LIVE UPDATES
Bota

Pas bllokimit 2-vjeçar, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një fillimi të ri

20 Janar 2022, 08:34 Nga DOSJA
Pas bllokimit 2-vjeçar, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një

SHKUP – Vetëm 200 kilometra i ndajnë kryeqytetet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga njeri-tjetri, e megjithatë nevojiten më shumë se katër orë udhëtim nëpër rrugë me gunga dhe tepër durim për të shkuar nga Shkupi në Sofje. Të kokolepsur mes mosmarrëveshjeve të hidhura për shkak të historisë dhe identitetit, për më shumë se gjashtë dekada politikanë të të dy kampeve nuk menduan kurrë për të gjetur një zgjidhje për udhëtarët. Nuk ka pasur kurrë ndonjë hekurudhë ose fluturime të rregullta mes dy fqinjëve të Ballkanit.

Por pasi zbriti në Shkup gjatë së martës (18.01), kryeministri bullgar Kiril Petkov premtoi se gjërat që s’janë bërë në 60 vjet, mund të realizohen brenda 60 ditësh. Në dy muaj, vetëm një reklamë ajrore mund të lidhte dy kryeqytetet. Ndërsa për hekurudhën duhet pritur fundi i një dekade, por homologu i Petkov, Dimitar Kovacevski, shpreson se Maqedonisë së Veriut s’do t’i duhet të presë kaq gjatë për çështjen e saj më të ngutshme – hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kapitull i ri

Pas një përqafimi të ngrohtë para godinës qeveritare në Shkup dhe një dite të gjatë me biseda politike, Kovacevski dhe Petkov thanë se shpresojnë në hapjen e një kapitulli të ri, që pason marrëdhëniet e tensionuara, që kanë bllokuar përpjekjet e Shkupit për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në gjatë dy viteve të fundit.

Prej dekadash, fqinjët ballkanas kanë ngecur në mosmarrëveshjet e hidhura historike dhe Sofja kërkon që kompromisi të arrihet përpara se Maqedonia e Veriut të lejohet të hapë bisedimet për pranimin në BE. Qeveria e mëparshme bullgare e drejtuar nga Boyko Borisov, kërkonte që Maqedonia e Veriut të pranonte se kombi dhe gjuha maqedonase, janë bullgare. Ky ultimatum u refuzua nga Shkupi zyrtar, i cili tha se kjo binte ndesh me parimet europiane dhe të drejtat e vetëvendosjes.

Por në vizitën e tij të parë në Shkup, kryeministri bullgar Kiril Petkov u përpoq të zbuste tonet. “Jam shumë optimist se do të ketë zhvillime të reja në marrëdhëniet tona dhe mund t’iu siguroj se rezultatet do të jenë të dukshme çdo javë” – tha Petkov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kovacevskin, i cili u betua si kryeministër i Maqedonisë së Veriut gjatë së hënës.

Paraardhësi i Kovacevskit në qeveri dhe në drejtimin e Partisë Social-Demokrate, Zoran Zaev, ia doli mbanë të zgjidhë konfliktin tjetër shumë-dekadësh me Greqinë, duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut, por dështoi në gjendjen e një kompromisi me Sofjen.

Të dy kryeministrat e sapozgjedhur shpresojnë për një fillim të ri

“I premtuam njeri-tjetrit se do të përdorim energjitë e reja për të përmirësuar marrëdhëniet tona me respekt” – tha Kovacevski.

Në vend që të përqendroheshin posaçërisht tek mosmarrëveshjet e pazgjidhura të historisë, të dyja qeveritë ranë dakord që të zhvillonin një takim të përbashkët në Sofje javën e ardhshme dhe planifikuan ngritjen e grupeve të punës për bashkëpunime më të ngushta në çështjet ekonomike, tregtisë, arsimit, integrimit europian, kulturës dhe historisë.

Pranë një marrëveshjeje?

Qeveria e Shkupit bëri të parin hap drejt kompromisit, orë përpara vizitës së Petkovit, duke vënë në dijeni Kombet e Bashkuara se emri “Maqedonia e Veriut” dhe versioni i tij më i gjatë “Republika e Maqedonisë së Veriut” i referohet vetëm shtetit dhe jo një rajoni më të gjerë gjeografik. Deri tani Sofja ka pretenduar se versioni i shkurtër përfshin aspirata territoriale drejt Bullgarisë dhe rajonit të saj, “Maqedonia Pirin”.

“Po, ka shpresë, sepse më në fund ne dëgjuam fjalën magjike ‘kompromis’” – thotë Ivaylo Ditchev, analist politik dhe profesor i Antropologjisë Kulturore në universitetin e Sofjes në Bullgari. “Një nga kërkesat idiote të Bullgarisë ishte që të përdorej gjithmonë versioni i gjatë i emrit ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’. Ata filluan më pas ta mënjanonin këtë pretendim, Shkupi deklaroi se nuk ka pretendime për përfshirje territoriale karshi rajonit të Pirinit dhe voila!”

Analisti politik maqedonas Saso Ordanoski parashikon një marrëveshje të mundshme në muajt e ardhshëm, i cili mund t’i hapte derën Shkupit për nisjen e procesit të aderimit në Bashkimin Europian, teksa vijon bisedimet me Sofjen në nivel dypalësh. Ai ia njeh këtë meritë “presionit ndërkombëtar në rritje” ndaj Sofjes.

Që nga çasti i parë kur Bullgaria vuri veton ndaj rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së në vitin 2019, diplomatë të ndryshëm amerikanë dhe nga shtetet anëtarë të BE-së kritikuan qëndrimin e Bullgarisë. Gjatë një vizite në Shqipëri gjatë së martës, ministrja gjermane e shtetit për Europën dhe Klimën, Anna Lührmann, tha se ka “sinjale pozitive” nga Bullgaria, duke ripërsëritur pozicionin e Berlinit zyrtar se negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen sa më parë.

Presioni nacionalist

Sofja këmbëngul gjithashtu se pakica etnike bullgare në Maqedoninë e Veriut duhet të njihet me kushtetutë, si të gjitha pakicat e tjera në vend. Thuajse që tani nën presion të vazhdueshëm nacionalist nga partia opozitare e së djathtës VMRO-DPMNE dhe nga një lëvizje e vogël majtiste pro-ruse, qeverisë së Shkupit i mungon mazhoranca e nevojshme e 2/3 në parlament, për të përmbushur kërkesën bullgare.

“Nëse kjo marrëveshje do të arrihet, forcat nacionaliste në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë këtë, por unë e parashikoj problemin tek vendi fqinj” – i tha Ordandoski DW. “Në vendin tonë ka pasur gjithmonë lëvizje që kanë si qëllim politikat që të kthejnë pas, por situata mund të jetë shumë më e vështirë në Bullgari” – theksoi ai.

Në Bullgari, kryeministri Petkov drejton një koalicion të përbërë nga katër parti politike dhe kundërshtohet nga të paktën dy prej tyre, përfshirë edhe presidentin Rumen Radev, kur vjen fjala tek një shtysë për arritje kompromisi me Maqedoninë e Veriut. Qëndrueshmëria e qeverisë së re mund të vihet në rrezik nëse Petkov pozicionohet më butësisht karshi Maqedonisë së Veriut. “Bullgaria është në një situatë të vështirë politike; në lojën dam kjo quhet lëvizje e detyruar, ku nuk ka mundësi të tjera veprimi për Petkov” – thotë Ditchev. “I uroj fat!”. (DW)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski kiril petkov dimitar kovaçevski kiril petkov

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët