LIVE UPDATES
Bota

Mashtruan me viza pune në Gjermani, si i përfituan mbi 1 milion euro pronarët e kompanisë nga Prizreni

24 Dhjetor 2019, 14:19 Nga DOSJA
Mashtruan me viza pune në Gjermani, si i përfituan mbi 1 milion euro

KOSOVË- Pasi më parë e kishte përfunduar mbrojtjen e tij, i akuzuari Flamur Hoxha, mbrojtjen e tyre e kanë paraqitur edhe dy të akuzuarit e tjerë për mashtrim me viza pune gjermane, Besim Rexhaj dhe Veprim Rexhepi. Besim Rexhaj, akuzohet se në bashkëkryerje me Flamur Hoxhën, kanë mashtruar një numër të madh të qytetarëve, nga të cilët kanë marrë para prej 2500-3000 euro, kinse do t’i punësojnë në Gjermani, e më pas duke keqpërdorur në forma të ndryshme me fondet në fjalë.

Gjithashtu, në këtë rast, akuzohet edhe Veprim Rexhepi, që sipas aktakuzës, me anë të falsifikimit, ka nënshkruar rreth 400 kontrata pune për në shtetin e Gjermanisë, pa qenë i autorizuar fare nga personat përgjegjës, në emër të të cilëve janë lëshuar këto kontrata. Gjatë mbrojtjes së tij, ish-drejtori ekzekutiv i “MNP Personal Leasing SHPK” në Prizren, Besim Rexhaj, ka deklaruar se asnjë kandidat nga “MNP” dhe as nga shkolla “DBBS”, nuk kanë marrë viza pune për Gjermani.

Në pyetjen e prokurorit special Afrim Shefkiu, se për shumat e paguara 2500-3000 euro çfarë u është premtuar klientëve, i akuzuari ka deklaruar se u është premtuar punësimi në Gjermani. “Që në fillim të kontaktit që kam pasur me Flamur Hoxhën, kur zyrën e kam pasur në fshatin Korishë, shërbimi i klientëve për këtë pagesë ka qenë finalizimi i tyre, punësimi në Gjermani”, ka thënë i akuzuari Rexhaj.

Ai tha se ndihet i mashtruar nga Flamur Hoxha dhe nënshtetasi gjerman Malfred, njëjtë si gjithë klientët e tjerë. I akuzuari Rexhaj ka thënë se shuma e përfituar nga klientët si drejtor i “MNP” ka qenë 222.100 euro, duke shprehur keqardhje për klientët e mashtruar.

“Siç më vjen keq për veten time që jam i mashtruar dhe i dëmtuar sepse kam punuar mbi një vit në shkollën “DBBS”, po ashtu edhe më vjen keq për të gjithë klientët që janë të dëmtuar dhe mashtruar, mund të përmend dy emra si të dëmtuar siç janë, Afrim Gashi, është i dëmtuar 3000 euro, të cilin bashkëshortja ime e ka djalë të hallës, dhe Gëzim Rexhaj, që e kam kushëri është i dëmtuar me 2500 euro, pra në qoftë se do ta dija që është mashtrim, të paktën njerëzit e familjes time nuk do t’i kisha afru”, ka deklaruar i akuzuari Rexhaj.

Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Flamur Hoxha, avokatit Ruzhdi Gashi, i akuzuari Rexhaj ka deklaruar se ai dhe punëtorët e tjerë të cilët kanë punuar në “MNP”, nuk kanë pasur marrëveshje individuale me Flamur Hoxhën, por sipas tij, “MNP”-ja si biznes është paraqitur tek nxënësit e “DBBS”-së gjashtë muaj para se të regjistrohet në Agjenci për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

Gjatë seancës të së hënës, mbrojtjen e tij e ka paraqitur edhe i akuzuari Veprim Rexhepi, i cili duke u përgjigjur në pyetjen prokurorit Shefkiu, ka deklaruar se ai ka qenë punëtor edhe i Flamur Hoxhes edhe i Besim Rexhës. “Fillimisht në lagjen Ortakoll në Prizren, kam punuar për Flamurin, ndërsa më vonë në shkollën “DBBS”, kam punuar për Besimin, pasi që ai është bërë drejtor i “MNP”-së”, tha i akuzuari Rexhepi. Ai ka mohuar të ketë falsifikuar kontratat për punësim në Gjermani, por ka pranuar se i ka nënshkruar ato në emër të tjetër kujt.

Sipas tij, kontrata për punësim në Gjermani i kishte nënshkruar ai, në emër të nënshtetasit gjerman Malfred Schafenberger, me pëlqimin e tij, ku numri i këtyre kontratave është mbi 100. Rexhepi tha se këto kontrata i ka nënshkruar në zyrën e tij, që e ka pasur në shkollën “DBBS”. Ai ka thënë se ishte ideja e Flamur Hoxhës që të mbylleshin të gjitha zyrat me mbishkrimin “MNP Personal Leasing” dhe të kalonin tek objekti i shkollës “DBBS”

Ndërsa, në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Flamur Hoxha, avokatit Ruzhdi Gashi, i akuzuari Rexhepi, ka deklaruar se nuk e din se me çfarë emra i kanë regjistruar bizneset, por mbishkrimi në zyre në “Ortakoll” dhe në shkollën “DBBS”, ka qenë e njëjtë “MNP Personal Leasing”, ndërsa drejtorët sipas tij, janë ndërruar njëherë ka qenë Flamuri e më pas Besimi.

Ai po ashtu ka thënë se kur ka kaluar në objektin e shkollës “DBBS” ka pasur kontratë pune dhe se ajo kontratë ka qenë e nënshkruar nga Besim Rexhaj. Në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Xheladin Osmani, se nga nënshkrimi i kontratave në emër të Malfredit, a kishte përfituar diçka tjetër përveç pagës, i akuzuari Rexhepi ka deklaruar se nuk ka fituar asgjë tjetër.

Ai tha se ka menduar se gjithçka ka qenë në rregull me kontratat e punës, me procesin e punës, dokumentacionin, ku sipas tij, vetë fakti se tek ata kishte ardhur shefi i firmës Malfred, dhe ju kishte thënë se gjithçka është në rregull, ata kishin besuar se do të realizoheshin këto kontrata, andaj Rexhepi deklaroi se nuk ndihet fajtor për veprën me të cilën akuzohet.

Fjala përfundimtare për këtë rast pritet të mbahet më 6 janar 2020, në ora 09:30. Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale (PSRK), të ngritur më 20 gusht 2018, me të cilën Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj, akuzohen se në periudhën 2016-2017, megjithëse e kanë ditur se të ardhurat burojnë nga aktivitete kriminale, kanë pranuar para nga qindra persona të dëmtuar, saktësisht 489 persona, me arsyetimin se do t’i punësojnë në Gjermani.

Sipas aktakuzës, Hoxha dhe Rexhaj, nga të dëmtuarit e njëjtë i kanë marrë nga 2500 – 3000 euro, të cilët fare nuk i kanë dërguar në Gjermani, duke fshehur fondet në fjalë e më pas të njëjtat fonde duke i transferuar tek persona tjerë, me këto veprime kanë përvetësuar shumën prej 1.220.175.00 euro, nga të cilat kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1.068.775.00 euro.

Me këtë, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, akuzohen se kanë kryer veprën penale “shpëlarje parash”, nga neni 308 i Kodit Penal të RKS, si dhe neni 32 parag 2. nën parag 2.1 dhe 2.2 i Ligjit mbi Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit Penal të RKS. Sipas aktakuzës, të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale të mashtrimit, nga neni 335, dhe atë të falsifikimit të dokumenteve nga neni 399, si dhe Shmangie nga Tatimi nga neni 313 të Kodit Penal të RKS.

Kurse, Veprim Rexhepi, akuzohet se në periudhën 2016-2017, me anë të falsifikimit, ka nënshkruar rreth 400 kontrata pune për në shtetin e Gjermanisë, pa qenë i autorizuar fare nga personat përgjegjës, në emër të të cilëve janë lëshuar këto kontrata. Me këtë, ai akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve nga neni 398 parag 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

(Marrë nga Gazeta Ekspres)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni besim rexhaj flamur hoxha mashtrimi me vizat besim rexhaj flamur hoxha mashtrimi me vizat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet