LIVE UPDATES
Politike

Greva/ Mark Marku ‘flakë për flakë’ me Ramën: Përgojoni pedagogët pa etikë

2 Shkurt 2019, 16:12 Nga DOSJA
Greva/ Mark Marku ‘flakë për flakë’ me Ramën:

TIRANË- Pas sugjerimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili në takimin që zhvilloi sot me studentët e Universitetit të Mjekësisë, tha që t’iu drejtonin 3 pyetje pedagogëve të tyre, përfshirë edhe pedagogut Mark Marku, (Lexo këtu), ka ardhur reagimi edhe nga ky i fundit. Në një shkrim në Gazetën Panorama, Marku i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama dhe thotë se e ka përgojuar përballë disa studentëve që atë nuk e njohin.

Më tej, Marku thotë se për pyetjet që Rama iu ka sugjeruar studentëve, në Fakultetin e Gazetarisë iu është dhënë përgjigjie prej kohësh.

“Por së pari dua t’ju bëj me dije se është e krejt jo etike nga ana e një kryeministri që të përgojojë një pedagog univeristeti, para studentëve apo pedagogëve të një universiteti tjetër, që edhe pse mund të kenë një farë ideje se kush jam unë.  Sa për dijeni, në departamentin tonë atyre pyetjeve u është dhënë përgjigje dhe zgjidhje.”-shkruan Marku.

Çfarë tha Rama sot para studentëve:

Nuk do marrësh bursë, s’do marrësh dot kokërr leku se është bojkotuar. Unë mendoj se Mark Markëve duhet t’iu bëni disa pyetje. Mos rrini si pula. Nuk ndryshoj veten që t’u dukem kryeministër këtyre që s’dinë ça të flasin. Të gjithë studentët më shkruajnë mua më thonë mos e lër në dorë të pedagogëve se ata nuk e bëjnë gjë. Pyetini dhe po morët dot përgjigje titujt e tyre akademik, nëse janë dakort që çdo vit të vlerësohen nga studentët për punën e tyre dhe mos harroni t’i pyesni se si do të bëhet vlerësimi. A po edhe për praktikën e blerjes së librave të tyre që i shesin sa qimet e kokës por nuk vlejnë asgjë. Po qenë dakort hajde dhe më gjeni e më lajmëroni. Pastaj jam unë prapë fajtori s’ka problem.

Replika e plotë e pedagogut Mark Marku me kryeministrin:

Kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar studentëve të mi që të më bëjnë tre pyetje të cilat janë pak a shumë këto:

A jam unë dakord për vlerësimin e titujve akademikë
A jam unë dakord që të ndalohet tregtia e librave
A jam dakord që studentët për çdo vit të bëjnë vlerësimin e performancës së pedagogëve. Kur dhe si?
Zoti kryeministër. Po jam i gatshëm t’u përgjigjem këtyre pyetjeve që ju në fakt në mënyrë retorike m’i drejtoni mua dhe kolegëve të mi profesorë. Por së pari dua t’ju bëj me dije se është e krejt jo etike nga ana e një kryeministri që të përgojojë një pedagog univeristeti, para studentëve apo pedagogëve të një universiteti tjetër, që edhe pse mund të kenë një farë ideje se kush jam unë (edhe mund të mos kenë ndonjë ide), nuk mund të dinë asgjë për Mark Markun si profesor, thjeshtë sepse sikurse edhe ju e dini mirë unë nuk jap mësim në Univeristetin e Mjekësisë, por në Universitetin e Tiranës, konkretisht në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe më konkretisht në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komuninikimit.

Së dyti, sepse studentët e mi, kanë pasur mundësinë përgjatë gjithë karrierës time profesionale të më bëjnë jo vetëm ato pyetje që u sugjeroni ju, por mijëra pyetje të tjera, sepse kanë qenë të stimuluar për këtë gjë nga filozofia e mësimdhënies që kolegët e mi dhe unë kemi përqafuar si departament. Madje, tek ne studenti vlerësohet mes të tjerash kryesisht prej aftësisë për të bërë pyetje dhe për sensin kritik ndaj dijes që u jepet në departamentin tonë. Sa për dijeni, në departamentin tonë atyre pyetjeve u është dhënë përgjigje dhe zgjidhje. Për sa i përket pyetjes së pare, studentët e dinë se procesi i dhënies së gradave ka qenë tërësisht në përputhje me ligjin, por edhe në përputhje me standartet profesionale të kërkimit shkencor. Kjo ka bërë që nga rreth 60 doktorantë të regjistruar në shkollën tonë doktorale në këtë dhjetëvjeçar, deri tani vetëm rreth 15-16 prej tyre kanë arritur ta mbrojnë. Dhe këta i kanë të publikuara doktoraturat e tyre on line, ku gjithësecili  mund t’i shohë edhe pse pakkush ka tagrin profesional për t’i gjykuar e vlerësuar.

Për pyetjen e dytë studenët e mi do të kishin thënë se në departamentin tonë është e ndaluar rreptësisht me një vendim dekanati dhe departamenti do lloj implikimi financiar i pedagogëve dhe presioni për blerjen e librave. Madje në departamentin dhe fakultetin tonë janë larguar nga auditorët ata pak profesorë që e kanë thyer këtë rregull. Po t’i kishe takuar studentët e mi do ta kishe marrë edhe përgjigjen se çdo fillimi viti kjo gjë u thuhet publikisht klasë për klasë studentëve.

Për pyetjen e tretë normalisht do ta kishe marrë një përgjigje nëse do ta kishe kërkuar nga studentët e mi. Dhe studentët e mi do të thoshin, po ne e bëjmë vlerësimin e performancës së pedagogëve, përmes një pyetësori i cili organizohet  vit për vit, dhe pas përpunimit kompjuterik të të dhënave të mbledhura paraqitet në një takim të hapur me studentët dhe pedagogët.

Sa keq për ju zoti kryeministër që në vend që të pyesje studentët e mi për këto gjëra shkon e pyet studentët e mjekësisë. Do të ishte njësoj sikur disa pyetje që i kam për qeverisjen tuaj të shkoja t’i bëja në Japoni apo Madagaskar.

Tani edhe një përgjigje nga ana ime, meqenëse me sa kuptoj unë të paskam shqetësuar aq sa për të dalë tek mjekët për të më përgojuar, pasi për pyetjet që në mënyrë retorike m’i bën përmes studentëve e kam një përgjigje, si edhe kolegët e mi.

Për pyetjen e parë normalisht që përgjigja është JO, jo ashtu siç doni ta bëni ju me VKM-të dhe urdhërat tuaja. Mendoni sikur doktoraturën time që e kam mbrojtur në Univeristetin Paris 2, Pantheon-Assas para  një komisioni të nderuar prej 7 antarësh, me president jurie profesorin më të shquar të komunikimit në Ftrancë Francis Balle, ta rivlersonin edhe njëherë zyrtarucët e paaftë të administratës tuaj. Zot, ruajna dhe ruaji se 730 faqet e saj do t’u hanin sa vite jetë. Se lexojnë pak, ngadalë, tmerrësisht ngadalë dhe keq, tmerrësisht keq, të ngratët. Por jo vetëm nisur nga vetja jam kundër. Se ajo që propozoni ju në VKM-të tuaja është antiligjore, antikushtetuese, anti akademike, anti univeristare. Për më tepër referojuni vendimit të senatit të UT-së. Ajo çfarë më bën të shkul leshrat e kresë është se kryeministri i vendit tim e njeh aq pak shtetin e së drejtës sa që bën akuza për gjithë pedagogët, madje edhe për ta si unë që i kemi mbrojtur doktoraturat jashtë, nisur nga disa raste plagjature të servirur nëpër portale, edhe ato të paverifikuara, përfshi edhe ato të ministrave dhe zyrtarëve tuaj. Me që ra fjala, pse nuk i keni zbuluar dhe ndjekur ligjërisht ato raste deri tani në këto 6 vjet të qeverisjes tuaj? Ne pedagogët te Filologjiku e kemi bërë sa herë kemi pasur raste të tilla. Doktoraturat me plagjiaturë janë rrëzuar, madje janë marrë masa edhe në këshillin e etikës. Nga që unë kam parime etike tuajat nuk po i përmend këtu rastet, por nëse doni ejani t’ua tregojmë. Po ju lutem, kujdes mos ngatërroni fakultetet dhe na dilni në Sauk apo gjetkë se atje nuk i gjeni.

Për matjen e performacës nga studentët  e keni përgjigjen në atë ju thashë më sipër, por modeli që ju na prezantoni është krejt i gabuar. Është metodologjikisht e gabuar të bësh një sondazh kombëtar për pedagogë dhe veprimtari që janë të kufizuara sipas fushave dhe departamenteve  në mënyrë sektoriale. Nëse keni nevojë për model ju lutem ejani në departamentin tonë, por gjithësesi kujdes, mos shkoni në Sauk, se nuk do gjeni gjë. Në Sauk është vetëm Sauku dhe ju shkon mundi kot se Saukun mund ta shikoni edhe nga Surreli.

Për tregtinë e librave përgjigja ime është, jo, edhe pse i neveris ata kolegë të mi që e bëjnë një gjë të tillë gjetkë. Jo, sepse ju keni propozuar që ministria të përcaktojë tekstet sipas lëndëve. Zoti kryeministër, vërtetë se kuptoni çfarë gafash na ofroni si zgjidhje?! Po u rekomandoj një zgjdhje të thjeshtë që e kanë të gjithë univeristetet evropiane: financoni univeristetet dhe ata me paratë që u jepni ju ngrenë shtëpitë botuese të librit universitar. Po nejse, kot e thashë, se mos do e bësh.

Besoj edhe vetë e kuptoni që jam marrë shumë seriozisht me ato që keni thënë krejt në mënyrë jo serioze. Ç’ti bësh, ky jam dhe do të vazhdoj të jem. E bëra në respekt të kolegëve dhe studentëve të mi. 

(f.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike edi rama greva e pedagogeve kerkesat e studenteve mark marku pakti per universitetin studentet e mjekesise vettingu i pedagogeve edi rama greva e pedagogeve kerkesat e studenteve mark marku pakti per universitetin studentet e mjekesise vettingu i pedagogeve

Sondazh

Poll
Politike 2 Shkurt 2019, 11:58

TIRANE- Deklaratat e forta në Kuvend me akuza të ndërsjellta mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha degraduan në një fjalor rruge, duke e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet