LIVE UPDATES
Politike

“Macron më i ndershëm se ata që fshihen pas…!/ Rama për “Der Spiegel”: Ja pse refuzuam kampet e emigrantëve në Shq

7 Tetor 2021, 16:47 Nga DOSJA
“Macron më i ndershëm se ata që fshihen pas…!/ Rama

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Der Spiegel”, ku edhe komentoi çështjen e strehimit të afganëve, marrëdhëniet me SHBA-të dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.  Kreu i qeverisë shqiptare vuri në dukje se kancelarja Anglela Merkel do t’i mungojë Ballkanit pasi ajo kishte një vizion mbi rajonin, por megjithatë shtoi se kishin një mik të mirë në BE, presidentin francez Emmanuel Macron.

INTERVISTA E RAMËS:

SPIEGEL: Vendi juaj është bërë shtëpia e afganëve, të cilët kanë ikur kur talebanët morën përsëri pushtetin, në mes të gushtit. Sa janë dhe sa do të qëndrojnë?

Rama: Tani ka rreth 1 000 afganë dhe amerikanët po sjellin akoma. Ne mund të marrim deri në 4 000. Këta njerëz ishin përballë talebanëve dhe u shërbyen trupave të NATO-s, për shembull si përkthyes. Ne nuk duhet t’i zhgënjejmë. Ata do të qëndrojnë derisa të marrin viza për në SHBA. Procedurat do të marrin shumë kohë.

SPIEGEL: Shqipëria nuk është vendi më i madh dhe më i pasur në Evropë. Si ndodhi që u arrit deri në këtë pikë?

Rama: Fillimisht u futëm nga organizatat joqeveritare për t’u dhënë ndihmën afganëve. Ne thamë menjëherë ”po” sa na u kërkua nga qeveria amerikane. Ata ishin nën presion sepse kishte vetëm disa vende që donin të merrnin refugjatë.

SPIEGEL: Pse Shqipëria ra dakord?

Rama: Ne nuk mund të kishim refuzuar! Kodi i nderit i shqiptarit vjen që nga Mesjeta. Mikpritja luan një rol qendror dhe kjo është e vërtetë edhe sot. ”Shtëpia juaj i përket Zotit dhe mikut”, thotë ky kod nderi. Kjo nuk është vetëm për atë mik që ju ftoni, për të të gjithë ata që ju trokasin në derë. Tradicionalisht për ne e pamundur të refuzosh ndokënd. Kjo është edhe arsyeja pse Shqipëria ishte vendi i vetëm pas Luftës së Dytë Botërore që kishte më shumë hebrenj se para fillimit të saj.

SPIEGEL: A do të thotë kjo se edhe popullata e mbështet atë? Vendimi për të marrë mijëra afganë?

Rama: Ne jemi të ndarë për gjithçka në Shqipëri dhe ndonjëherë nuk pajtohemi edhe për faktin se sa është ora. Por, partitë tona nuk ndryshojnë në këtë çështje. Ne kemi pasur gjysmë milion refugjatë të regjistruar gjatë Luftës së Kosovës. Në vitet e fundit më shumë se 3 000 iranianë erdhën tek ne, anëtarë të opozitës të cilët ishin persekutuar brutalisht. Ne jemi si afganët, por afganët e Evropës. Vendi ynë ishte plotësisht i izoluar nën regjimin e Enver Hoxhës, madje as pjesë e Traktatit të Varshavës. Te pika e kthesës, të gjitha institucionet u rrëzuan dhe vendi ishte si në luftë civile. Në atë kohë shumë anije u mbushën me njerëz dhe u nisën drejt Italisë. Ne e kemi përjetuar të qenit refugjatë.

SPIEGEL: Në vendet e tjera evropiane politikat e migrimit janë shumë të diskutueshme, ekziston frikë nga refugjatët që janë karburanti i partive populiste të krahut të djathtë. Pra, a janë shqiptarët imunë ndaj pakënaqësisë?

Rama: Hapja jonë është një trashëgimi e madhe dhe të shumtë duhet të jenë ata që duhet të marrin prej saj. Edhe ne jemi një vend anëtar i NATO -s, vetëm se kontributi ushtarak i Shqipërisë nuk është i madh. Por, shumë besojnë se ne mund të ndihmojmë ndryshe. NATO është një bashkësi vlerash. Ne thjesht nuk mund të kthejmë shpinën në këto momente. Është tronditëse se si ekstremi i djathtë po dikton sot debatin lidhur me emigrantët në shumë vende, veçanërisht në ato të pasura.

Spiegel: Deri në vitin 2018 nën qeverisjen tuaj, Shqipëria nuk ka pranuar të ndërtojë qendra pritjeje të refugjatëve për llogari të Bashkimit Evropian. Përse i keni thënë “jo” kësaj?

Rama: Ne nuk donim të shndërroheshim në një vend grumbullimi për refugjatët e padëshiruar nga BE-ja. Përndryshe ne do të duhej të viheshim në shërbim të një politike antiemigracion të vendeve vërtetë të pasura. Nuk e donim këtë.

SPIEGEL: Shqipëria synon prej kohësh që të anëtarësohet në BE, por pa shënuar progres në këtë. A jeni të zhgënjyer?

Rama: Nuk jemi të zhgënjyer, por jemi bërë më realistë. Ne e kemi idealizuar BE-në, ne vazhdojmë të jemi një ndër vendet më pro europiane në kontinent. Por, sot e dimë më mirë se si funksionon BE-ja. Ne mësojmë nga Europa si të ndërtojmë një shtet transparent dhe demokratik. Europa zotëron dijen dhe na e siguron këtë. Edhe kjo është një vlerë në vetvete. Anëtarësimi të ndodhë kur të ndodhë. Është krejt e qartë për mua: ne ishim të fundit që hoqëm dorë nga idea e komunizmit dhe do të jemi po të fundit që do të heqim dorë nga ideja e Evropës. Dikush mund të vërë në dyshim Vatikanin, por jo Zotin. Ideja e një Evrope të bashkuar është Zoti.

SPIEGEL: Sot, mbi të gjitha, ju jeni në favor të një afrimi më të madh me SHBA-në. Çfarë lloji marrëdhënieje do të dëshironit të kishit me SHBA-në? Atë të një partneriteti të veçantë, për shembull? Shumë vende të tjera që kanë vështirësi me BE-në do të kishin ëndërruar për këtë.

Rama: Gjatë periudhës së komunizmit na thuhej që SHBA ishte mishërim i së keqes. Por ne u bëmë adhurues të Amerikës. Shqiptarët janë sot më pro-amerikanë se sa vetë teksanët. Fatmirësisht, s’jemi të detyruar të zgjedhim mes SHBA-së dhe BE-së. Ne duam marrëdhënie të mira me të dy.

SPIEGEL: A do t’ju mungojë Angela Merkel, e cila ka qenë gjithmonë e interesuar për Ballkanin? Presidenti francez, Emmanuel Macron, për shembull, madje i bllokoi bisedimet e anëtarësimit me shtetet e Ballkanit.

Rama: Emmanuel Macron është shumë herë më i ndershëm sesa shumë politikanë të tjerë, të cilët fshihen pas premtimesh të bukura. Ishte Merkel ajo që i shpëtoi nderin kontinentit në atë kohë. Evropa do ta kishte humbur shkëlqimin e moralit të saj, nëse do të na kishte mbyllur kufijtë. Merkel do të na mungojë së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama per der spiegel emmanuel macron edi rama edi rama per der spiegel emmanuel macron

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet