Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës dhe qeveria gjermane kanë rënë dakord që të shkëmbejnë përvoja në fushën e sigurimit shëndetësor, në menaxhimin shëndetësor dhe kualifikimin e profesionistëve të shëndetësisë, por edhe për akreditimin dhe certifikimin e stafit infermier.
Kjo do të bëhet e mundur, pasi në Prishtinë ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn së bashku me homologun kosovar Uran Ismajli, nënshkruan një marrëveshje të përbashkët për këtë bashkëpunim. Fillimisht takimi i ministrit Spahn me kryeministrin kosovar Haradinaj u zhvillua pa praninë e medieve dhe pas takimit nuk pati deklarata. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn erdhi në Prishtinë për t’i dhënë mbështetje sektorit kosovar të shëndetësisë sidomos me praktikat gjermane sa i përket sigurimeve shëndetësore. Pas një takimi që ministri Spahn zhvilloi me ministrin kosovar të Shëndetësisë, ai tha se Kosova dhe Gjermania kanë mundësi të mira bashkëpunimi, sepse, Gjermania ka numër më të madh të qytetarëve të shtyrë në moshë, ndërsa, Kosova ka një popullsi shumë të re.
“Gjermania ka një përvojë të sistemit shëndetësor më shumë se 125-vjeçare. Ne me përvojat tona dëshirojmë të ofrojmë përkrahje dhe këshillim, ndërsa, po ashtu, ne mund të ndihmojmë edhe në fushën si kualifikimi dhe certifikimi në fushën e infermierisë. Diplomat e infermierisë do të ishte mirë të njiheshin më lehtë në Gjermani, sepse Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë dhe nga sot me nënshkrimin e marrëveshjes kemi krijuar një bazë të përbashkët, që është qëllimi final, shkollimi profesional nëpër shkolla, i cili i referohet standardit gjerman”, tha ministri Spahn. Sipas tij, Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë.
“Këtë numër të madh të infermierëve që na duhen mund ta arrijmë vetëm me ardhjet nga vendet e tjera dhe Kosova është shteti i parë me të cilin nënshkruam marrëveshje të kësaj natyre”, tha ministri Spahn.
Ndërkohë në një komunikatë për medie, pas takimit që zhvilloi me ministrin gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se: “Kosova është vend që përveç ekspertëve të mjekësisë, mund të ofrojë më shumë edhe në aspektin e shërbimeve mjekësore, nga këtu për vendet evropiane, me theks të veçantë për tregun shëndetësor në Gjermani. Kosova ka kapacitete për të ofruar shërbime shëndetësore dhe përcjellëse edhe për Gjermaninë. Ne kemi qenë dëshmitarë që ekspertët tanë tashmë kanë shënuar rezultate dhe suksese në Gjermani dhe vende të tjera, po ajo çka mund të bëjmë është bashkëpunimi konkret, që nga këtu, me ekspertët tanë, t’i ofrojmë këto shërbime për Gjermaninë dhe ky lloj partneriteti do të jetë në interes të të dyja palëve”, thuhet në komunikatën e zyrës së Kryeministrit Haradinaj.
Marrë nga DW
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GREQI- Policia greke ka vënë në pranga një person, si i dyshuari kryesor për vrasjen e shkencëtares amerikane në ishullin grek të Kretës.27-vjeçari ka pr...
MAQEDONI- Jordan Kamçev, është një ndër bizensmet më të famshëm në Kryeqytetin Maqedonas. Por Kamçev ka qenë shënjestër shantazhi nga të nga Bojan...
FILIPINE- Autoritetet shëndetësore në Filipine kanë deklaruar vendi është përfshirë nga një sëmundjes virale që ka lënë më shumë se 450 njerëz të vdekur prej në...
SHBA, Alabama – Nëse hidhni drogë poshtë tualetit mund të krijoni krokodilë të droguar. Një departament i policisë së Tennessee po paralajmëron banorët që të nd...
Indonezi – Një tërmet ka tronditur Balin dhe ishuj të tjerë në Indonezi këët të martë, duke shkaktuar panik dhe dëme në banesa dhe në njerëz. “Mësohet që ...
SERBI- Pas ftestës zyrtare të bërë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, mësohet se homologu i tij amerikan Donald Trump do të vizitojë Serbinë de...
Kryeprokurorja speciale publike Katica Janeva në sqarimin e shkurtër si shkak për tërheqjen e saj përmendi bllokimin e bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës rre...
Politikania kristiandemokrate e publikoi në twitter vendimin e saj: “Unë dua të fitoj nesër besimin e Parlamentit Europian”, shkruan Ursula ...
Nje ne 1400 njerëz në Tanzani , vuan nga çrregullimi i albinizmit , ndërkohë kur kjo shifër në perëndim është 1 ne 20’000 njerëz. Kjo vjen si pasojë e nd...
Një kandil deti madhështor me përmasat e një njeriu ka habitur një zhytëse në brigjet jug-perëndimore të Anglisë.Krijesa e pabesueshme u zbulua pranë Falmouth n...