LIVE UPDATES
Bota

Suedi/ Aty ku sulmet me bomba po bëhen të përditshme

5 Dhjetor 2019, 13:36 Nga DOSJA
Suedi/ Aty ku sulmet me bomba po bëhen të përditshme

SUEDI- Maher Turkie është në elementin e tij. Qindra njerëz i janë përgjigjur thirrjes së punëtorit social për të protestuar kundër dhunës në rrugët e Malmös. Ndër ta ka shumë prindër të shqetësuar, por ka edhe nga ata që policia suedeze i quan të afërm me qarqet kriminale.

Qyteti jugor i Suedisë është në shok. Në fillim të nëntorit u qëlluan dy 15-vjeçarë. Njëri vdiq, tjetri mbeti  i plagosur me 10 plagë me armë zjarri.

Libanezi Maher Turkie ka qenë edhe vetë më parë në qarqe kriminale. Ai ka bërë disa vite burg.  Me plot zemërim, u drejtohet prindërve: “I thua fëmijës: “Shko në shkolla “, nga ana tjetër je kriminel. Si të mos bëhen kriminelë edhe ata?”

Maher Turkie dëshiron ta prishë këtë rreth vicioz. “No2Crimes”, kështu quhet organizata që ka themeluar ai. Vullnetarë shkojnë në shkolla, japin leksione dhe bisedojnë me prindërit. Ata janë përkujdesur edhe për 15-vjeçarin e lënduar rëndë. Ai donte që ta ndihmonim të mos ishte më kriminel, thotë Maher Turkie: “Ne kemi bindur me sukses një numër të madh të rinjsh që të kontaktojnë shërbimin social ose policinë. Por atje punohet shumë ngadalë. Kemi bindur edhe shumë të rinj që të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetës. Pra, sukseset janë të mundshme.”

E megjithatë, në metropolin jugor të Suedisë shpërthen pothuajse çdo javë nga një bombë. Banorët e Malmös janë të tmerruar.”Është e tmerrshme, çfarë të them tjetër? thotë një banore për DW. “Edhe ca, edhe do të bëhet si në Siri. Pak dallim do të ketë”, shton i indinjuar një burrë.

Policia e Malmös tani ka marrë përforcime nga i gjithë vendi. Numri i  krimeve ka rënë në total, por shefi i policisë pranon se brutaliteti është shtuar.  Kjo është arsyeja pse ai planifikon tryeza të rrumbullakëta me të rinjtë e rrezikuar.

“Në takime të tilla, policia dhe prokurorët ua bëjnë të qartë nxënësve se çfarë dënimesh i presin. Por mund të vijë  edhe një nënë që ka humbur të birin dhe të flasë për dhimbjen e saj. Ka edhe përfaqësues nga autoritetet e mirëqenies sociale, i cili shpjegon se cilat mundësi ofrohen nëse dalin nga bandat”, thotë Stefan Sintéus, Shefi i Policisë Malmö.

Miqtë e viktimave vendosin lule dhe qirinj në vendin e ngjarjes. Edhe ata vijnë nga familje emigrantësh, disa prej tyre kanë nisur të kenë konflikte me ligjin. Një vajzë, anëtare e një klike, është e gatshme të flasë me ne. Ajo fajëson pjesërisht edhe policinë dhe organet suedeze: “Banorët e këtyre lagjeve nuk ndjehen më të mbrojtur! Policia nuk ka pse të vijë këtu. Kur një 15-vjeçar vritet në mes të qytetit ose një grua me foshnjë qëllohet me plumb në kokë, kjo do të thotë se po bëhet edhe më keq. Dhe do të bëhet më keq, nëse nuk bëhet asgjë për ta parandaluar”, thotë vajza.

Maher Turkie dëshiron të bëjë diçka. Çdo ditë ai vjen këtu duke kërkuar të bisedojë me të rinjtë dhe të rriturit. Ai është i shqetësuar që viktimat dhe vrasësit po bëhen gjithnjë e më të rinj: “Herën tjetër mund të jem unë viktima, ose ti, në se ndodhesh në momentin e gabuar, në vendin e gabuar. Këta të rinj nuk kanë frikë për asgjë dhe nuk duan t’ia dinë as për veten. Përse të kujdesen për të tjerët?”

Policia ka frikë se pas kësaj vrasjeje lufta e bandave në rrugët e Malmös mund të keqësohet. Shumë politikanë i konsiderojnë të dështuara politikat integruese të Suedisë dhe kërkojnë një dorë më të fortë. Sidomos në politikat arsimore:”Jemi treguar naivë për një kohë të gjatë. Dhe nuk e kuptonim se gjëja më e mirë që mund të bënim, ishte shkollimi i mirë i këtyre fëmijëve, që ata më vonë të mos përfundonin në rrugë të keqe, por në tregun e punës ”.

Me Maher Turkien proteston edhe vëllai i të riut të plagosur rëndë. Para kamerave ai thotë se nuk dëshiron hakmarrje. Por Maher Turkie është i ngopur me premtime boshe. Si hap të parë ai kërkon dorëzimin e armëve. “Është e vështirë të thuash: Mos qëlloni më, por mund t’i mbani armët. Por a duhet të gjejmë shpejt një mënyrë që këta të rinj t’i dorëzojnë armët, pa pasur frikë nga ndjekja penale.”

Por, a do të ketë atëherë më shumë siguri në rrugët e Malmös? Shumë suedezë dyshojnë për këtë. Maher Turkie duhet të bëjë edhe shumë punë bindëse.

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 100 sulme me bomba libanezi maher turkie suedi 100 sulme me bomba libanezi maher turkie suedi

Sondazh

Poll
Bota 5 Dhjetor 2019, 09:11

SHBA- Një marinar i Shteteve të Bashkuara hapi zjarr në Anijen Detare Pearl Harbor ditën e djeshme , duke qëlluar për vdekje dy punonjës të kantierit dhe duke p...

Bota 4 Dhjetor 2019, 13:47

Hajdutët grabisin muzeun Stasit në Berlin

BERLIN- Hajdutët kanë grabitur medalje dhe stoli të epokës komuniste me vlerë mijëra euro, në Muzeun i Stasit, në Berlin, kanë shkruar  mediat e huaja.Bazuar në...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet