7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq kërpudhën. Policia merr masa
Protesta e PD-së “paralizon” rrugët në Tiranë, kryeministria “blindohet” me veshje prej çelik...
Protesta e PD-së “paralizon” rrugët në Tiranë, kryeministria “blindohet” me veshje prej çelik...
Rezoluta për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Shehu: Ka javë që po zvarritet, po shkelni rregulloren 7 Kor...
Pamje nga protesta në Shkup Protesta në Shkup/ Mickoski publikon foton e një personi me armë: Ka dashur të më...
Zjarri në Krastë, Ministri i Mbrojtjes: Vatër serioze! Kanë shkuar 60 forca, po punohet për shuarjen 6 Korrik, 21:44 ...
TIRANË– Një lajm shumë i papritur u publikua mëngjesin e sotëm në printin e ‘Panorama’. Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës, madje ai nuk do të marrë pjesë as në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editorial për gazetën Panorama, aty ku ka listuar dhe arsyet se përse ka marrë një vendim të tillë. Në një editorial të shkruar nga vetë ai, thuhet se Basha është kryetar i partisë së Berishës e se sipas tij, PD është një parti që po mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi shumë të ngushtë të partisë.
‘Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës.’- shkruan Marku duke shtuar se PD po vazhdon rutinën 8-vjeçare të humbësit, ndaj ka vendosur të mos marrë pjesë në etapën e katërt të një rutine humbëse.
Marku thotë se ka dhënë dorëheqjen nga mandati mirëpo do të jetë drejtues i fushatës së zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës përkundër interesave për t’u ripërfshirë në jetën aktive politike. Me bindje të plotë ai shkruan se nuk është penduar për këtë vendim që ka marrë.
‘Nuk jam penduar, por nga ana tjetër nuk mund të bëhem pjesë e një force politike që nuk ka as vetëdijen më minimale për gjendjen ku ndodhet dhe që nuk ka as përgjegjësinë më të vogël për fatin e mbështetësve të vet apo të gjithë shoqërisë. Kam bindjen (shpresoj të jetë e gabuar) që duke vazhduar rutinën e humbësit, PD po humb një shans historik, të fundit, për të ndryshuar veten dhe shoqërinë.’
Duke qënë se mandati i Mark Markut mbetet bosh, Elda Hoti vjen në parlament në vend të Mark Markut. Ajo erdhi në listë si pjesë e koalicionit të PD, si kandidate e Partisë Republikane. Hoti renditej e 5 në listë me 2733 vota, duke mos u bërë dot pjesë e listës fituese nga zgjedhjet e 25 prillit.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u shpreh nga aeroporti i Rinasit, ku priti 121 afganët e parë se vendi ynë e kishte detyrim që ti strehonte ...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur grupin e parë me 121 afganë që mbërritën në vend së bashku me ministren Olta Xhaçka. Ajo ka falënderu...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ishte vetë prezent në pritjen e grupit të parë të afganëve që erdhën në Shqipëri pas orës tre të mëngjesit. Më pas, kryeminist...
TIRANË– Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair ka vizituar Tiranën mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka mësuar se këtë mbrëmje, Cher...
GJIROKASTËR– Flamur Golemi, kryebashkiaku i Gjirokastrës ka zbuluar se shoferi Bardh Proda që humbi jetën sot në aksidentin me pesë viktima, ishte i afërmi...
TIRANË– Najada Çomo, një nga dy prurjet e reja të kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit, u ‘rrëzua’ nga piedestali një ditë më parë, teks...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentit të sotëm në Qafë-Muzinë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta u ka urua...
TIRANË– Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka përfunduar misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Presidenti Ilir Meta e ka pritur sot në...
TIRANË-Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të nisë në muajin nëntor. Kjo...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinant Xhaferraj, përmes një deklarate për media ka shprehur shqetësimin për mungesën e transparencë...