LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Një paciente ka infektuar të gjithë spitalin’, Erion Braçe i përgjigjet Koloreto Cukalit: Mos gënje! Mos shpif! Çoje

12 Mars 2020, 10:47 Nga DOSJA
‘Një paciente ka infektuar të gjithë spitalin’, Erion

TIRANË- Zëvendës Kryeministri Erion Braçe dhe kreu i Këshillit Shqiptar të Mediat, Koloreto Cukali, kanë replikuar në mediat sociale në lidhje me situatën e kororonavirusit në Shqipëri. Cukali në një opionion të tij në portalin Politiko.al, analizon situatën e COVID-19 në vendin tonë dhe hedh akuza kundër Kryeministrit Edi Rama, që ai e quan lider, dhe shprehet se nuk janë marrë masa aq sa duhet për të parandaluar këtë virus vdekje prurës. Sipas tij në 5 ditë, shqiptarët kaluan nga krenaria ‘vetëm ne kemi 0 raste’, te detyrimi me tanke që të mos dalin nga shtëpia. Dhe rendit disa masa që për të mund të ishin marrë shumë më herët e pasojat të ishin më vogla.

“(11 mars 2020, dita e dytë e kiametit) Me futjen e Teatrit në listën e objekteve të mbrojtura nga Europa Nostra, mendova që nuk ka më nevojë për rezistencë. Por përveçse Qeveria vendosi ta injorojë një prej institucioneve më të mëdha të kulturës Europiane si Europa Nostra, pashë, se ndërsa mbronim Teatrin, e liga po merr krejt Shqipërinë. Pra, rezistenca duhet vazhduar. Para 5 ditësh, e mundnim me raki Covid-in. Sot u mor vesh që Qeveria do të nxjerrë në rrugë ushtrinë. Për ta parë më kthjellët ç’po ndodh, mjafton të kthehemi 5 ditë pas.

Në datë 7: “Mos përhapni panik”. Lideri bën ironira me ata që thonë që qeveria po e fsheh gjendjen. Shqiptarët, janë thuajse të bindur. Në datë 8: Qeveria shqiptare mburret që nuk kemi asnjë rast me Covid-19, lideri i madh flet për “infodemi të lajmeve të rreme”. “Nuk jam i lumtur me këtë bombardim lajmesh për koronavirusin. Është problem për të gjithë botën, por ajo që është e sigurtë, është se krahas me epideminë, ka një infodemi të lajmeve të rreme, të komenteve pa asnjë bazë shkencore, që rrit panikun, ankthin dhe pasigurinë te njerëzit”, tha lideri. Në datë 9: Dy rastet e para zyrtare. Ngutje për të treguar që këta na shpëtuan, se na hynë nga Muriqani. Në datë 10: Dymbëdhjetë raste. Mbyllen të tëra shkollat, por jo Qendrat Tregtare. Lideri maksimal flet për “gjendje lufte”. Në datën 11: Viktima e parë ka infektuar një spital të tërë, falë papërgatitjes e ndoshta papërgjegjshmërisë së personelit. Del ushtria nëpër rrugë. Mbyllet çdo lokal e restorant. Motivi: shqiptarët kanë ndërgjegje të ulët.

Në 5 ditë, shqiptarët kaluan nga krenaria ‘vetëm ne kemi 0 raste’, te detyrimi me tanke që të mos dalin nga shtëpia. Tani, ose ne nuk arrijmë ta kuptojmë gjenialitetin e Liderit të Madh, ose ka diçka që nuk shkon që për 5 ditë shkohet nga ekstremi ‘rakia jonë e mund virusin’ te mbyllja e çdo restoranti. Ne mund të kishim mbyllur shkollat kur i mbylli Italia, mund të kishim anulluar fluturimet kur u karantinua Lombardia, mund të kishim mbyllur stadiumet që kur u pa që virusi ka ardhur kaq afër, mund të kishim testuar këdo që vinte nga gadhishulli përballë, e jo ti zgjidhnim me telefonata vullnetare kuazi erotike me 127-n.

Shanset që ne të mos kishim virus ishin zero. Por, e vërteta është që ne kemi një qeveri që ka vetëm merakun e propagandës. Deri në dt 8 shtireshin sikur ne jemi pa virus, për të mos treguar sesa të papërgatitur jemi, ndoshta duke ecur me shpresën, hë, se nuk do ketë shumë raste. Tani që u bë një foto skaner e asaj që kemi brenda në bark, kalohet direkt te masa ekstreme – ushtria. Hera e fundit që kemi parë ushtarë në rrugë ka qenë operacioni Pelikan, që mbronte ndihmat mos vidheshin. Ushtria jonë, që nuk do na mbronte dot as nga greku e as nga serbi, do na mbronka nga pandemia. Sigurisht që jo. Qeveria po kopjon me urgjencë masat e Italisë, kaq me vonesë, për të bërë shoë propagande. E rëndësishme është që fajin nuk e ka patur e as e ka qeveria për përhapjen e mundëshme kaq të shtrirë të virusit. Fajin, nuk e kanë mjekët e atij spitalit në Durrës që nuk i kanë bërë testin e virusit të ndjerës së parë, por e kanë, siç tha lideri, të rinjtë që duan të rrinë kafeneve”, shkruan Koloreto Cukali në Politiko.al.

Por pas këtij shkrimi ka reaguar Erion Braçe, i cili është ngacmuar nga një fakt të shkruar nga Cukali, që një paciente kishte infektuar një spital të tëre. Braçe në një postim në Instagram, i përgjigjet kreut të KMSH-së, duke i thënë se po gënjen dhe po shpif. Nurmi dy i qeverisë shton më tej se Cukali duhet të “coje menderen nga ‘klubi’ i revolucionit apo karrigia me namuz e vetërregulluesit, shko ‘tek Infektivi’ dhe verifiko a ka mjeke e infermierë të infektuar apo jo?”

“KOLO-KOLO O VETERREGULLUES I MADH!; MOOOOS GENJE! MOOOOS SHPIF! Kerkund ne kete vend, NUK KA NJE SPITAL TE TERE TE INFEKTUAR!  TI GENJEN, RENDE MADJE! Nese ke degjuar shprehjet “Infektivi”, “tek Invektivi” etj, coje menderen nga “klubi” i revolucionit apo karrigia me namuz e veterregulluesit, shko “tek Infektivi” dhe verifiko a ka mjeke e infermiere te infektuar apo jo? PRA, VERIFIKO, MOS SHPIF!

Nese ke degjuar nonen e shpifjes, domethene sAli Biologjikun, he pra vetekorrigjoje-shko ne spitalin e Durresit apo qe mos lodhesh kaq, kthehu tek ISHP dhe meso aty qe analizat e cdo mjeku e infermieri aty, DOLEN NEEEGAAATIIIIIVEEEEE!! Bej kaq e MOS SHPIF, MOS GENJE! Pash ate zot Kolo Kolo, mos na rrezo sistemin e veterregullimit te shpifjes, genjeshtres, rrenes!”, shkruan Erion Braçe në Instagram.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion brace koloreto cukali koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi erion brace koloreto cukali koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet