët disa herë. S’mund të na mbajë peng me këto komplekse askush! Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me një ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. Nëse është e nevojshme duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjeshtë procedurat. Partia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet t’i flasë të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe t’i japë vendin më të sakrifikuarve e t’i njohë meritën atyre që i duhen partisë. Thënë kjo na duhet një ofertë e re e madhe dhe me të gjitha ngjyrat pa asnjë kompleks. Ngritja do fillojë nga këtu, njerëzit nuk kanë çfarë na japin më na i kanë dhënë të gjitha, jemi ne që duhet të ofrojmë”, ka deklaruar Grida Duma në fjalën e saj në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma mblidhet kryesia e pd grida duma mblidhet kryesia e pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet