30 mln dollarë kompani, SPAK pyet të moshuarit. Kryemadhi: Thërrisni kryeministrin. PD: Rama të dorëhiqet
Afera e inceneratorëve, reagon Berisha: Mafia Rama-Veliaj vodhi 60 milion euro 5 Korrik, 13:10 'Mafia mbërriti n&eu...
Afera e inceneratorëve, reagon Berisha: Mafia Rama-Veliaj vodhi 60 milion euro 5 Korrik, 13:10 'Mafia mbërriti n&eu...
MIZORE/ Plagosja në Fier, dëshmia: Nëna u hodh nga kati i 2-të, djali e qëlloi sërish me thikë 5 Korrik, 11...
Investitori pyet për pronat, Rama: Në Shkodër tokat u ndanë si burrat, po bëhet digjitalizimi 5 Korrik, 10:59 ...
Monika Kryemadhi Skandali me evazionin fiskal/ Klodian Tomorri: Kush bleu faturat? Kaq është gjithë çështja 4 ...
TIRANË– Mbledhja e radhës për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është shtyrë sërish. Në një deklaratë për mediat, Nënkryetari i Komisionit, Toni Gogu tha se anëtarët e Partisë Socialiste kanë shkuar në Kuvend, por këtë herë kanë munguar anëtarët e Partisë Demokratike. Ai shtoi se janë ndjerë të ofenduar nga Opozita pasi i kanë quajtur edhe ‘gangsterë’, por që nesër do të shkojnë sërish në Kuvend për mbledhjen e radhës.
“Ka një nxitim të kolegëve që ta paragjykojnë punën e këtij komisioni. Pasi ne e votuam me 74 votat tona morëm mbrapsht mallkime, paragjykime dhe sharje. Ne donim vetëm një gjë miratimin e rendit të ditës. Në kundërshtim të hapur kryetari na e mohoi këtë të drejtë duke na shpërfillur, e ofenduar. Madje një nga anëtarët na etiketoi ‘gangster’. Dje propozuam që të takoheshim dhe nuk janë të pranishëm. Ne do të vazhdojmë të vijmë edhe nesër, do të vazhdojmë sepse duam të hetojmë. Ne shprehim qartë vullnetin tonë sepse qytetarëve kemi detyrimin t’i japim përgjigje për të gjitha shqetësimet që shprehen edhe në raportin e ODIHR. Ne do të jemi edhe nesër sepse jemi vullnet mirë. Sigurisht që jemi të zhgënjyer nga akuzat por jo të dekurajuar,”- tha Gogu.
Një ditë më parë mbledhja e Komisionit për Zgjedhjet e 25 prillit dështoi sepse socialistët nuk u paraqitën. Dje ishte vendosur që maxhoranca dhe opozita të mblidheshin në ambientet e Byrosë së Kuvendit për të vijuar punimet lidhur me hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Por në sallë janë paraqitur vetëm deputetët e opozitës, pasi maxhoranca kishte vendosur që ta merrte “pushim”. Gogu ka justifikuar bojkotin e socialistëve duke u shprehur se Enkelejd Alibeajn po shkel rregulloren.
Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituuar më 18 tetor, e për tre muaj, do të verifikojë përdorimin e të dhënave personale për qëllime elektorale; verifikimin e përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërndarjen e fondeve të tërmetit tragjik të vititn 2019, legalizimet gjatë fushatës elektorale si dhe punësimet në administratë po gjatë kësaj periudhe kohore.
(f.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushaj ka deklaruar se Vettingun i politikanëve duhet të zhvilllohet me të njëjtin st...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pritur në Kryesinë e Kuvendit një delegacion të Bundestagut gjerman, të kry...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, një kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë,...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi gjatë ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve prezencën e drejtorit të ri të policisë ...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, prezantoi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve projektligjin për transformimin e Shërbimi...
Kryetari demokrat, Lulzim Basha tha sot se ai nuk preferonte të vendoste paraardhësin e tij Sali Berisha “në pozita inferioriteti”, duke ju kundërpërgjigjur tur...
TIRANË– Pas akuzave të opozitës se mazhoranca bojkotoi mbledhjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, ka ardhur reagimi nga Kryesia e Kuv...
TIRANË– Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu ka komentuar propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për vettingun e politikanëve, ...
FIER- Ish-kreu i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Luan Baçi ka mbledhur me urgjencë demokratët mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit se ai u ...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është përplasur në rrjetet sociale me komentuesit. Teksa ka hedhur një postim në Facebook, mbi mbledh...