LIVE UPDATES
Aktualitet

I shpëtoi atentatit në mes të Vlorës, kush është Marjon Mitro, ish-polici bashkiak dhe anëtari i bandës së Julian Sinan

26 Janar 2021, 11:58 Nga DOSJA
I shpëtoi atentatit në mes të Vlorës, kush është

VLORË– Marjon Mitro, personi që i shpëtoi një atentati mesditën e sotme në Vlorë, nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. Dosja.al ka mësuar se Mitro është pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të ‘killerit’ të rrezikshëm, Julian Sinanaj.

Mitro është arrestuar disa herë nga Policia dhe rezulton të ketë një sërë precedentësh penalë. Ai ka qenë dënuar më herët me tetë vite burg, si pjesë e grupit të titolit në Vlorë. Mitro është arrestuar edhe më parë, gjatë vitit 2014, pasi akuzohej si porositësi i atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ngjare e ndodhur në dhjetor të vitit 2013.

Mina e telekomanduar, ishte lidhur me  aparatin e telefonit të tipit Samsung. Ky i fundit ka qenë i lidhur me dy detonatorë me lëndën plasëse c4, nëpërmjet të cilit jo vetëm nga një thirrje telefonike, por edhe një mesazh mund të përcillej rryma e nevojshme për të realizuar shpërthimin në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Por mina nuk shpërtheu dhe Dervishi shpëtoi. Vetë ish-prefekti deklaroi në atë kohë se atentati kishte të bëntë me ndërtimet e paligjshme në atë zonë, por që preferonte ta linte pas të shkuarën. Mitro, ka qenë dikur  ish-punonjës i Policisë Bashkiake, dhe pjesë e strukturës INUV.

Sot, Mitro u përball me një atentat mafioz. Një mjet i llojit “Land Rover” i preu rrugën pranë bibliotekës në Vlorë dhe e qëlloi teksa ishte në lëvizje. Më një plub në krahë e nj tjetër që e gërvishti në kokë, Mitro arriti të shkonte me këmbët e tij në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mjeti i atentatorëve është gjetur i djegur vetëm dy orë pas ngjarjes. Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larjen e hesapeve mes bandave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat marjon mitros besnik dervishi plagoset marjon mitro atentat marjon mitros besnik dervishi plagoset marjon mitro


Sondazh

Poll

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt