LIVE UPDATES
Politike

“Mafioz, ushtar qorr i partisë”, Dvorani i përgjigjet Metës: Gjuhë joetike, akuzat s’janë të vërteta

14 Nëntor 2019, 08:19 Nga DOSJA
“Mafioz, ushtar qorr i partisë”, Dvorani i përgjigjet

TIRANË– Kreu i KED, Ardian Dvorani u është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë e quajti atë ushtar qorr të partisë dhe një person që ka bërë veprime mafioze.

Dvorani shprehet se akuzat nuk janë të vërteta dhe më tej thekson se gjuha që ka përdorur Presidenti nuk është etike dhe profesionale. Në një reagim zytar, Kreu i KED shkruan se çdo lloj autoriteti tjetër ka për detyre të respektojë vendimet e KED në kuadër të procesit të ngirtjes së Gjykatës Kushtetuese.

Dvorani u përgjigjet edhe akuzave të Metës në lidhje me emërimin e Xhaferllarit, për të cilën Presidenti u shpreh se ishte parashikuar të skualifikohej nga KED. Dvorani thekson se edhe kjo gjë nuk është e vërtetë pasi ai i ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante.  

Akuzat e Metës të pavërteta, gjuhë jo etike dhe jo institucionale”, thotë ndër të tjera Dvorani.

Reagimi i plotë i kreut të KED

Duke i vlerësuar jo vetëm si të pavërteta thëniet, por edhe si tërësisht të papërshtatshme në aspektin institucional dhe etik, jo vetëm qëndrimin, por edhe sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga Presidenti i Republikës, në raport me vendin, dinjitetin dhe prestigjin që i cakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 
Duke respektuar të drejtën dhe detyrimin që buron nga qënia funksionar kushtetues, në përbërje dhe drejtim të një organi kushtetues të pavarur, sipas të cilit, çdo organ kushtetues dhe çdo funksionar kushtetues është interpretuesi dhe zbatuesi i drejtpërdrejtë i Kushtetutës dhe ligjit, në mënyrën të pavarur dhe të pandikuar nga qëndrimi i institucioneve të tjera, aq më tepër nga interesat e një natyre joinstitucionale,
Duke pasur parasysh përcaktimet e qarta dhe vetë leximin e drejtpërdrejtë të dispozitave të Kushtetutës, aq më tepër të normave të saj që gjejnë zbatim në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe që në pajtim me të, rregullohen më hollësisht me ligj, për momentin vlen të parashtrohet se:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante.  Cilido autoritet tjetër, përfshirë organet e emërtesës, kanë detyrimin të respektojnë vendimet e KED në këtë proces. Prandaj, ato janë të detyruar ti përmbahen listave të publikuara per sa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidentit dhe Kuvendit.
Neni 179 pika 2 e Kushtetutës ka për qëllim të përcaktojë  institucionin kushtetues që është  përgjegjës  për  plotësimin e një vakance të caktuar. Çdo  vakancë lidhet me një emërim, ashtu si çdo vakancë ka një mandat unik i cili i përket një momenti dhe nje organi të caktuar emërimi. Kjo dispozitë parashikon radhën për vakancën që duhet të plotesojë Presidenti, vakancën që duhet të plotesojë Kuvendi dhe vakancën që duhet të plotësojë  Gjykata e Lartë. 
Pra kjo dispozitë, nuk lidhet aspak me momentin se kur organi i emërtesës vendos për emërimin/zgjedhjen e gjyqtarit mes tre kandidatëve të renditur në tri vendet e para nga KED.  Pra, nuk përcakton që, p.sh., në çdo rast vakanca e Presidentit duhet të plotesohet me ushtrimin e së drejtës së tij të zgjedhjes, përpara se të veprojnë organet e tjera të emërtesës. Nëse vërtet ky do të ishte interpretimi dhe zbatimi i Kushtetutës, nëse vërtet organi i emërtesës që ka vakancën e patrë  për të plotësuar, do të tregonte përgjegjshmëri, vullnet të mirë, integritet dhe koherencë deri në fund, përfshirë edhe respektimin e parimit të bashkëpunimit dhe luajalitetit kushtetues mes organeve të emërtesës, atëherë, do të ishin të shumta situatat, kur në mënyrë të qëllimtë apo për rrethana objektive, do të krijoheshin pashmangshmërisht situata bllokuese me emërimin dhe plotësimin me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pa qenë e nevojshme për shpjegim më të hollësishëm këtu nuk bën përjashtim as edhe rasti konkret. Por ky nuk është qëllimi, vullneti dhe kuptimi e interpretimi i dispozitave kushtetuese të miratuara nga kushtetutbërësi.
 Prandaj, në kushtet kur sipas nenit 125 të Kushtetutës ka tre organe emërtese, neni 179 pika 2 e saj, e akoma më konkretisht dhe hollësisht neni 86 i ligjit nr.8577/2000, kanë përcaktuar vetëm radhën se kur secili organ emërtese ka të drejtën dhe detyrimin të shpallë vakancën, të dërgojë pranë KED listën e kandidatëve dhe të ushtrojë ose jo, brenda 30 ditëve nga paraqitja e Listës së KED, të drejtën e përzgjedhjen së kandidatit, vetëm ndërmjet tre emrave të renditur të parët në Listën e KED. 
Ndër të tjera Kushtetuta është e drejtpërdrejtë dhe nuk përcakton asnjë përjashtim: organi i emërtesës është i detyruar të përzgjedhë vetëm ndërmjet tre kandidatëve të listuar në tri vendet e para nga KED. Pa asnjë përjashtim në raste dhe pa asnjë dallim mes organeve të emërtesës, përfshirë Presidentin,  Kushtetuta nuk i njeh asnjërit prej tyre “lirinë” për të emëruar përtej tri emrave të parë të renditur nga KED, e cila në thelb do të përbënte uzurpimin e kompetencës unike kushtetuese të renditjes së kandidatëve nga KED, i cili është organ kushtetues. 
Një nga motivet për të cilat me ndryshimet  kushtetuese të vitit 2016 u sanksionua në Kushtetutë kjo procedurë dhe ndarje kompetencash kushtetuese, ishte edhe heqja nga duart, interesat dhe humoret politike apo të çfarëdo natyre të institucioneve e mëparshme të emërtesës,  pra nga Presidenti dhe Kuvendi, të lirisë për të përzgjedhur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas qasjeve të tyre individuale apo të grupimeve  të ndryshme të interesit që i përbënin apo i lidhnin interesat me këto organe. 
Pikërisht për këtë qëllim, duke pasur parasysh se si zgjidheshin gjyqtarët dhe se si bllokoheshin procedurat e emërimit sipas humoreve dhe interesave politike apo të natyrave të tjera, verifikimi i kandidatëve dhe renditja e tyre iu caktua një organi kushtetues të ri, të pavarur prej tyre dhe të përbërë vetëm nga gjyqtarë dhe prokurorë. Tashmë organet e emërtesës duhet të zgjedhin vetëm njërin prej tre kandidatëve të renditur në tri vendet e para nga KED. Madje këto organe duhet ta ushtrojnë këtë kompetencë brenda 30 ditëve, i cili, si afat prekliziv, nuk mund të zgjatet përtej këtij afati. Nëse nuk e ushtrojnë kompetencën në këtë afat, kandidati i renditur i pari është gjyqtari i zgjedhur/emëruar. Kjo nuk është më çështje interpretimi, por e përcaktimit të drejtpërdrejtë të Kushtetutës. Askush, nuk mund të shmanget nga respektimi dhe zbatimi i normave kushtetuese dhe i ligjeve të nxjerra në pajtim me të, pra edhe nga zbatimi procedurave dhe afateve të posaçme të ligjit të posaçëm, sikurse janë edhe nenet 7/b, 7/c dhe 7/ç të ligjit nr.8577/2000 .
Përvec kesaj, vlen të kujtohet se organet e emërtesës, Presidenti dhe Kuvendi, e zbatuan drejt Kushtetutën kur, për secilën  vakancë, sipas radhës që përcaktojnë normat e saj, i hapen procedurat e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave, me qëllim që të  identifikoheshin se cilët kandidatë konkurrojnë dhe  për cilat vakanca, duke identifikuar kështu edhe organin përkatës të emertesës.
Sic kërkohet  nga ligji, pasi u pranuan aplikimet, KED filloi punën për verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve. Për shkak të rrethanave të veçanta në të cilat gjendet Shqipëria,si rrjedhojë e zbatimit të reformës në drejtësi, rezultoi që të kishte të njëjtët kandidatë për disa vakanca. Kushtetuta dhe ligji nuk e ndalon ushtrimin e kësaj të drejte. Për rrjedhojë, duke qenë se listat e kandidatëve i sjellin vetë organet e emërtesës, duke qenë se në to gjendeshin kandidatë njëkohësisht të kandiduar në disa lista, si edhe duke qenë se ligji zbatohet më mënyrë të barabartë dhe për të gjithë, si në procedurën e verifikimit, ashtu edhe në atë të vlerësimit e të renditjes që bazohet vetëm në aftësitë dhe meritat, në përfundim të procedurave të ndjekura, rezultoi që në Listat e Renditjes së kandidatëve të ketë përsëritje të listimit të tyre për secilën vakancë. 
Gjithsesi, me apo pa respektim të afatit të  30 ditor, edhe ky i detyrueshëm, asnjë organ emërtese, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, nuk mund ti shmangen leximit dhe urdhërimit të drejtpërdrejtë të Kushtetutës, e cila, në nenin 125 pika 1 dhe nenin 149/d pika 1, përcaktojnë shprehimisht, pa i njohur askujt privilegjin tl shmangë ato, sa vijon:
Neni 125
1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit⁹

 Neni 149/d
1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme, me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati.
Përfundimisht, nëse i referohemi ligjit, në respekt të nenit 125 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 7/b të ligjit nr. 8577/2000 (i ndryshuar), që kanë sanksionuar se  “Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.”,  në rastin kur organi i emërtesës nuk arrin të zgjedhë apo nuk e ushtron të drejtën e zgjedhjes  brenda këtij afati, atëherë vendimi i KED për listën e renditjes së kandidatëve  ka efekt rë menjëhershëm ex legge, të njëjtë me dekretin e Presidentit, vendimin e Kuvendit apo vendimin e Gjykatës së Lartë për emërimin/zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. E  njëjta vlerë dhe efekt  duhet ti njihet edhe Vendimit me nr. 132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku kandidatja e renditur e para në Listën Përfundimtare, Znj. Arta Vorpsi, konsiderohet e emëruar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.
Ardian Dvorani
Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”

Presidenti Ilir Meta doli dje në një konferencë për mediat ku dha shpjegimet për emërimin e Xhaferllarit në GJK dhe tha se kanditatura e saj ishte paragjykuar. Kreu i Shtetit sulmoi kryetarin e KED, Ardian Dvoranin, dhe maxhorancën ku i akuzoi për shkelje të Kushtetutës. Presidenti tha se Dvorani ka bërë veprime mafioze dhe lojëra me kandidaturat për në GJK.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta meta konference 13 nentor 2019 ardian dvorani ilir meta meta konference 13 nentor 2019

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës