Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshurarin në Lushnje, arrestohet shoferi 17-vjeçar që u largua nga vendi i ngjarjes

Në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit ka mbërritur menjëherë ambulanca, por pa pasur mundësi që të ndërhyjë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë
Featured image of article: Përplasi për vdekje të moshurarin në Lushnje, arrestohet shoferi 17-vjeçar që u largua nga vendi i ngjarjes Foto ilustruese
Përditësuar:

LUSHNJE– Një aksident ka ndodhur sot në mesditë tek vendi i quajtur “Tre Urat në Lushnje”, ku një person është përplasur për vdekje nga një makinë.

Në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit ka mbërritur menjëherë ambulanca, por pa pasur mundësi që të ndërhyjë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë

Sipas informacioneve mësohet se shofer ka qenë një 17-vjeçar me iniciale J.G., i cili sipas Policisë përplasi për vdekje 64-vjeçarin Fatmir Muça, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej mësohet se i riu është arrestuar nga Policia dhe tashmë ndodhet në komisariat për të vijuar me veprimet proceduriale përkatëse.

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, shtetasi J.G, 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë”, sqaron Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment