LIVE UPDATES
Bota

Shkup: Deklaron dorëheqjen Prokurorja Speciale Publike

16 Korrik 2019, 11:13 Nga DOSJA
Shkup: Deklaron dorëheqjen Prokurorja Speciale Publike

Kryeprokurorja speciale publike Katica Janeva në sqarimin e shkurtër si shkak për tërheqjen e saj përmendi bllokimin e bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës rreth fatit të PSP-së.

“Me muaj i ndjek kronikat e mediave për bisedimet e grupeve të punës të partive politike për të ardhmen e PSP-së. Shfrytëzoj rastin ta informoj opinionin se nuk do të lejoj që emri im të përdoret për alibinë e dikujt me çka peng do të mbahet fati i PSP-së dhe integrimet evropiane të vendit tim”, – deklaroi  Katica Janeva.

“E dorëzoj kërkesën time, e cila do të bëhet aktive atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do të përzgjedhin pasardhësin tim”, – thotë Katica Janeva.

Ditë më parë  kryeministri Zaev duke folur për ligjin për prokurorinë publike, ka theksuar se pengesa e vetme për miratimin e këtij ligji mes pozitës dhe opozitës është kryeprokurorja Katica Janeva, gjegjësisht opozita nuk dëshiron që në krye të PSP-së të mbetet Janeva.

Katica Janeva u emërua në pozitën e Prokurores Speciale më 15 shtator të vitit 2015. Qëllimi kryesor i formimit të PSP-së ishte të zbulojë kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme për thuajse një dekadë të tërë, por edhe t’i zbulojë të gjitha indikacionet për kriminalitet në të ashtuquajturat bomba që i publikoi opozita e atëhershme, LSDM.

Kryeministri fton takim liderësh

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u bëri thirrje Ali Ahmetin nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Ziadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët dhe Hristijan Mickoskin nga VMRO-DPMNE për takim liderësh të premten (19.07).

“Ka mbetur shumë pak kohë deri në tetor kur presim që Komisioni Evropian të na bëjë me dije se duhet t’i fillojmë negociatat aderuese sipas kapitujve me Bashkimin Evropian. Duhet të punojmë së bashku për çështjet e mbetura, të marrim vendime të përbashkëta për të plotësuar kushtet për të filluar negociatat,”- vuri në dukje Zaev.

Liderët e katër partive më të mëdha  pritet të diskutojnë për Ligjin e Kodit Zgjedhor dhe modelin e ri zgjedhor, Ligjin e ri  për Prokurorinë Publike dhe arritjen e  konsensusit për regjistrimin e popullatës. Subjektet politike  pjesëmarrëse mund të propozojnë tema, për të cilat duan të diskutohet mes liderëve. Zaev mbetet i prerë kundër zgjedhjeve të parakohshme, me arsyetimin se kjo do t’i kushtonte shtetit.

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk konfirmon nëse do të marë pjesë ose jo, por thonë se insistimi tyre mbetet që pika e parë e takimit duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Jemi të vendosur se në atë takim liderësh si fillim duhet diskutuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lidhur me përbërjen e takimit dhe temat, ditëve në vijim do të diskutohet në organet e partisë”, – ka deklaruar Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në parim refuzon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se për momentin prioritet ka zhvillimin ekonomik i vendit, që sipas tij nuk mund të arrihet me zgjedhje të parakohshme.

“Mbetem në qëndrimin se duhet të shkojmë në zgjedhje të rregullta. Zgjedhjet e shpejta parlamentare, e pamë se ku e çojnë vendin për shkak të konsultimeve politike. Zgjedhje të rregullta do të ketë në dhjetor të vitit 2020, por për mua nuk ka problem që ato të mbahen edhe në tetor”, – ka thënë Zaev.

BDI konfirmon pjesëmarrjen, por për çështjet që do të diskutohen do të prononcohet ditëve në vijim. Aleanca për Shqiptarët do të vendosë të mërkurën (17.07) kur do të mbajë mbledhjen e kryesisë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ballkani maqedoni e veriut shkup ballkani maqedoni e veriut shkup

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet