LIVE UPDATES
Aktualitet

Një ulli për Klodian Rashën, mesazhi i babait për Veliajn: Të falenderoj, ma përgjysmove dhimbjen. Tirana është shpirti

26 Janar 2021, 12:59 Nga DOSJA
Një ulli për Klodian Rashën, mesazhi i babait për Veliajn:

TIRANË–Babai i Klodianit, Qazim Rasha, e priti me emocion sot mbjelljen e pemës së ullirit në kujtim të djalit të tij, i cili humbi jetën dhjetorin e kaluar. Të afërm dhe miq të familjes, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhën Parkun “Europa” në sheshin “Skënderbej”, si një hapësirë e paqtë për këdo që do të dëshirojë të përkujtojë Klodianin.

Qazim Rasha nuk i fsheh lotët, por nuk harron të theksojë mirënjohjen e thellë për gjithçka është bërë për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen familjes. Ai u shpreh fort i emocionuar për vlerësimin dhe mbajtjen e premtimit nga Veliaj, për mbjelljen e pemës në kujtim të Klodit.

Emocionet janë të mëdha! E kam shprehur edhe më parë, e shpreh dhe do ta shpreh gjithmonë për njerëz të tillë me vlera, që mendojnë për gjithçka, për të nesërmen, të ardhmen, dhe jo vetëm për të sotmen. E kam deklaruar që ditën e parë se Tirana është zemra jonë, është shpirti ynë. Në momente të tilla, ndoshta nuk gjejmë dot fjalë, por i falenderoj nga zemra të gjithë ata që na kanë ngushëlluar e nderuar, që nga dita e parë e deri sot, në ditën e 50-të. Nderimet më të mëdha i takojnë kryetarit të Bashkisë, i cili me veprimet e tij, bëri të mundur që pesha, ngarkesa dhe dhimbja ime të përgjysmohet. Ju falenderoj nga zemra për gjithçka! Jam i nderuar që sot mbillet kjo pemë. Le të shërbejë për brezat e ardhshëm, që secili nga ne, sipas mundësisë dhe aftësisë, ta vendosë një tullë në qytet. Tirana është zemra jonë, shpirti ynë, është krenaria jonë, dhe kjo duhet thënë me ballin lart. Ndaj secili nga ne le të mbjellë një lule, e jo ta dëmtojë atë. Faleminderit kryetar për gjithçka, je i nderuar, veprime të tilla i shërbejnë brezave. Emri i djalit tim do të jetë i paharruar, por falë veprimit tuaj, edhe djali juaj nesër do të krenohet me këtë që keni bërë, e do t’ju falenderojë për atë që menduat të bënit për djalin tim, por edhe për Tiranën”, tha Qazim Rasha.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon veliaj klodian rasha qazim rasha erjon veliaj klodian rasha qazim rasha


Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Janar 2021, 12:52

TIRANË– Alarmi se shqiptarët janë të lidhur me familjen mafioze Ndragheta është dhënë disa vite më parë. Në një kronikë të televizionit italian Tg3, prokur...

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu