LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një fillimi të ri

20 Janar 2022, 09:36 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një fillimi të ri

SHKUP- Vetëm 200 kilometra i ndajnë kryeqytetet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga njeri-tjetri, e megjithatë nevojiten më shumë se katër orë udhëtim nëpër rrugë me gunga dhe tepër durim për të shkuar nga Shkupi në Sofje. Të kokolepsur mes mosmarrëveshjeve të hidhura për shkak të historisë dhe identitetit, për më shumë se gjashtë dekada politikanë të të dy kampeve nuk menduan kurrë për të gjetur një zgjidhje për udhëtarët. Nuk ka pasur kurrë ndonjë hekurudhë ose fluturime të rregullta mes dy fqinjëve të Ballkanit.

Por pasi zbriti në Shkup gjatë së martës (18.01), kryeministri bullgar Kiril Petkov premtoi se gjërat që s’janë bërë në 60 vjet, mund të realizohen brenda 60 ditësh. Në dy muaj, vetëm një reklamë ajrore mund të lidhte dy kryeqytetet. Ndërsa për hekurudhën duhet pritur fundi i një dekade, por homologu i Petkov, Dimitar Kovacevski, shpreson se Maqedonisë së Veriut s’do t’i duhet të presë kaq gjatë për çështjen e saj më të ngutshme – hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kapitull i ri

Pas një përqafimi të ngrohtë para godinës qeveritare në Shkup dhe një dite të gjatë me biseda politike, Kovacevski dhe Petkov thanë se shpresojnë në hapjen e një kapitulli të ri, që pason marrëdhëniet e tensionuara, që kanë bllokuar përpjekjet e Shkupit për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në gjatë dy viteve të fundit. Prej dekadash, fqinjët ballkanas kanë ngecur në mosmarrëveshjet e hidhura historike dhe Sofja kërkon që kompromisi të arrihet përpara se Maqedonia e Veriut të lejohet të hapë bisedimet për pranimin në BE. Qeveria e mëparshme bullgare e drejtuar nga Boyko Borisov, kërkonte që Maqedonia e Veriut të pranonte se kombi dhe gjuha maqedonase, janë bullgare. Ky ultimatum u refuzua nga Shkupi zyrtar, i cili tha se kjo binte ndesh me parimet europiane dhe të drejtat e vetëvendosjes.

Por në vizitën e tij të parë në Shkup, kryeministri bullgar Kiril Petkov u përpoq të zbuste tonet. “Jam shumë optimist se do të ketë zhvillime të reja në marrëdhëniet tona dhe mund t’iu siguroj se rezultatet do të jenë të dukshme çdo javë” – tha Petkov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kovacevskin, i cili u betua si kryeministër i Maqedonisë së Veriut gjatë së hënës. Paraardhësi i Kovacevskit në qeveri dhe në drejtimin e Partisë Social-Demokrate, Zoran Zaev, ia doli mbanë të zgjidhë konfliktin tjetër shumë-dekadësh me Greqinë, duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut, por dështoi në gjendjen e një kompromisi me Sofjen.

Të dy kryeministrat e sapozgjedhur shpresojnë për një fillim të ri

“I premtuam njeri-tjetrit se do të përdorim energjitë e reja për të përmirësuar marrëdhëniet tona me respekt” – tha Kovacevski.

Në vend që të përqendroheshin posaçërisht tek mosmarrëveshjet e pazgjidhura të historisë, të dyja qeveritë ranë dakord që të zhvillonin një takim të përbashkët në Sofje javën e ardhshme dhe planifikuan ngritjen e grupeve të punës për bashkëpunime më të ngushta në çështjet ekonomike, tregtisë, arsimit, integrimit europian, kulturës dhe historisë.

Pranë një marrëveshjeje?

Qeveria e Shkupit bëri të parin hap drejt kompromisit, orë përpara vizitës së Petkovit, duke vënë në dijeni Kombet e Bashkuara se emri “Maqedonia e Veriut” dhe versioni i tij më i gjatë “Republika e Maqedonisë së Veriut” i referohet vetëm shtetit dhe jo një rajoni më të gjerë gjeografik. Deri tani Sofja ka pretenduar se versioni i shkurtër përfshin aspirata territoriale drejt Bullgarisë dhe rajonit të saj, “Maqedonia Pirin”.

“Po, ka shpresë, sepse më në fund ne dëgjuam fjalën magjike ‘kompromis’” – thotë Ivaylo Ditchev, analist politik dhe profesor i Antropologjisë Kulturore në universitetin e Sofjes në Bullgari. “Një nga kërkesat idiote të Bullgarisë ishte që të përdorej gjithmonë versioni i gjatë i emrit ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’. Ata filluan më pas ta mënjanonin këtë pretendim, Shkupi deklaroi se nuk ka pretendime për përfshirje territoriale karshi rajonit të Pirinit dhe voila!”

Analisti politik maqedonas Saso Ordanoski parashikon një marrëveshje të mundshme në muajt e ardhshëm, i cili mund t’i hapte derën Shkupit për nisjen e procesit të aderimit në Bashkimin Europian, teksa vijon bisedimet me Sofjen në nivel dypalësh. Ai ia njeh këtë meritë “presionit ndërkombëtar në rritje” ndaj Sofjes.

Që nga çasti i parë kur Bullgaria vuri veton ndaj rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së në vitin 2019, diplomatë të ndryshëm amerikanë dhe nga shtetet anëtarë të BE-së kritikuan qëndrimin e Bullgarisë. Gjatë një vizite në Shqipëri gjatë së martës, ministrja gjermane e shtetit për Europën dhe Klimën, Anna Lührmann, tha se ka “sinjale pozitive” nga Bullgaria, duke ripërsëritur pozicionin e Berlinit zyrtar se negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen sa më parë.

Presioni nacionalist

Sofja këmbëngul gjithashtu se pakica etnike bullgare në Maqedoninë e Veriut duhet të njihet me kushtetutë, si të gjitha pakicat e tjera në vend. Thuajse që tani nën presion të vazhdueshëm nacionalist nga partia opozitare e së djathtës VMRO-DPMNE dhe nga një lëvizje e vogël majtiste pro-ruse, qeverisë së Shkupit i mungon mazhoranca e nevojshme e 2/3 në parlament, për të përmbushur kërkesën bullgare.

“Nëse kjo marrëveshje do të arrihet, forcat nacionaliste në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë këtë, por unë e parashikoj problemin tek vendi fqinj” – i tha Ordandoski DW. “Në vendin tonë ka pasur gjithmonë lëvizje që kanë si qëllim politikat që të kthejnë pas, por situata mund të jetë shumë më e vështirë në Bullgari” – theksoi ai.

Në Bullgari, kryeministri Petkov drejton një koalicion të përbërë nga katër parti politike dhe kundërshtohet nga të paktën dy prej tyre, përfshirë edhe presidentin Rumen Radev, kur vjen fjala tek një shtysë për arritje kompromisi me Maqedoninë e Veriut. Qëndrueshmëria e qeverisë së re mund të vihet në rrezik nëse Petkov pozicionohet më butësisht karshi Maqedonisë së Veriut. “Bullgaria është në një situatë të vështirë politike; në lojën dam kjo quhet lëvizje e detyruar, ku nuk ka mundësi të tjera veprimi për Petkov” – thotë Ditchev. “I uroj fat!”.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bullgaria ivaylo ditchev maqedonia e veriut bullgaria ivaylo ditchev maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet