LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrëfimi i Maks Velos: Si doja të arratisesha me not drejt Korfuzit, por nuk pata fuqi ta bëja, do e merrja në qafë gjithë

8 Maj 2020, 07:57 Nga DOSJA
Rrëfimi i Maks Velos: Si doja të arratisesha me not drejt Korfuzit,

Shqipëri- “I ke parë ti fshatrat në Zvicër apo në Francë nga avioni? Eh, pra. Një fshat, kisha, shtëpi, nuk ka ndërtime kaotike, nuk ka ndërtesa të larta që prishin arkitekturën e trevës. A i ke parë ti këto fshatrat tona kur nisesh me avion nga Rinasi? Nga aty e deri në Shkodër nuk ndalet vargu i shtëpive. Ndërtim pas ndërtimi. Tmerr pas tmerri arkitektonik. Eh, kështu ne sillemi ndaj vendit tonë – pa respekt”. Pasi i tha këto fjalë në shtëpinë e tij në Tiranë, Maks Velo pyeti: “Të kthehemi tani te gjërat e rëndësishme të jetës: çka do pish?”

Në të vërtetë me këtë pyetje ai donte t’i ikte për pak çaste një teme për të cilën kishte menduar gjatë gjithë jetës ai arkitekt e piktor dhe ishte dëshpëruar shpesh: raportin e shqiptarëve me hapësirën publike. Një raport pothuaj armiqësor, një raport që të shtyn të mallkosh ditën kur shqiptari e zbuloi betonin. Maks Velo ishte i dënuar të mendojë. Këtu s’bënte kompromis. Ai u dënua për shkak të artit dhe mendimeve të tij, për shkak se përfaqësonte diçka që ishte vetvetiu në kundërshtim me versionin shqiptar të komunizmit: i lindur më 1935 në Paris, me prindër shqiptarë. Kjo e bënte apriori të dyshimtë. Sepse regjimi paranoik i Tiranës e shihte me përçmim çdokënd që në biografinë e tij mund të kishte diçka borgjeze. Parisi ishte borgjez. (Ndonëse Enver Hoxha kishte një dobësi për kulturën franceze, por kjo nuk kishte asnjë rëndësi kur ai dëshironte të shkatërronte “armikun e brendshëm”).

Maks Velo ishte “armiku i brendshëm”, ai që e donte Pablo Picasson, të cilin nuk e donin komunistët e Tiranës, madje e konsideronin kriminel të artit. Velo trajtohej si armik, sepse ishte kreativ, ishte ndryshe, nuk ishte servil, nuk ishte denoncues e shpifës që tinëzisht njolloste kolegët në stacione policore dhe te agjentët e Sigurimit. Këtë e bënë kundër Maks Velos kolegët e tij, xhelozë, të poshtër, të pakarakter. Shumica anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Bashkë me partinë kjo lidhje e ligësisë i ekskomunikoi më të talentuarit e letërsisë dhe artit: shkrimtarë si Lasgush Poradeci, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Kasëm Trebeshina, Musine Kokalari (këta dy të fundit e pësuan edhe me burg), artistë si Maks Velo, pikturat e të cilit u quajtën dekadente dhe moderniste. “Qëndrimi i tij i pikëlluar në kafene” u pa po ashtu si shenjë se nuk e pëlqente regjimin komunist. Shkoi në burg, pardon: e dërguan në burg, mbi 7 vjet. “Një ferr i vërtetë”, thoshte Velo.

Ishte gruaja e tij, prej së cilës u nda, që e denoncoi te Sigurimi. Kishte gjetur ca fotografi të Maksit të vogël, në fund të viteve 1930-të. Maksi, si shumë fëmijë të tjerë të Korçës, i veshur solemnisht për të pritur hyrjen e ushtarëve italianë. Ja, pra, armiku i popullit shihet menjëherë pas lindjes.

Pas lajmit se Maks Velo iku nga kjo botë në moshën 84-vjeçare, nuk pushuan gjatë gjithë ditës reagimet e politikanëve, mes tyre edhe politikanë që qajnë me lot krokodili. Shqipëria postkomuniste nuk u kujdes që viktimat e komunizmit, viktimat si Maks Velo, të fitojnë satisfaksionin e merituar. Ata që e dënuan Velon, prokurorët dhe gjykatësit, ata që e morën në pyetje dhe torturuan, hetuesit, agjentët dhe policët, nuk u dënuan kurrë. Ata që e denoncuan, kolegët e tij, nuk i kërkuan kurrë falje. Në një intervistë Maks Velo ka treguar: “Mua më kanë marrë të gjitha pronat në Dardhë (fshat afër Korçës). Ishte shtëpia e gjyshit, e babait, babai e ngriti, bëri dasmën, aty ka lindur babai. Ka bërë njëri aty një stallë… Kam frikë të shkoj. I bëra Prokurorisë së Korçës një promemorie. Asnjeri s’çan kokën”.

“Cili ka qenë momenti më i paharruar në jetën tuaj?”, e pyeta njëherë. “Ka shumë. Kur m’i vodhën pantallonat në burg. Sapo më futën aty, mes hajdutësh e kriminelësh, më zuri gjumi. Kur u zgjova të nesërmen nuk i gjeta dot pantallonat, m’i kishin vjedhur. Kam bërë një listë me gjërat që më kanë vjedhur në burg. Por ndoshta momenti më i paharruar është momenti i pafuqisë sime në Sarandë. Pata njoftuar një franceze, Odilë Daniel, aty nga mesi i viteve 1960-të. Kur ajo erdhi sërish në Shqipëri më 1968 ma hodhi fjalën larg e larg nëse mund të arratisem nga vendi. I thashë: jo. Ndonëse shumë njerëz përpiqeshin të iknin, shumë ia arrinin të iknin nga Shqipëria, e mua më joshte mundësia për të jetuar aty ku u linda, në Paris.

Bëra planin, do të ikja përmes ngushticës së Korfuzit. Para se Odilë të vinte në Shqipëri më pyeti se çfarë dëshiroja të më sillte. Një dyshek plazhi, i thashë. Ma dërgoi dyshekun me pako. Nisa të ushtroj në plazhin e Durrësit. Dhe në verën e vitit 1969 shkova në Sarandë, shkova në drejtim të Ksamilit, shikova bregun e detit, shikova detin, nata ishte pa hënë, deti i qetë, por nuk pata fuqi ta bëja, e dija se do e merrja në qafë gjithë familjen. Nuk do të ma falte babai”. Në një version më të zgjeruar këtë ngjarje Maks Velo e tregon edhe në librin e tij “Kohë antishenjë”, ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë dokumentare shqiptare të postkomunizmit.

Emil Ciorani, filozofi rumun që jetoi në Francë nga viti 1937, në një intervistë thotë se të publikosh është diçka tepër shëruese: “Të publikosh është çlirim, është si t’ia japësh dikujt një shuplakë. Nëse publikoni diçka që keni shkruar, atëherë ajo është jashtë jush, nuk ju takon më juve”. Maks Velo me krejt veprën e tij i dha një shuplakë shoqërisë shqiptare, e cila vuan nga amnezia.

Maks Velo dhe Kosova – kjo ishte një histori keqkuptimesh dhe refuzimesh të ndërsjella. Nuk e njihte Kosovën. Kështu tregonte për një vizitë në Prishtinë: “Vajtëm në shtëpinë e një intelektuali dhe te dera hoqëm këpucët sipas traditës orientale”. Një nga ato fjalitë që Maks Velo i thoshte me zell polemik dhe pa menduar fare, sepse të heqësh këpucët para se të hysh në një banesë e shtëpi në Ballkan është veprimi më i mençur që mund të bëni kur ke parasysh gjithë atë papastërti nëpër rrugë. Pastaj Velo shpejt e kuptonte se çfarë tha për vizitën në Prishtinë ishte një përgjithësim absurd, andaj i kthehej tonit pajtimtar: “Duhet të përvetësojmë vlerat dhe rendin perëndimor. Duhet të njihemi më mirë”. Këtu kishte të drejtë.

Ku nuk kishte të drejtë? Kur me gjuhë të zjarrtë ankohej se gjuha shqipe lëngon nga turqizmat. E pse nuk lëngojnë gjuhët e tjera si bullgarishtja, serbishtja etj., të cilat kanë me mijëra fjalë osmane në thesarin e tyre? Këtu Maks Velo nuk dallonte nga historianët shqiptarë të shkollës së komunizmit, që edhe për aferat e sotme korruptive fajtor i shohin sulltanët e Stambollit. Por këto janë vetëm detaje jo aq të rëndësishme nga karriera e tij e bujshme.

Çfarë mbetet? Krahas veprave si piktor e arkitekt, si publicist e shkrimtar, si intelektual dhe luftëtar për planifikim urban, mbesin gjithsesi fjalët e tij: “Për të jetuar në socializëm duhet ngrënë tmerr në vend të bukës” ose: “Në këtë vend e vetmja aventurë është vuajtja”. Me socializëm Maks Velo mendonte komunizmin hoxhist shqiptar. Por gjatë jetës së tij, edhe në burg, ai gjeti njerëz, që nuk e dëshpëruan. “Nuk ka lumturi më të madhe se sa kur në një shoqëri të helmuar si shoqëria shqiptare, në këtë periudhë që unë jetova dhe po jetoj, gjen njerëz të veçantë, që bënë shoqërinë e vogël shqiptare të pastër, si uji i bekuar”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 8 Maj 2020, 07:14

TIRANË– Moderatorja, Rudina Magjistari me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar se jo çdo gjë ndodh pas kuintave, gjatë transmetimit të nj...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë