Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Shqipëria ka hyrë në ditën e katërt të panikut nga koronavirusit. Deri tani nga Ministria e Shëndetësisë janë konfirmuar 23 të prekur nga COVID-19, ku 1 prej pacientëve ka ndërruar jetë. Ndërkohë mësohet se po vijojnë analizat dhe për dhjetëra të dyshuar të tjerë, të cilët mund të kenë pasur kontakte me të prekurit.
Qeveria dhe autoritetet e tjera kanë marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ku Bashkia e Tiranës me një urdhër ka pezulluar transportit urban. Por ky urdhër i Erion Veliajt duket se nuk është respektuar nga administratorët e linjave të urbanëve, pasi në një vëzhgim të bërë nga Dosja.al disa linja, si Tiranë-Kamëz, Tiranë-Vorë, Instituti, por dhe linja të tjera kanë vijuar punën normalisht.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot, se nga ora 06:00 e mëngjesit të të premtes do të ndalohet edhe lëvizja me makina private.Të vetmet mjete që do të lejohen të qarkullojnë janë ato shtetërore, autoambulancat dhe mjetet që transportojnë mallra, ku përfshihen edhe bizneset.
Gjatë natës, Policia dhe ushtria kanë vijuar me kontrollet në rrugë dhe janë izoluar gati 100 persona, të cilët kishin ardhur nga vendet e prekura nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 16 pacientë, ndërkohë që harta e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore.
(A.B;F.G/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR- Inspektorati Shëndetësor ka vijuar kontrollet dhe në qyteti ne Gjirokastrës dhe ka dezinfektuar ambiente publike dhe biznese të ndryshme. Po a...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se ka shkuar në 23 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Janë 8 raste të reja të konfirmuara sipas MSH, nga...
TIRANË- Zëvendës Kryeministri Erion Braçe dhe kreu i Këshillit Shqiptar të Mediat, Koloreto Cukali, kanë replikuar në mediat sociale në lidhje me si...
TIRANË– Koronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë prej 9 marsit të së hënës ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, ndërsa ditën e djeshm...
TIRANË- Nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejn...
Tiranë- Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka marrë vendimin që të shtyjë për tre muaj shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive, pas përhapjes së ko...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arben Dollapaj. Dollapaj, me detyrë proku...
TIRANË- Pedagogu Erion Kristo apelon që të gjithë shqiptarët që vetë-karantinohen. Përmes rrjeteve sociale, Kristo thotë se ka hyrë në karantinë që ditën e...
Tiranë– Mjekja reanimatore Albana Myftiu i ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë shtëpitë e tyre, që të mos përhapet më shumë koronavirusi. Ajo shprehet s...
TIRANË- Situata e koronavirusit ka prekur dhe Kishën Katolike. Në një njoftim për mediat Kisha bën me dije se ka mbyllur disa aktivitete të cilat ço...