Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për të hapur 519 kuti të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Mbledhja nisi në orën 12:30 dhe brenda 20 minuta, projektvendimi u miratua për kqyrjen e fletëve të votimit për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve. Përzgjedhja e kutive do të jetë rastësore, ose me kërkesë të vetë subjekteve zgjedhore të interesuara.
Vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se javën tjetër nis rinumërimi i 10% të fletëve të votimit në çdo ZAZ, përveç asaj me numër 40, ku është bërë votim dhe numërim elektronik.
Si do të bëhet verifikimi?
Konkretisht do të bëhet kryqëzimi i të dhënave me ato të pajisjes së identifikimit biometric. Në rast mospërputhje materialet do të referohen edhe në prokurori për verifikime të mëtejshme.
Numërimi i 10% të qendrave të votimit do t’i japë përgjigje edhe faktit se cila ishte arsyeja e numrit të lartë të fletëve të pavlefshme në zgjedhje, të mbi 83 mijë votave. Qëllimi i rinumërimit, nuk është për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve por për të identifikuar problemet që u hasën në zgjedhje. Ky rast është ankimuar nga Qndresa Qytetare.
Rendi i ditës:
Projektudhëzim “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore”; Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Ervis Harun Beu, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor-Emigracioni–Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), qarku Durrës, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Ido Muharrem Pashaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor-Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), qarku Fier, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”; Për rishqyrtimin administrativ të shkeljes së dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, në lidhje me zhvillimin e fushatës elektorale në ambientet e bibliotekës “Misto Treska”, Tiranë.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi ka bijuar me batutat e tij. Edhe sot, teksa fliste nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Kor...
AUSTRI– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Bashkimi Evropian po e mban veten peng në Ballkan pasi nuk po vepron kundër vendeve të Ballkanit Perëndimor,...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama foli për tre linja hekurudhore me anë të të cilave ka në plan të lidhë Shqipërinë me Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë ...
TIRANË– Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi quan rritjen e çmimit të bukës manovra oligopolesh oligarkike. Abazi m...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që t’i jepet përparësi nismës Ballkani i Hapur. Në fjalën që mbajti në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Inf...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në “Europe House” ku u zhvillua”Forumi i Tiranës për ndërlidhjen infrastrukturore...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mos ia kthejë kurrizin Ballaknit Perëndimor gjatë periudhës së krizës energjitike. G...
TIRANË– Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u përplasën për përqindjen e va...
TIRANË– Ish-zëvendës kryeministri i vendit, Erion Braçe i përmendi kryedemokratit Lulzim Basha minutat që mori gjatë ditës së sotme në Kuvendi...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar sot në Kuvend se qeveria holandeze ka vendosur të ngrejë 2 Task Forca për të parë ndikimin e kri...